BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Sport

Volejboll femra/ Partizani fiton finale e parë të kampionatit me Tiranën

Volejboll femra/ Partizani fiton finale e parë të kampionatit me

Dueli derbi në volejboll për femra midis Partizanit dhe Tiranës, në kuadër të finaleve “play-off”, u fitua nga vajzat e skuadrës së kuqe me rezultatin 3-0. Ishte një ndeshje e dominuar plotësisht nga Partizani, dominim që u duk qartë që në setin e parë fituar me shifrat e thella 25:12.

Në setin e dytë Tirana e rriti disi nivelin e lojës, por jo aq sa për të bërë diferencën. Për pasojë fitoi Partizani 25:15. Në setin e tretë vajzat e skuadrës së kuqe nuk e ulën aspak ritmin e tyre, edhe pse Tirana u përpoq të bënte kthesën e madhe.

Në fund fitoi Partizani 25:21 e krejt ndeshjen me rezultatin 3-0. Ndërkohë, sot ora 18:00 do të luhet finalja e parë e meshkujve, ajo mes Partizanit dhe Erzenit.