Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vllaznia u kërkon falje tifozëve, kryebashkiakja Ademi heq përgjegjësinë nga vetmja

Postuar: 25/05/2018 - 07:42

Vllaznia është duke përjetuar një trishtim të madh, dëshmuar kjo me qëndrimet e fansave në rrjetet sociale, por edhe me zërat që kërkojnë llogari për këtë disfatë të turpshme në kampionatin shqiptar. Ndërkohë, një ditë pas rënies nga kategoria të klubit shkodran, nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook është bërë një ndjesë publike ku janë cilësuar të gjithë përgjegjës, përveç Bashkisë, e cila “ka plotësuar të gjitha kërkesat që i kanë shkuar”.

Deklarata e klubit

“Klubi i Futbollit “Vllaznia” sh.a. është sot në një moment shumë të vështirë. Rënia nga Superliga është një lajm që ka tronditur të gjithë opinionin sportdashës në Shkodër dhe jashtë saj. Fillimisht, e ndjejmë detyrim moral që në emër të Klubit, t’i kërkojmë një ndjesë të madhe publike të gjithë sportdashësve shkodranë për këtë tronditje që i kemi shkaktuar. Stafi i KF “Vllaznia” sh.a., futbollistët dhe stafi teknik, janë përgjegjësit kryesorë të rënies së ekipit dhe kjo përgjegjësi po analizohet hap pas hapi dhe shumë shpejt do të bëhen të ditura edhe masat përkatëse. E theksojmë se Bashkia e Shkodrës, si aksionare e vetme e Klubit, ka plotësuar të gjitha kërkesat që i kanë vajtur në mbështetje të Vllaznisë. Kjo e shton edhe më shumë përgjegjësinë tonë për atë që i ka ndodhur Vllaznisë pasditen e djeshme. Në orët e në ditët në vijim, do të komunikojmë sërish së bashku dhe përmes jush me sportdashësit shkodranë, lidhur me të sotmen dhe të nesërmen e KF Vllaznia sh.a. Natyrisht, do të jetë Këshilli Bashkiak në cilësinë e Asamblesë së Përgjithshme të Klubit që do të marrë vendimet e duhura për përballimin e situatës aktuale dhe kthimin e Vllaznisë aty ku e ka vendin brenda sezonit 2018- 2019”, shkruhet në njoftimin e klubit. Por ndërsa klubi kërkon falje, kryebashkiakja Voltana Ademi e ka larguar përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se bashkia investoi shumë për skuadrën, ia plotësoi të gjitha kushtet, solli lojtarët që u kërkuan nga stafi etj, por ky qëndrim ka irrituar më tej tifozët shkodranë që e bëjnë Ademin përgjegjëse kryesore për situatën e krijuar dhe rënien e Vllaznisë..

Vllaznia, e fundit nga klubet e elitës që ranë nga kategoria

Ka klube që konsiderohen të mëdha dhe nuk konceptohet dot rënia nga kategoria, por ndonjëherë është e pashmangshme. Madje me Vllazninë sikur u mbush një cikël për ekipet e elitës. Natyrisht që shkodranët nuk janë të parët dhe nuk do jenë as të fundit. Gjatë dekadës të fundit ky është një fenomen që vazhdon të përsëritet. Nga Elbasani kampion i sezonit 2005-2006, që në harkun e tre edicioneve sezoneve ra nga kategoria. Mes problemeve financiare dhe frikës së falimentimit, për vite me radhë skuadra kthehej dhe largohej nga elita. Më e fundit ishte në vitin 2015, kur në harkun e dy sezoneve Elbasani e pa veten të luante deri në Kategorinë e Dytë, që është niveli i tretë i futbollit shqiptar. Sezoni që përfundoi ishte fantastik, me ekipin që u ngjit në të parën pa pësuar asnjë humbje. Pas Elbasanit ishte radha e Partizanit, klubit që ka fituar më tepër tituj në Shqipëri. Sezoni 2008-2009 ishte dramatik për të kuqtë, që humbën finalen e “play out” ndaj Kastriotit dhe u larguan nga elita. Nga ai moment, një rënie e lirë. Demat prekën fundin, duke zbritur në harkun e dy edicioneve në vazhdim deri në Kategorinë e Dytë. Periudha e errët, e paregjistruar më parë në historinë e klubit kaloi në plan të dytë, pasi Partizani i mbijetoi shkrirjes dhe futbollistët luanin vullnetarisht pa u paguar. Në vitin 2012 nisi ringritja e demave me ngjitjen e dy kategorive në dy sezone, për tu kthyer sërish si protagonistë në Kategorinë Superiore. Pas tyre, fat të ngjashëm pati një tjetër skuadër e Tiranës. Dinamo, që në sezonin 2009-2010 fitoi titullin kampion të Shqipërisë duke dominuar, ndërsa në vitin 2012 përjetoi periudhën më të keqe në histori, duke rënë për herë të parë në Kategorinë e Parë. Blutë luajnë aty prej edicionit 2012–2013, ndërsa gjatë kësaj periudhe kanë rrezikuar disa herë rënien në ligën e tretë. Drama e kryeqytetaseve u kompletua nga Tirana në sezonin 2016-2017./ Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2018 - 15:14

Cristiano Ronaldo nuk ndalet dhe shënon një tjetër gol në Kampionatin Botëror, “Rusi 2018”.

Ylli portugez shënoi që në minutën e 4-t kundër Marokut, duke lehtësuar punën e ekipit për më tej.

Postuar: 20/06/2018 - 13:53

Ndërsa në stadiumin Spratacus në Rusi tifozët japonezë dhanë një leksion të mirë të gjithë botës,

Postuar: 20/06/2018 - 13:38

Në grupin E situata është shumë të trazuar.

Postuar: 20/06/2018 - 13:05

Skuadra e Arsenalit ka prezantuar portierin e ri.

Postuar: 20/06/2018 - 09:55

Një bionde bukuroshe e cila ka rene ne sy nga mediat ruse si tifozja më seksi e Botërorit, është

Postuar: 20/06/2018 - 07:31

Kukësi ka mësuar kundërshtarin e tij në Ligën e Kampioneve, turi i parë kualifikues, i cili është

Postuar: 20/06/2018 - 07:29

Rusët sigurojnë fitoren e dytë në grup dhe praktikisht kalojnë në raundin tjetër, kur