Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Xherdan Shaqiri tregon për jetën e vështirë në Zvicër kur ishte fëmijë: Nuk kishim as ngrohje, vëllai i madh ankohej se...

Postuar: 14/08/2019 - 17:02

Xherdani Shaqiri është ndër futbollistët më të paguar shqiptarë. Falë talentit të tij ai është vlerësuar nga shumë skuadra të njohura dhe pagesa e tij arrin shifra marramendëse.

Megjithatë fillimet e tij dhe jeta në Kosovë nuk ka qenë aspak e thjeshtë.Së fundmi ai ka treguar për sakrificat që ka kaluar dhe janë me të vërtetë të tmerrshme.
 
“Shtëpia jonë nuk kishte nxehje qendrore. Vetëm një oxhak të madh. Ishte një shtëpi shumë e vjetër në një fermë në Basel, ishte ashtu si ishte. As që më shkonte mendja për shtëpinë dhe kushtet e saj, ngrohesha vetë duke vrapuar si një budalla. Vëllai im i madh ishte ai që ankohej më së shumti për të ftohtin, pasi që dhoma e tij ishte sipër, larg nga oxhaku. Ai detyrohej të mbulohej ndoshta me pesë batanije gjatë kohës së dimrit”, ka thënë Shaqiri në një deklaratë.
 
Ai, ka shtuar: “Zvicra është një vend i shtrenjtë për të gjithë, por ishte shumë më i vështirë për prindërit e mi sepse ata dërgonin para tek familjarët tanë që ishin në Kosovë”.
 
Xherdan Shaqiri është ndër futbollistët më të paguar dhe paga e tij vjetore arrin 9.5 milionë franga.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 23:50

Janë luajtur mbrëmjen e sotme 8 sfidat e radhës të vlefshme për grupet e Champions League. Gjithçka ka nisur me sfidën Ajax-Chelsea, e cila ka përfunduar me rezultatin 0-1 për londinezët e drejtuar nga Lampard.

Postuar: 23/10/2019 - 23:19

Interi ka arritur të sigurojë fitoren e parë në Champions përballë një kundërshtari direkt për ve

Postuar: 23/10/2019 - 21:28

Ngatërrimi i himnit tonë në stadiumin “Stade de France” i ka kushtuar kombëtares së &

Postuar: 23/10/2019 - 20:07

Inter – Borussia Dortmund është kryendeshja e natës së sotme në Ligën e Kampionëve.

Postuar: 23/10/2019 - 16:43

Jose Mourinho për momentin nuk drejton një skuadër futbolli.

Postuar: 23/10/2019 - 07:26

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e xhiros së tretë të saj, ku spikatën fitoret e skuadr

Postuar: 23/10/2019 - 07:24

Kombëtarja luajti dy ndeshje mjaft të mira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, në