BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x
BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x
BREAKING NEWS

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike
x

Sport

Xhuliano Skuka i Partizanit bëhet shitja më e shtrenjtë e kampionatit shqiptar

Xhuliano Skuka i Partizanit bëhet shitja më e shtrenjtë e

Partizani realizon shitjen më të shtrenjtë të një futbollisti të dalë nga kampionati shqiptar, pasi transferon sulmuesin e vet Xhuliano Skuka në radhët e Metzit në kampionatin francez.  Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e djeshëm dhe më pas firmosi një kontratë për 3.5 vite. Kemi të bëjmë me një supertransferim, madje Skuka theu edhe rekordin e mëparshëm të një transferimi nga kampionati shqiptar. Një rrugëtim befasues që nis nga Korabi i Peshkopisë, në kryeqytet, me Kombëtaren  tani së fundmi në Francë. Referuar asaj që shkruan “Supersport” janë mësuar edhe detajet e kontratës tashmë, teksa konfirmohet se Skuka bëhet  transferimi më i shtrenjtë nga kampionati shqiptar. Partizani do të përfitojë plot 1.4 milionë euro, duke arritur një transferim rekord! Paga e lojtarit do të ketë një progres në rritje: sezonin e parë do të përfitojë 330 mijë euro dhe do të shkojë në progresion deri ne vitin e fundit: 420 mijë euro. Perveç rrogës, për Skukën do të ketë shumë bonuse si për aktivizimin, golat e shënuar dhe një bonus special nëse Metz ngjitet ne Ligue 1. Një hap i madh për futbollin shqiptar, që rrit ndjeshëm nivelin e merkatos në vendin tonë. Skuka i besoi këtë transferim menaxherit Shkumbin Qormemeti, i cili punoi prej disa ditësh për të konkretizuar këtë marrëveshje të bujshme.

Rekordi i shitjes

Menaxheri Shkumbin Qormemeti thyen kështu edhe rekordin e mëparshëm të transferimeve, me Peter Olainkën, i cili u largua për shifrën e 1.1 milionë eurove nga Skënderbeu tek belgët e Gent. Skuka realizon një rrugëtim fantastik, teksa i mjaftoi vetëm një vit kalendarik të Partizani për të shpërthyer. Janarin e shkuar, drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, insistoi dhe me këmbëngulje arriti që ta transferonte te Partizani nga Dinamo, që nuk besonte tek ai. Për 24-vjeçarin pati oferta konkrete nga Verona, që ofroi 750 mijë euro, dhe Bordo, me francezët që shkuan deri në 1 milion euro, por në fund, Metz e rriti ofertën, duke arritur dhe marrëveshjen me klubin e Partizani dhe lojtarin dibran për 1.4 mln euro.

Karriera që nisi nga Korabi i Peshkopisë

Karriera e Skukës nisi tek Korabi ku dha sinjalet e para për cilësinë e tij, për t’u transferuar më pas tek Dinamo, skuadër ku nuk gjeti hapësira, gjë që i dha mundësinë për të kaluar te Partizani, për të shkëlqyer e për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë nga kampionati shqiptar. Në gjysmën e parë të këtij edicioni, Skuka shënoi 10 gola në 17 ndeshje, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë, ndërsa së fundmi është bërë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ku është aktivizuar në 4 miqësore e ka shënuar dhe një gol ndaj Armenisë. Karriera e Skukës tani merr një tjetër rrjedhë, pasi ka mundësinë për të treguar vlerat dhe në futbollin e madh, e do të synojë që të ndihmojë të ngjitet në elitën e futbollit francez, teksa aktualisht skuadra e tij e re ndodhet në vendin e tretë me 31 pikë, me dy pikë më pak se vendi i dytë.