BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Xherdan Shaqiri pritet si hero në Milano, të dielën në fushë si zikaltër

Xherdan Shaqiri pritet si hero në Milano, të dielën në
Xherdan Shaqiri kaloi për shumën e 18 mnl eurove nga Bajerni i Munihut për te skuadra italiane e Interit. Por më shumë se sa milionat ishte pritja fantastike e fansave në aeroportin e “Malpensës” për shqiptarin nga Kosova, ku spikatën dhe tifozët e shumtë shqiptarë me flamurin kombëtar, duke dhënë sinjale të mira për ardhmërinë e Shaqirit tek Interi. Tifozët e Interit në delir për Xherdan Shaqirit.
 
Aventura e futbollistit nga Gjilani me Interin ka nisur mes entuziazmit të jashtëzakonshëm të tifozëve zikaltër që i rezervuan një pritje të denjë për një futbollist në aeroportin e “Malpensas”. Shaqiri u prit në aeroport në mbrëmjen e vonë të së enjtes nga disa qindra tifozë të Interit që ishin të ekzaltuar për goditjen e dytë të klubit në merkato pas Podolskit. Kore pro Interit dhe Shaqirit me flamurin shqiptar që nuk mund të mungonte mes turmës për të kujtuar origjinën dhe gjakun që rrjedh në dejet e ish futbollistit të Bajernit pavarësisht se futbollisti luan për përfaqësuesen Zvicerane. Turma ishte aq e madhe dhe në delir, sa Shaqirit ju desh të bënte tre tentativa për të dalë nga aeroporti.
 
"Jam shumë i lumtur, - ishin fjalët e para si interist nga Shaqiri, i cili shtoi, “Jam këtu për të luajtur dhe tifozët janë të mrekullueshëm. Ndihem në formë dhe jam gati për të zbritur në fushë”, - për ta mbyllur më pas me klasiken, "Forca Inter". Me turmën e madhe që kishte dalë për ta pritur, Shaqiri e pati të vështirë të kalonte mes detit zikaltër për t'u larguar me makinë mes afeksionit të tifozëve, ndërkohë që edhe presidenti i klubit Erik Thohir përshëndeti mbërritjen e futbollistëve të rinj duke deklaruar, "Jam i kënaqur për entuziazmin e tifozëve zikaltër për Podolskin dhe Shaqirin. Jam i bindur se do të bëjnë shumë mirë te ne. Po punojmë për të bërë më të mirën dhe të udhëhequr nga një trajner i madh si Mançini dy përforcimet e reja do të na ndihmojnë shumë", tha Thohir. Duhet thënë se prej dy ditësh rrjetet sociale të të rinjve shqiptarë merren pikërisht me këtë lëvizje të bujshme të mesfushorit me origjinë nga Gjilani, duke besuar se ai do të shkëlqejë me fanellën zikaltër të Interit dhe do të bëjë për vete tifozerinë e madhe interiste.
 
Si zikaltër Shaqiri ka gjasa të luajë titullar që në ndeshjen e së dielës që Interi do të zhvillojë në kampionat. Mbetet të shihet se në çfarë roli do ta aktivizojë atë trajneri Roberto Mançini, por për kosovarin mediat italiane kanë qenë entuziaste, duke thënë se ai është lojtar polivalent dhe mund të luajë në disa pozicione e mund btë ndihmojë ekipin me asiste për finalizim goli, me pak fjalë mund t’i japë Interit një dimension të ri dhe mund ta ngjisë atë si pretendent për titullin kampion.