BREAKING NEWS

Përfundoi nën rrotat e kamionit, zbulohet identiteti i të miturit shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Greqi (foto)

Përfundoi nën rrotat e kamionit, zbulohet identiteti i të miturit
x
BREAKING NEWS

Del sërish teza e provimit 20 minuta pas nisjes, vjen menjëherë reagimi i Evis Kushit

Del sërish teza e provimit 20 minuta pas nisjes, vjen menjëherë
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës ish-kryebashkiaku

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës
x
BREAKING NEWS

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)
x
BREAKING NEWS

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)
x
BREAKING NEWS

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja
x

Sport

Ylli portugez po vijon me ritme të larta shënimi në Arabinë Saudite, kurse “Pleshti” argjentinas ka shanse të kthehet në “Kamp Nou”

Ylli portugez po vijon me ritme të larta shënimi në Arabinë

Sezoni po shkon drejt fundit dhe figurat e mëdha të futbollit aktiv po bëjnë bilancet e tyre. Edhe pse në moshë madhore dhe në veteranë tashmë, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo po regjistrojnë suksese të reja dhe rekorde të reja individuale në karrierën e tyre. Kështu, Kristiano Ronaldo po tregohet i pandalshëm në vitin 2023. Ylli portugez i realizoi dy gola mbrëmë në fitoren e Kombëtares së tij ndaj Luksemburgut me rezultat 5:0, ndërsa golat tjerë i shënuan Zhao Feliks, Bernardo Silva, Otavi e Rafael Leao. Me këtë rast, 38 vjeçari arriti në kuotën e 13 golave në 12 ndeshje të zhvilluara në tre muajt e parë të këtij viti. Kjo i bie që “CR7” ka statistika impresionuese me më shumë gola se ndeshje. Ai e sheh veten përkrah sulmuesve më në formë të futbollit evropian këtë vit si Rashford, Haland e Osimhen. Njëherësh, futbollisti i Al-Nasr arriti në kuotën e 122 golave me Kombëtaren nga 198 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 11 veç ndaj Luksemburgut. Pra, Ronaldo synon ta arrijë numrin jubilar prej 200 ndeshjesh me Portugalinë, me të cilën ishte shpallur kampion i Evropës, e me të cilën synon të luajë edhe në Euro 2024. Pra, përkundër moshës së shtyrë, ish-futbollisti i Sportling Lisbonës, Mançester Junajtid, Real Madridit dhe Juventusit po tregon se nuk është ende i mbaruar. Ndërkohë, rivali më i madh i Ronaldos, Lionel Mesi, po kalon momente të vështira tek klubi francez i Paris San Zhermenit. Mungesa e trofeut të Chamlpions League (për të cilin edhe ishte blerë dy vite më parë),ka sjellë irritimin e tifozëve që për herë të parë i kanë dalë kundër. Rrjedhimisht, e ardhmja e “pleshtit” ka mbetur pezull. “Ylli” argjentinas nuk ka vendosur ende për klubin e tij të ri, ndërsa kontrata me PSG do t’i skadojë pas pak muajsh. Në ditët e fundit po spekulohet se shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me parisienët. Ndërkohë, mbrëmë mbi 90 mijë tifozë në stadiumin “Camp Nou” e thirrën emrin e Mesit, nga i cili po e kërkojnë rikthimin e tij në klubin ku u rrit dhe ku u bë lojtar i madh. E kampionit të freskët të botës, rikthimin po ia kërkon edhe presidenti i Katalonisë, Pere Aragones. Sipas “Football Espana”, ai e ka thënë fjalën e fundit, duke iu lutur Mesit që të rikthehet në klubin e tij të zemrës. Gjatë verës, argjentinasi do të jetë lojtar i lirë dhe mund të rikthehet tek Barça, ndërsa ka edhe opsione të tjera, në Arabinë Saudite dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesi i kishte kaluar 17 sezone në Barcelonë para se t’i bashkohej PSG-së në vitin 2021.