BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia me trupa ushtarake

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani
x
BREAKING NEWS

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore” që do të përfshijë Rusinë dhe NATO

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja
x
BREAKING NEWS

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e
x
BREAKING NEWS

Henry Kissinger: Putin ka humbur, ne e mundim dhe në luftën bërthamore, ja si duhet të kundërpërgjigjet NATO

Henry Kissinger: Putin  ka humbur, ne e mundim dhe në luftën
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Polici/ Muhamet Rrumbullaku nis me emërimet, lëvizin drejtorët në disa qarqe të rëndësishme të vendit, zbardhen emrat

Ndryshime në Polici/ Muhamet Rrumbullaku nis me emërimet, lëvizin
x

Sport

“Ylli” i ri i futbollit botëror, Erling Haland, nisje spektakolare me Sitin, Guardiola i thur elozhe

“Ylli” i ri i futbollit botëror, Erling Haland, nisje

Kampionati anglez është shndërruar në garën më rivalizuese e më cilësore të futbollit në planet, duke i lënë pas rivalët e ligave të tjera europiane. Kjo ndodh për faktin se anglezët kanë investuar dhe kanë afruar në kampionatin e tyre lojtarët më cilësorë në qarkullim. Këtë verë klubi i Man?ester Sitit mori njërin prej talenteve më të mëdha europianë, sikurse është norvegjezi Erling Haland, lojtar që bëri një start të shkëlqyer të dielën në ndeshjen e parë të Sitit për këtë edicion në kampionatin anglez. Në fakt, Erling Haland ka thënë se ky është vetëm fillimi, pasi ka shënuar dy gola në ndeshjen debutuese në Premier League. Manester Siti me dy golat e Halandit fitoi 2:0 ndaj Uest Hem Junajtidtë dielën. Norvegjezi fitoi dhe më pas me qetësi realizoi penallti, para se të konkretizonte në gol në një pasim të Kevin de Bryjn. Haland u bë lojtari i parë që ka shënuar dy gola në debutim, që kur këtë e kishte bërë Serxhio Aguerro. “Ka të bëjë me lidhjen që e bëjmë çdo ditë në stërvitje. Do të ketë edhe gjëra të tjera, kështu që nuk jam i brengosur. Ka mundur të ketë më shumë gola”, theksoi Haland. Futbollisti po shihet si pasardhës i Aguerros, që është realizatori më i mirë i të gjitha kohëve. Ekipi i Pep Guardiolës ka fituar dy titujt e fundit në Premier League pa luajtur me një sulmues tipik. Trajneri i Sitit, Guardiola, është shprehur i lumtur me atë se sa shpejt ka nisur të shpaguhet transferimi i Halandit. “Erlingu është finalizues i mirë dhe po përshtatet shumë mirë”, ka thënë Guardiola. “Ai ishte i mirë. Unë nuk mund ta mësoj atë që të shënojë gola. Kështu që vetëm duhet të jetë komod”, ka theksuar Guardiola. Haland është vetëm 22-vjeçar dhe tashmë është prej sulmuesve më të mirë në botë. Ai ka shkëlqyer te Borusia Dortmundi ku luajti nga viti 2020 e deri në këtë verë. Ka vendosur shumë rekorde te skuadra gjermane. Periudhë të mirë kishte edhe te Salzburgu në Austri. Në fakt, që nga fillimi është ditur se Dortmundi do të jetë klub i ndërmjetëm i Halandit në rrugën drejt nivelit më të lartë. Te Siti ai pritet të konfirmohet si njëri prej më të mirëve në botë. Dhe fillimi menjëherë ka bërë të qartë këtë. Haland është ylli më i madh i Norvegjisë. Në 21 ndeshje me përfaqësuesen i ka shënuar plot 20 gola. Shifrat e tij janë të frikshme për moshën që ka dhe Haland duket se do të shndërrohet shpejt në“yllin” e ri botëror, duke eklipsuar lojtarët e mëdhenj si Mesi e Ronaldo, por edhe të tjerët më të rinj si Nejmar e Mbape, që luajnë në Francë me Paris san Zhermenin.