BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Xhiampaolo: Milani skuadër me lojë të bukur, do ta kthej në krye të Europës

Xhiampaolo: Milani skuadër me lojë të bukur, do ta kthej në

Milani u bë prej vitesh që po vuan daljen në skenën e madhe, pasi nuk e ka krijuar ende grupin e fortë e konkurrues për të mposhtur hegjemoninë e Juventusit brenda Italisë, apo dhe të dërrmojë kundërshtarët e tij në Europë sikurse bënte dy apo tri dekada më parë. Pas disa sezonesh të dështuara, të paktën këtë herë Milani synon të arrijë një destinacion të pranueshëm. Dhe për këtë është zgjedhur një trajner jo shumë i madh në emër, por me përvojë, sikurse është Marko Xhiampaolo. Në fakt, Milani është maja më e lartë në karrierën e tij të deritanishme si trajner dhe Marko Xhiampaolo kërkon ta shfrytëzojë në maksimum këtë mundësi fantastike që i është i dhënë. Në intervistën e tij të parë si trajneri i skuadrës kuqezi, 51-vjeçari i preku të gjitha temat nga pak. “Kam punuar shumë, jam impenjuar shumë për të pasur këtë shans. Milani është klubi më i titullar në Europë dhe nga më të rëndësishmit. Për mua është një shans i madh, jam i lumtur dhe motivuar. Rrugëtimi ishte i gjatë, do të jetë ende i gjatë sepse nuk përfundon kurrë, kurrë nuk mbarojnë idetë dhe ndërtimi i tyre, projektet dhe gjërat. Por, për momentin jam i lumtur që e nis në këtë klub të madh. Them se jam çlodhur aq sa duhet, tani duhet ta rinis”, theksoi Xhiampaolo në prononcimin e tij për mediat. Më pas ai komentoi dyshen drejtuese të klubit kuqezi, Maldini-Boban, për të cilët trajneri ka fjalë të mira. “Jam goditur nga serioziteti i tyre, nga kompetenca dhe pasioni. Maldini dhe Boban të përcjellin domethënien Milan, çfarë do të thotë të luash te Milani, ta stërvisësh ose të jesh pjesë e këtij klubi. Janë persona niveli. Pastaj, një nga gjërat që u thashë është se do të njihemi duke punuar bashkë, sepse tani mund të tregojmë çfarë do gjëje, por përvojat piqen ditë pas dite në fushë. Historia e tyre, megjithatë, tregon shumë, ashtu si pasioni i tyre prekës”, theksoi më tej Xhiampaolo. Më tej trajneri komentoi ecurinë e Serisë A dhe nivelin e saj krahasuar me kampionatet e tjera elitare në Europë. “Ka qenë gjithmonë konkurruese vitet e fundit. Këtë vit kthehen Konte dhe Sarri, trajnerë të aftë. Ka ndryshim tendence, ndryshim mentaliteti. Edhe të voglat mund të shkojnë të luajnë me kokën lart në “San Siro”. Historia e Milanit tregon për një klub dhe një skuadër që ka kërkuar gjithmonë bukurinë, estetikën e lojës, veç rezultatit. Ose më mirë, të arrish rezultatin me lojë të bukur, sepse kultura e Milanit është kjo. Klubi kuqezi ka fituar trofe duke propozuar lojë dhe ide. Nuk mund të krahasohem me atë Milan dhe ato vite, por objektivi është të arrijmë në ato nivele”, nënvizoi më tej trajneri i rti milanist. Më pas Xhiampaolo shpalosi objektivin e tij me kuqezinjtë italianë, duke thënë se dëshiron një Milan që bën lojë të bukur. “Misioni im është të luaj atë futboll joshësh dhe atraktiv, më pas të fitojmë. Jam në klubin e duhur që e njeh atë kulturë, sepse e posedon. Janë mësuar kështu në historinë e tyre”, shtoi ai. Në fund ka një mendim për qendrën stërvitore dhe stadiumin, një ambient që prodhon krenari. “Mezi pres të hyj, kam dëgjuar të flitet mirë për këtë qendër, ndoshta mbaroj pushimet më herët dhe shkoj ta shoh dhe përshtatem”, përfundoi Xhiampaolo./ Adriatik BALLA