BREAKING NEWS

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është vepra e rëndë që akuzohet 30-vjeçarja (Detajet e policisë)

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është
x

Sport

Vllazninë e ndjek tersi në “Loro Boriçi”, “Klasikja” e futbollit shqiptar shkon për Tiranën

Vllazninë e ndjek tersi në “Loro Boriçi”,

Tirana merr përkohësisht kreun e Superiores, pas fitores së djeshme në Shkodër, duke mundur Vllazninë me rezultatin 1-0. Vetëm një gol, por që mjafton për bardheblutë, të cilët regjistrojnë fitoren e shtatë radhazi, duke qenë nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo të pathyeshëm. Padyshim që ky është një rezultat fantastik për Tiranën, por shumë i keq për Vllazninë, e cila, edhe pse pati shumë raste shënimi, jo vetëm nuk ia doli të shënonte e shpërdoroi tej mase, por konfirmohet tersi që po e ndjek këtë edicion në fushën e saj në “Loro Boriçi”, një ecuri e dobët brenda fushe krejt e kundërta me transfertat ku ajo është “mbretëreshë”. Sidoqoftë, “Klasikja” e futbollit shqiptar shkon këtë herë për Tiranën, e cila merr kreun e njëkohësisht konfirmohet si një nga pretendentet kryesore për titull të këtij edicioni. Një trepikësh që e ngjit në vend të parë, në pritje të duelit që ka Kukësi me Laçin ditën e sotme.

Ndeshja, bardheblutë i nderon goli i Kobinah

Kryendeshja e javës së 21-të mes Vllaznisë dhe Tiranës dhuroi emocione, por pak raste. Të dy skuadrat e nisën sfidën në mënyrë shumë të kujdesshme, duke studiuar njëra-tjetrën, ndërsa e para iniciativën e mori Tirana, që ishte më e qartë në manovrën sulmuese dhe futbollistët bardheblu tentuan disa herë me gjuajtje nga distanca, por gjetën gjithmonë të gatshëm portierin Alen Sherri. Nga ana tjetër, Vllaznia ishte e paqartë në organizimin e lojës, me gabime të shumta në nisje të aksioneve, ndërsa rrallëherë arritën të shkojnë në zonën e portës së Ilion Likës gjatë pjesës së parë të takimit. Pjesa e dytë nisi tërësisht ndryshe për Vllazninë, që mori frenat e lojës dhe krijoi disa aksione sulmuese, duke i shkuar shumë pranë golit të avantazhit, por si Zogaj ashtu edhe Junior u treguan të pasaktë përballë Ilion Likës, që u tregua disa herë vendimtar me pritjet e tij. Pikërisht në momentin më të mirë të shkodranëve, Tirana arriti të zbresë me një kundërsulm me anë të Kobinah, që avancoi drejt zonës kundërshtare dhe pasi dribloi Dajan Shehin me lehtësi, gjuajti bukur nga distanca dhe theu edhe portierin Sherri, duke kaluar bardheblutë në avantazh. Tirana në festë, kurse tekniku i Vllaznisë Jonuz vë duart në kokë. Minutat e mbetura ishin shumë të pakta për të rikuperuar, ndërsa te shkodranët filloi të peshojë lodhja dhe nuk arritën të shfaqen më kërcënues në portën e Ilion Likës, pasi u dukën të dorëzuar, ndërsa përfitoi Tirana, që menaxhoi mirë avantazhin dhe doli me fitore nga “Loro Boriçi”. Me këtë fitore, Tirana ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 40 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e 28 pikëve, në vendin e 7-të të renditjes në Kategorinë Superiore. Por gara mbetet e hapur, paçka se Tirana e hodhi dje hapin e parë që bën diferencë në kampionat, një diferencë që pritej prej mesit të fazës së dytë, e po ndodh në mesin e fazës së tretë.

Egbo, “sekreti” i suksesit bardheblu

Fitorja në derbi me Partizanin ka rezultuar këmbëmbarë por ecurinë e deritanishme të Tiranës. Kjo pasi bardheblutë regjistruan dje fitoren e shtatë radhazi në kampionat, duke bërë diferencë me ndjekësit dhe praktikisht duke i nxjerrë disa ekipe nga gara e titullit, përfshi dhe Vllazninë, rivalen e vjetër. Fitorja me Partizanin në dhjetor rezulton kështu vendimtare, por në gjirin e tifozëve dhe shumë analistëve del që “sekreti” i vërtetë i Tiranës dhe ecurisë së saj këto javët e fundit është padyshim trajneri Emanuel Egbo. Askush nuk e mori seriozisht në fillim, madje u tha se do të ishte përkohësisht deri sa të zgjidhej trajneri i ri. Largimi i Ardian Memës kishte lënë vendin bosh në pankinë dhe Egbo, duke mos pranuar përgjegjësi pranoi ta drejtonte përkohësisht. Por Tirana me Egbonë është shndërruar në makineri suksesi. 7 fitore, 21 pikë, vendi i parë në Superiore dhe padyshim pretendentja kryesore për titull. Vetëm me Egbonë mund të bëhen këto llogari, më parë të gjithë kishin dështuar.