BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Sport

Volejboll meshkuj/ Partizani shkatërron Erzenin, fiton finalen e parë “play-off”

Volejboll meshkuj/ Partizani shkatërron Erzenin, fiton finalen e parë

Pas suksesit në volejboll për femra, ku mundi rivalen e vjetër të kryeqytetit, Tiranën, tashmë klubi i Partizanit po shkon drejt një suksesi të madh dhe në volejboll për meshkuj. Pak ditë më parë të kuqtë fituan Kupën e Shqipërisë në finale përballë Erzenit, rivali më i fortë i viteve të fundit. Edhe mbrëmë, skuadra e kuqe e trajnerit Ylli Tomori tregoi superioritet, duke bërë një ndeshje spektakolare dhe duke e mposhtur Erzenin me rezultatin 3-2, në kuadër të finales së parë “play-off” të volejbollit të meshkujve. Në fakt, pritej që Erzeni të kishte më shumë cilësi pas disfatës në kupë, por kur vjen puna tek trofetë dhe ndeshje finale, Partizani tregon se ka staturë dhe falë emrit të madh e bën diferencën. Ndeshja e djeshme e tyre, e para finale për tiull, krijoi një spektakël të pazakontë në parket, ku të dy ekipet bënë maksimumin e tyre për të fituar. me përjashtim të setit të parë, të katër setet e tjera ishin rivalizuese deri në fund. Në fillim të kuqtë treguan suoerioritet të dukshëm dhe u krijua bindja se ata do të fitonin thellë, por Erzeni jo vetëm i barazoi shifrat, por në fund tentoi edhe përmbysjen e madhe. Kështu, setin e parë e fitoi Partizani me shifrat 25:15, kurse të dytin me shifrat 25-22. Pas këtij momenti Erzeni i trajnerit Arben Sako bën kthesë, duke rivalizuar pikë pas pike e ku në fund shkuan 24-24, por falë një dypikëshi të fundit ia doli të fitojë setin, duke hyrë në lojën e dëshiruar. Në settin e katërt ishte sërish Erzeni që siguroi fitoren, edhe pse takimin po e udhëhiqte deri në fund Partizani. Erzeni e fitoi këtë set me shifrat 25-22. Pra ndeshja u barazua me sete 2-2 dhe për të përcaktuar fituesin u desh të luhej seti final, pra seti i pestë. Në këtë set rivaliteti ishte shumë i madh, saqë skuadrat nuk arrinin të shkëputeshin. Barazimet shoqëruan këtë set nga fillimi në fund, por falë një saktësie emocionuese në fund, Partizani arriti ta fitonte setin 17-15 dhe krejt takimin me rezultatin 3-2, duke fituar kështu finale e parë “play-off” për titull në volejbollin e meshkujve. Finalja e radhës do të luhet ditën e dielë. Skuadra që siguron tri fitore shpallet kampione  e vendit. Me pak fjalë, deri në fund, dueli mes Partizanit dhe Erzenit do të jetë i fortë dhe spektakël i garantuar.