BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Sport

Xhakajt në qendër të vëmendjes, Granitin e do Juventusi, Taulantin e do Reja në Kombëtare

Xhakajt në qendër të vëmendjes, Granitin e do Juventusi,

Në ndeshjet e shtatorit, Taulant Xhaka ishte programuar të merrte ftesë nga trajneri Edi Reja dhe në fakt trajneri ia bëri ftesën, por ai nuk erdhi. Më pas u tha se futbollisti kishte një shqetësim muskular dhe nuk mund të paraqitej në përfaqësuese, por kjo u mor me rezerva dhe nuk ishin të paktë ata që gjykonin se Xhaka ka qejfmbetje në Kombëtare dhe nuk ka dashur të grumbullohet. Në fakt, Xhaka gëzon mbështetjen e kreut të federatës Armand Duka, të stafit dhe tifozëve, por trajneri veteran italian Edi Reja është treguar disi i ftohtë në raportet me Xhakën, shumicën e herës ai nuk e ka grumbulluar, por duhet pranuar që edhe Xhaka ka pasur probleme me dëmtimet e shumta dhe nuk ka qenë me minutazh të plotë me Bazelin në kampionatin zviceran. Por dëmtimet janë lënë pas dhe Xhaka ka nisur të luajë rregullisht. Për moshën që ka e ndihmon eksperienca dhe natyrisht cilësia e kampionatit ku luan. Ai është në planet e Rejës, sepse ndonjë dëmtim i mundshëm apo dhe kartonët mund të penalizon mesfushë. Nëse ftohet ka pak shanse të luajë titullar, veçanërisht pas ardhjes së Nedim Bajramit, por Xhaka mund të nxjerrë një pjesë loje falë karakterit të tij. Informacionet paraprake thonë se në tetor ai është në listën e Rejës, pra do të grumbullohet, në të kundërt, nëse refuzon, atëherë ai mund të logaritet përfundimisht jashtë Kombëtares. Taulant Xhaka shquhet për temperamentin e tij. ai pati kontribut të madh në kualifikimin e Shqipërisë në Euro-2016 në Francë, ndërsa në një nga ndeshjet e Europianit, pikërisht në takimin e parë me Zvicrën (humbëm 1-0), ai pati përplasje me ish-trajnerin De Biazi, dhe nervozitetin e tij e shprehur me hedhjen e shishes së ujit drejt pankinës duke bërë që të mbetet në stol në sfidat e eliminatoreve pasuese. Pasi nuk u mor vesh me De Biazin ai u betua se nuk do të luajë më në Kombëtare pa iku italiani dhe u kthye vetëm kur erdhi Panuçi, por tashmë kishte humbur pozitat e tij.

Graniti drejt Juventusit, trajneri Alegri po e monitoron

Ndërsa Taulanti mund të rivihet kuqezi në tetor, vëllai tjetër ka plane edhe më të mëdha. Edhe pse Arsenali nuk e liroi të shkojë drejt Italisë te Roma gjatë afatit kalimtar të verës, Granit Xhaka vazhdon të përflitet për një kalim të mundshëm në Serie A. Emri i mesfushorit shqiptar tani po ndërlidhet me gjigantin italian, Juventusin. Mediat angleze raportojnë se klubi më i trofeshëm italian tashmë e ka përgatitur një ofertë për klubin anglez. Thuhet se italianët kanë bërë gati një plan shkëmbimi. Bëhet e ditur se Juventusi dëshiron që ta transferojë Xhakën në Serie A duke ia ofruar Arsenalit mesfushorin amerikan, Ueston Mekenie. Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri nuk është i dhënë pas amerikanit, ndërsa Xhakën e sheh si një përforcim ideal për qendrën e mesfushës. Xhaka ishte pranë transferimit te Roma gjatë afatit kalimtar të verës, por Arsenali refuzoi ofertën e ekipit nga Serie A, sidomos pas paraqitjeve fantastike të yllit shqiptar në Kampionatin Evropian me Zvicrën. 28-vjeçari së fundi ka firmosur kontratë të re me Arsenalin, e cila do ta mbajë në klub deri në vitin 2024.