BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x
BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x

Sport

Vlon merkato, disa lojtarë të Kombëtares kërkohen nga klubet spanjolle

Vlon merkato, disa lojtarë të Kombëtares kërkohen nga klubet

Kampionati spanjoll po bëhet interesant dhe i kërkuar për lojtarët shqiptarë, aq sa disa syresh kanë mundur të luajnë atje dhe një pjesë kanë pasur edhe sukses, sikurse ka ndodhur me Myrto Uzunin e Granadës, Vedat Muriqin e Majorkës, si dhe mbrojtësin Ivan Balliu që është pjesë e Rajo Valekanos. Atje ka luajtur edhe Manaj, teksa luan në ligën e dytë edhe Armand Sadiku. Por së fundmi ka surpriza të reja në këtë drejtim.

Valencia ka plane për Nedim Bajramin

Nedim Bajrami, mesfushor fantastik i përfaqësues së Shqipërisë, po bën gjëra të mira me Empolin dhe kjo ka bërë që për të të interesohet një skuadër e njohur në Spanjë sikurse është Valencia. Bajrami nuk po aktivizohet si titullar tek Empoli dhe nga ana tjetër Gatuzo me mungesat që ka në ekip, është në kërkim të një mesfushori. Sipas Nikolo Shkirës, gazetarit të njohur italian, Valencia ka pyetur Empolin për pretendimet që ka për 23-vjeçarin. Më parë, presidenti i toskanëve ka kërkuar të paktën 10 milionë euro për të, por kjo shifër nuk mund të qëndrojë më, duke parë edhe ecurinë që ka kaluar shqiptari këtë sezon. Nedim Bajrami ka kontribuar me asistim në fitoren e Empolit në udhëtim kundër Interit. Golin e fitores Empoli e shënoi në minutën e 66-të. Asistues ishte mesfushori Bajrami që u zëvendësua në minutën e 73-të të ndeshjes që u zhvillua të hënën mbrëma. Kjo ndeshje i ka takuar javës së 19-të të Serie A italiane.

Çekiçi një opsion real për Real Sociedadin

Endri Çekiçi ishte në fushë pasditen e djeshme me fanellën e Koniasporit, teksa pësoi një humbje në shtëpi me Ankaraguçunë. Mesfushori kuqezi ishte për 60 minuta në fushë, teksa lajmet e merkatos për të nuk po ndalen. Sipas asaj që shkruan “ajansspor”, është klubi i Real Sociedadit që kërkon shërbimet e 26-vjeçarit, të cilit i përfundon kontrata këtë verë me klubin turk. Kalimi në La Liga do të ishte një hap i rëndësishëm për Çekiçin, i cili këtë sezon me numrin 10 mbi shpinë ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë edhe një asist në 16 ndeshje të luajtura. Për lojtarin e Kombëtares ka pasur interes edhe nga AEK-u.

Mesfushori/ Bare mund të largohet nga Espanjoli

Levante është një nga ekipet që i ka vënë syrin Keidi Bares, i cili mund të largohet nga Espanjoli. Sipas asaj që shkruan “Elgoldigital”, Espanjoli kërkon që të arkëtojë një shumë nga Bare, duke qenë se edhe reparti i mesfushës është i kompletuar dhe duke u mbështetur te dëmtimet, Keidi është bërë zgjedhje e fundit për trajnerin Diego Martinez. Sigurisht që Bare ka një kontratë deri në qershor të 2024-ës, por Espanjoli nuk kërkon që të ndahet falas me të, pasi kërkon një shumë prej dy milionë eurosh. Pasi u bë e ditur se lojtari është në merkato, disa klube kanë trokitur në derën e Espanjolit, sidomos nga Kategoria e Dytë spanjolle. Dy milionë euro për një lojtar që është i dëmtuar dhe nuk dihet se kur do të kthehet janë shumë, teksa Levante është ndër ekipet e pakta që janë të gatshme që të paguajnë.