Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Xherdan Shaqiri "divorcohet" me Interin, shkon në Premier Ligë

Xherdan Shaqiri "divorcohet" me Interin, shkon në Premier Ligë

Postuar: 11/08/2015 - 09:36

Një ditë surprizash në shtëpinë e Interit për Xherdan Shaqirin. Qëndrimi i tij tek Interi nuk zgjati shumë dhe ditën e sotme të gjitha mediat italiane kanë shkruajtur për largimin e tij nga ky ekip pas 6 muajsh nën urdhrat e Mançinit, që mesa duket nuk i ka pëlqyer paraqitja e lojtarit.
 
Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqirin, i cili ka zgjedhur Anglinë, ndonëse para pak javësh e refuzoi atë, për shkak se ofertat vinin nga klube jo shumë të rëndësishëm dhe që për më tepër nuk luajnë në Evropë, por tashmë Xherdan Shaqiri duket se ka ndërruar mendje. Sipas mediave italiane, mesfushori zvicerian Xherdan Shaqiri është duke kryer testet mjekësore te skuadra e Stok Sitit dhe pritet nga momenti në moment që ky futbollist të firmosë me këtë ekip. Është prestigjiozja “La Gazzetta dello Sport” që shkruan se futbollisti me origjinë kosovare është duke kryer testet mjekësore te skuadra e Stokes.  Fillimisht u mendua se trajneri i Stoke City, Mark Hughes nuk ishte më i interesuar për 23-vjeçarin. Por, situata ndryshoi me prezencën e Shaqirit në Britania Stadium, për ndeshjen kundër Liverpool.
 
Marrëveshja
 
Përsa i takon termave financiarë, klubi anglez është gati t’i paguajë Interit rreth 17 milionë Euro për transferimin e mesfushorit, ndërsa për kontratën mendohet se mund të jetë 5-vjeçare. Futbollisti me origjinë shqiptare që përfaqëson Zvicrën kaloi edhe testet mjekësore me klubin e Premier League-s dhe pritet ti shtohet listës së përforcimeve cilësore të klubit, si Afellay, Shay Given, van Ginkel, Glen Johnson apo talentin maroken të Barcelonës, Mohamed El Ouriachi. Me vendimin për t’iu bashkuar Stoke City, Xherdan Shaqiri refuzoi ofertat nga Everton dhe Newcastle në Angli, ndërsa më parë për lojtarin ishin interesuar edhe Schalke, Leverkusen dhe Borussia Dortmund. Sipas mediave britanike, duke nisur nga “Daily Mail”, Sky Sports apo Eurosport, kalimi i Shaqirit pritet të realizohet brenda 48 orëve. Vonesa lidhet me faktin se përveç negociatave me Interin, Stoke po konsultohet edhe me Bayern Munchen. Kjo për faktin se në transferimin e mesfushorit nga gjigantët bavarezë te italianët në janar të këtij viti, në marrëveshje ishin përcaktuar disa kushte specifike. Pavarësisht vonesave proceduriale, te klubi i Stoke City besojnë se Shaqiri do të firmosë së shpejti dhe do të luajë në sfidën e së shtunës përballë Tottenham.
 
Qëndrimi tek Interi
 
Në javën e dytë të Janarit u bë një bujë mediatike për transferimin e futbollistit me origjinë nga Gjilani tek Interi pasi tek Bajerni aktivizohej shumë pak dhe ka qenë vetë lojtari që ka kërkuar largimin nga ky eikp. Fillimisht Xherdan Shaqiri erdhi tek Inter nga Bajern Mynih me një huazim 6 mujor me kusht blerje 15 milionë euro në qershor. Ai është pritur nga qindra tifozë zikaltër, të cilët kanë shpresuar për një ringritje të ekipit të tyre me këtë transferim por mesa duket Mancini ka qenë i pakënaqur me paraqitjen e tij në këto gati 6 muaj ndaj dhe ka lënë të hapura dyert për transferimin e tij në një tjetër ekip. Shaqiri ka qenë tek tek Bajerni që nga viti 2012, pasi karrierën e nisi me Bazelin. Ai doli kampion i Europës dhe kampion i Gjermanisë si dhe u paraqit shumë mirë në Botërorin e fundit me Zvicrën. Por, nuk ndodhi e njëjta gjë me Interin, tek i cili nuk la gjurmë. Tani duhet të presim javën që vjen për të parë se si do të shkojnë gjërat tek Stok Siti për futbollistin nga Gjilani.  Juljana KURTI
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Tre javë pas një ataku në zemër, ku për fat të mirë Iker Kasijas e kaloi pa pasoja fatale për jetën, një tjetër lajm i vështirë vjen në shtëpinë e portierit legjendar spanjoll.

Postuar: 21/05/2019 - 20:12

Juventus është në kërkim të një trajneri që pas largimit të Allegrit.Trajneri nga Livorno u

Postuar: 21/05/2019 - 20:10

Juventusi duket se ka gati goditjen e madhe të merkatos së verës.

Postuar: 21/05/2019 - 17:59

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj I

Postuar: 21/05/2019 - 13:47

Largimi i Masimiliano Allegrit nga stoli i Juventusit ka bërë që drejtuesit të nisin punën për

Postuar: 21/05/2019 - 12:47

Pas humbjes 4-1 ndaj Napolit, tifozët e Interit kanë ndërmarrë një fushatë në rrjetet sociale m

Postuar: 21/05/2019 - 11:29

Kombëtarja shqiptare do të luajë pas pak ditësh dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Europianit