BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Vllazninë se ndal as shiu e as Teuta, vijon marshimin në Superiore

Vllazninë se ndal as shiu e as Teuta, vijon marshimin në Superiore

Vllaznia është skuadër e pamposhtur dhe e pandalshme këtë sezon. në kuadër të javës së 13-të, dje fitoi një tjetër duel me një rivale për titull dhe nuk e ndali as rrebeshi i shiut për të marrë tri pikë që e konsolidojnë në kryesimin e Kategorisë Superiore. Një gol i Ardit Hoxhës në minutën e 60-të, bëri që Vllaznia ta nisë vitin e ri me fitore, pasi mposhti Teutën me rezultatin minimal 1-0 në “Loro Boriçi”, në një ndeshje të dominuar totalisht nga shkodranët, madje edhe në 30 minutat e fundit kur luajtën me një lojtar më pak. Sukses më se i merituar për djemtë e drejtuar nga Thomas Brdariç, që kanë grumbulluar 29 pikë në 13 javët e para të Kategorisë Superiore dhe tani mund të quhen me plot gojën, pretendentët kryesorë për titullin kampion. Reshjet e shiut që kanë pushtuar Shkodrën prej një jave, e kishin bërë shumë të rrëshqitshëm edhe terrenin e fushës së stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa për të bërë më të dukshëm vijëzimin, ishte përdorur edhe metoda primitive e tallashit. Sfida nisi më mirë për Teutën, që provoi edhe me një krosim të rrezikshëm të Lorenco Vilës, por Mevlan Adili largoi jo pa vështirësi pak para se topi të shkonte në kokën e sulmuesit Blerim Krasniqi. Më pas kontrollin e lojës e morën vendasit, që deri në fund të pjesës së parë mbyllën durrsakët në gjysmëfushën e tyre, duke i dominuar në të gjitha drejtimet, por shtylla dhe disa grushtime të bukura të portierit Frashëri, u mohuan golin e avantazhit. Ardit Krymi ishte një lider i vërtetë në pjesën e parë për kuqeblutë, duke rikuperuar një mori topash dhe duke thyer që në nisje kundërsulmet e Teutës, ndërsa edhe Gurishta e Isaevski ishin një rrezik i shtuar me zbritjet e tyre nga krahët. Edhe pjesa e dytë nisi me Teutën më aktive, pasi durrsakët kërcënuan me një goditje nga distanca, ndërsa Zogoviç grushtoi me vështirësi, pasi topi u ndihmua edhe nga terreni dhe shkoi shumë rrezikshëm në duart e tij. Më pas situatën e morën sërish nën kontroll shkodranët, që kërcënuan edhe ata me goditje nga distanca, por në dy raste ishin të pasaktë dhe më pas ishte portieri Frashëri që priti në dy kohë një goditje të rrezikshme të Jonuzit.

Goli i Hoxhajt dhe fitorja e Vllaznisë

Portieri i durrsakëve, Zogovic, nuk mundi të bëjë asgjë në minutën e 60-të, kur pas një pasimi fantastik të Demir Imerit, Ardit Hoxha doli përballë tij, e dribloi bukur dhe shënoi golin e avantazhit për Vllazninë. Festë në kampin kuqeblu, ndërsa Martini ndërhyn menjëherë dhe zëvendëson të dy mesfushorët e qendrës. Vetëm 7 minuta më vonë, sulmuesi vlonjat i Vllaznisë, Ardit Hoxha shkakton një faull të panevojshëm me takat lart ndaj mbrojtësit Denis Pjeshka dhe ndëshkohet me karton të kuq. Protesta të shumta të shkodranëve dhe tension në fushë, teksa arbitri ndëshkon me kartonë të verdhë edhe Pjeshkën e Adilin, për shtyrje mes njëri-tjetrit, ndërsa Vllaznia u detyrua t’i luajë me një lojtar më pak minutat e mbetura. Edhe pse me 10 futbollistë, shkodranët vijuan të dominojnë takimin deri në fund, ndërsa arbitri Kreshnik Cjapi shkaktoi disa herë nervozizëm në pankinën e Vllaznisë, me vendimet e tij të dyshimta. Pati kohë edhe për blerjen më të re të shkodranëve, sulmuesin Albion Avdijaj, i cili mori vendin e Demir Imerit në minutën e 85-të dhe u mundua të mbajë lart shkodranët me kontrollin e topit dhe presingun te mbrojtësit durrsakë. Teuta bëri tentativat e fundit në shtesë për të rikthyer baraspeshën, me dy këndore radhazi, që u mbyllën me një goditje të gabuar të Krasniqit, ndërsa vërshëllima finale e arbitrit K. Cjapi kujtoi se Vllaznia fitoi 1-0 dhe thelloi diferencën me durrsakët e vendit të dytë me 9 pikë, duke qenë kështu e pamposhtur dhe në rrugën e duhur të pretendimeve për titull.