BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Vllaznia vendos hyrje falas, Tiranës i lëshon vetëm 5% të biletave

Vllaznia vendos hyrje falas, Tiranës i lëshon vetëm 5% të

Vllaznia-Tirana nuk është një ndeshje e zakonshme kampionati, për më tepër në këtë situatë ku skuadrat rrezikojnë rënien një kategori më poshtë. Kryeqytetasit kanë nevojë për tri pikë në Shkodër, që të mbijetojnë në Superiore, por fitorja e mundshme e Tiranës zbret Vllazninë një kategori më poshtë, gjithmonë nëse Flamurtari dhe Laçi i fitojnë duelet e tyre përballë Korabit dhe Teutës. Parë në këtë kuadër, Vllaznisë i duhet të marrë të paktën një barazim, pra një pikë, që të shpëtojë nga rënia në Kategorinë e Parë. Për të mundësuar një ambient sa më entuziast për lojtarët, klubi shkodran mori vendim që të hapë portat e stadiumit për ndeshjen e së shtunës, duke dëshiruar një numër sa më të madh spektatorësh që të ndihmojnë me mbështetjen e tyre ekipin vendas. Përveç tribunës qendrore që do të jetë me pagesë, të gjitha tribunat e tjera do të jenë falas për tifozët dhe kjo është një lëvizje taktike mjaft domethënëse e Vllaznisë në prag të duelit të mbijetesës me rivalen e vjetër e historike të Tiranës. Nga situata duket se do të përfitojë edhe klubi kryeqytetas, por bardhebluve u është vënë në dispozicion vetëm 5% e kapacitetit të impiantit “Loro Boriçi”, sikurse e shpreh rregullorja, por e përkthyer në numra i bie që Tirana të përfitojë afro 1 vende, një shumë e konsiderueshme për të marrë mbështetjen e tifozëve të saj.

Vendimi dhe sjellja e Vllaznisë

Hyrja falas në “Loro Boriçi” për finalen e sezonit. Në Shkodër këtë edicion e kanë ndier mungesën e tifozerisë, por klubi shpreson që ndaj Tiranës, në ndeshjen që vendos mbijetesën mbështetësit të mos mungojnë duke ofruar edhe një lehtësi më tepër, atë të kostos. Vllaznia njoftoi se ka marrë miratimin nga Federata Shqiptare e Futbollit që hyrja për ndeshjen e fundit të sezonit në “Loro Boriçi” të jetë falas, me përjashtim të tribunës qendrore. Kështu, për të tria tribunat e tjera me një kapacitet në total prej rreth 13 mijë vendesh hyrja do të jetë pa pagesë. Në këtë mënyrë klubi kërkon mbështetjen e tifozëve në një ndeshje të rëndësisë maksimale për fatet e Vllaznisë që i mjafton edhe një barazim për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Vlen të kujtohet se mbetet në fuqi ndërkohë rregulli i akordimit prej 5% të biletave për tifozerinë mike. Në bazë të një përllogaritjeje të thjeshtë me një kapacitet total prej 16 mijë vendesh në “Loro Boriçi” janë rreth 800 bileta që i takojnë tifozerisë bardheblu. Në fakt, Vllaznia ditët e fundit në një komunikim zyrtar me klubin e Tiranës ka shprehur sugjerimin që klubi kryeqytetas të marrë në konsideratë mundësinë e udhëtimit pa tifozë, duke patur parasysh precedentët e konflikteve të fundit mes dy tifozerive, por jo një kërkesë në drejtim të FSHF që të mos lejohen tifozët miq në stadium. Të gjitha këto zhvillime tregojnë se kjo ndeshje pritet me një ankth të madh, nga të dy kampet, por njëra prej tyre me shumë gjasë do të bjerë. Shkodranët kanë avantazh në këtë moment fushën, si dhe faktin se luajnë për dy rezultate. Barazimi bën punë dhe kuqeblutë duan të paktën një pikë nga kjo përballje, kurse Tirana është e fokusuar vetëm te fitorja. Natyrisht, Vllaznia është favorite, megjithëse në ndeshjet e fundit ajo ka zhgënjyer, duke lënë shumë pikë rrugës, ndërsa trajneri Armando Cungu konstatoi në më shumë se një rast se “nuk e njihte më ekipin e tij”, madje pas disa takimeve vuri gishtin te disa lojtarë të veçantë, por pa thënë hapur se ishin përfshirë në trukimin e rezultateve të ndeshjeve, siç ndodhi në duelin kundër Skënderbeut të humbur 4-3 në Korçë.

Ndeshje, java 36

E shtunë, 27 maj 2017

Laçi-Teuta

Korabi-Flamurtari

Luftëtari-Kukësi

Vllaznia-Tirana

Skënderbeu-Partizani

Renditja

Kukësi 75

Partizani          71

Skënderbeu     71

Luftëtari          42

Teuta               40

Vllaznia           39

Tirana              38

Flamurtari        37

Laçi                 37

Korabi             13

Adriatik BALLA