BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Sport

Xhaka dhe Sadiku pikëpyetjet e mëdha të Rejës, rikthimi i Ajetit ka hapur polemika

Xhaka dhe Sadiku pikëpyetjet e mëdha të Rejës, rikthimi i

Kombëtarja zhvilloi tri ndeshje në fund të marsit, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar-2022”, si pjesë përbërëse e grupit I në zonën europiane. Në këto tre takime përfaqësuesja nuk u paraqit mirë në lojë, por falë rivalëve modestë që kishte në kalendar, Andorrës e San Marinos, mori 6 pikë, duke qenë në një farë mase brenda objektivave. Por Kombëtarja, si grup, ka probleme. Këto probleme janë jho vetëm në organizim, por edhe me emrat e ftuar në grumbullim. Dyshimet se ka ftesa preferenciale do të vazhdojnë gjatë, por emrat e ftuar së fundmi vetëm sa e shtuan dyshimin. Kështu, në mbrojtje ishte ftuar Arlind Ajeti, një rikthim i tij në Kombëtare, ndërkohë që mungonin lojtarë të tjerë me peshë si Dermaku, Ndoji (zyrtarisht thuhet se janë dëmtuar, por futbollistët po bëjnë gjëra të mëdha me skuadrat e tyre, sikurse dhe Florian Kamberi që erdhi dhe u largua). Këto lëvizje tregojnë se ka pakënaqësi në radhët e grupit. Nga ana tjetër, mesfushori Taulant Xhaka u bë kohë që nuk ftohet në ekip, me siguri që për të është mbyllur cikli i Kombëtares, edhe pse ai vetë nuk e ka deklaruar asnjëherë tërheqjen. Fakt që Xhaka nuk ftohet duket të ketë lidhje me sjelljen e tij të ashpër ndaj stafit në vijimësi. Një tjetër element që mbeti jashtë nga grumbullimi i fundit ishte sulmuesi Armando Sadiku. Pretendimet e elbasanasit janë që ka formë të mirë luan rregullisht me FC Bolivar në Bolivi, por kalimi në kampionatin e këtij vendi me sa duket i ka prishur punë sulmuesit për Kombëtaren. Në këto rrethana, përplasjet nuk do të mungojnë as në vijim, ndërsa miqësoret e qershorit priten me interes për të parë se si trajneri Reja do të reagojë ndaj lojtarëve që janë të pakënaqur. Problemet pritet të dalin në sipërfaqe me kalimin e muajve.

Duka: Reja nuk diskutohet që është ekspert, Gjimshiti i rritur më shumë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin Skaner, ku ndër shumë tema, ka folur edhe për kombëtaren. Duka thekson se trajneri Edi Reja është një ekspert dhe kjo nuk mund të mohohet, ndërsa shton se nuk ka parë një lojtar që të rritet aq shumë saç ka bërë në këto vite Berat Gjimshiti. “Nuk kam parë përshembull një lojtar që të rritet më shumë se Berat Gjimshiti te Atalanta që luan në Champions League apo Hysaj, Uzuni, Strakosha. Reja është ekspert dhe këtë nuk mund ta mohojmë. E ka bërë punën e tij që lojtarët të jenë grup. Shqipëria dikur që kishte mesfushorë dhe nuk kishte shumë mbrojtës. Tani kemi mbrojtësit ndoshta nga më të mirët në Europë dhe nuk kemi shumë mesfushorë”, u shpreh Duka.

Ismajli entuziast për Kombëtaren: Jemi ekip që sjell bashkim

Ardian Ismajli është kthyer në një element të rëndësishëm për Specian në Serinë A, teksa paraqitjet pozitive i kanë siguruar shpeshherë formacionin. Së fundmi, mbrojtësi i kombëtares ka theksuar se ka pasur shumë ofertë në drejtimin e tij kur ai ishte pjesë e Hajduk Split, por projekti i Specias e tërhoqi më shumë. Ndërkohë, Ismajli shprehet se kombëtarja përfaqëson të gjithë shqiptarët e ndarë. “Pas shumë sezonesh në Split mora disa oferta, por projekti te Spezia më bindi më shumë. Unë kam zgjedhur më të mirën për rritjen time”, nënvizoi ai. Më pas foli për përfaqësuesen kuqezi, duke e cilësuar bashkim të shqiptarëve në rajon. “Kjo skuadër përfaqëson të gjithë shqiptarët që janë ndarë në 6 vende të ish-Jugosllavisë pas luftës, ndërsa shteti i vogël (Kosova) përfaqëson vetëm vetveten. Të luash për Shqipërinë është një privilegj, por edhe unë e ndjek Kosovën me pasion, gjë që më ka bërë të rritem në futbollin profesionist”, theksoi më tej Ismaili. Në fund ai flet për lojtarët shqiptarë që luajnë në Serinë A italiane dhe raportet me ta. “Performanca e lojtarëve shqiptar në Itali është rritur shumë dhe unë kam më shumë lidhje me Berishën te Spal, Hysaj nga Napoli, Kumbulla nga Roma dhe Gjimshiti nga Atalanta”, përfundoi Ismajli.