BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Sport

Ylli Tomori: Ky sezon pati volejboll të nivelit të lartë, Partizani tregoi se është jo thjesht një ekip volejbolli por një familje e madhe

Ylli Tomori: Ky sezon pati volejboll të nivelit të lartë,

Volejbolli është sport i traditës në Shqipëri dhe duhet evidentuar fakti se kjo traditë është kultivuar si duhet në të dy gjinitë, si për femrat dhe për meshkujt. Ky sport ka adrenalinë, kërkon përgatitje të fortë fizike, kërkon befasi në veprimet pranë rrjetës, në organizim dhe natyrisht në mbrojtje e në sulm. Në Shqipëri ka etapa kur ky sport ka arritur nivele shumë të larta europiane, por si në çdo disiplinë tjetër pas vitit 1990 gangrena e tij kanë qenë impiantet e amortizuara dhe mungesa e kushteve të domosdoshme. Gjithsesi, volejbolli shqiptar është i gjallë, ai ka edhe përfaqësuesit e tij. Tek meshkujt, një nga trajnerët që me plot gojën mund të thuhet se i ka bërë vend vetes në panteonin e këtij sporti krahas legjendave si Murzaku, Koja, Tartari etj, është Ylli Tomori. Pasionant, me vullnet të hekurt, i palodhur e i pandalshëm, gjithnjë duke kërkuar majat e këtij sporti, Tomori vijon të shkruajë faqe suksesi në volejboll, ku fleta më e fundit mban një triumf të trefishtë në krye të Partizanit, sepse e mbylli sezonin duke fituar titull, kupë dhe trofeun mbarëkombëtar “Gjergj Kastrioti”. Gazeta “SOT”, sjell në këtë numër përshtypjet e tij për sezonin e volejbollit tonë, suksesin me “demat e kuq”, raportet me rivalët, merkaton e ardhshme, infrastrukturën dhe natyrisht disa koncepte të administrimit ekipor. Dhe, kuptohet, nga një personalitet i tillë ke çfarë mëson për situatën që karakterizon volejbollin shqiptar.

Ylli Tomori: Ky sezon pati volejboll të nivelit të lartë,

- Jeni shpallur kampion me Partizanin, edhe pse nuk konsideroheshit ekip favorit. Cilët janë faktorët që ndikuan në këtë përmbysje spektakolare ndaj Tiranës?

- Është e vërtetë, ne sivjet u shpallëm Kampion, fitues të Kupës së Shqipërisë, si dhe fitues të Kupës Gjergj Kastrioti (aktivitet i përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës). Ky i fundit, është një aktivitet shumë i dobishëm dhe i domosdoshëm për rritjen e volejbollit mbarëshqiptar, për të cilin duhet përgëzuar nisma e dy federatave të Volejbollit, të Shqipërisë e të Kosovës. Nuk e di se nga buron mendimi se ne nuk konsideroheshim favoritë, sepse edhe ne vitet që nuk kemi fituar, kemi qenë finalistë, dhe vetëm një hap larg triumfit. Vitin e kaluar për shembull, Tirana arriti të triumfonte me vështirësi ndaj Partizanit në “play-off”. Megjithatë, kjo mbetet në të shkuarën, le të fokusohemi në të tashmen. Ne ndërtuam një skuadër me synime shumë ambicioze, me objektiv të ishim të parët, dhe e arritëm qëllimin tonë 100%. Kjo në sajë të ndihmës që na dha Bashkia e Tiranës, Klubi Shumësportësh Partizani si dhe miqtë sponsor dhe dashamirës të Partizanit. Ne e dinim se do të përballeshim me ekipe të forta si Erzeni, Vllaznia, etj. Përveç tyre, do të kishim përballë kampionët në fuqi të Tiranës, me lojtarë të formuar, të pjekur, në formën e tyre më të mirë, pra një kundërshtar i fortë. Por për fatin tonë të mirë, një skuadër që edhe pse pësonte humbje, vazhdonin të mendonin se ishin të pamposhtur, dhe se disfata ishte thjesht një pengesë e parëndësishme, momentale. Ne e vlerësuam Tiranën, në çdo moment. Ishte Tirana që nuk na vlerësoi ne siç duhet. Duhet përmendur që gjatë kampionatit që sapo përfundoi, ne triumfuam 7 herë ndaj Tiranës. Janë shumë humbje për një ekip që pretendon të dalë kampion.

- Cili është mendimi juaj në tërësi për sezonin në volejbollin e meshkujve? A ishte niveli i kampionatit brenda parametrave që kërkon koha?

- Sezoni që sapo përfundoi, në mendimin tim, ishte një sezon me nivel mjaft të lartë volejbolli. U shtua numri i ekipeve që dëshironin dhe patën mundësi të bënin një volejboll më cilësor, dhe arritën të afrojnë sportistë të huaj, si Partizani, Tirana, Studenti, Vllaznia, Korça dhe Durrësi. Pasi asnjë herë më parë, 6 ekipe të kampionatit shqiptar kishin përforcime me lojtarë cilësorë. Gjë që sjell një volejboll më cilësor dhe mbi të gjitha ndikon në rritjen e nivelit të lojtarëve vendas, të cilët përfitojnë nga kjo eksperiencë. Ndeshjet e fundit të kampionatit, e ne veçanti finalet e “play off”-it, patën një nivel shumë të lartë, si në aspektin e rivalitetit ashtu dhe në nivelin volejbollistik. Morëm shumë përgëzime për shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë nga tifozët e teleshikuesit e shumtë. Pra me pak fjalë, iu përgjigjëm kohës me lojën e volejbollit.

Ylli Tomori: Ky sezon pati volejboll të nivelit të lartë,

- Që një ekip të jetë vazhdimisht pretendent duhet të bëjë lëvizje gjatë merkatos. Çfarë strategjie do të ndiqni? Çfarë objektivash keni për sezonin në vazhdim?

- Ndërtimi i një ekipi serioz e pretendent fillon me vizionin real që ka klubi. Ne synojmë që t’i zhvillojmë më tej pretendimet tona duke: a) ruajtur bazën e ekipit ose të tërë ekipin, b) të afrojmë sportistë shqiptarë, të rinj e me perspektivë, c) të bëjmë një merkato edhe më të mirë se vitin e kaluar. Meqenëse do të marrim pjesë në Kupat e Europës, duhet t’i mendojmë dhe t’i vendosim shpejt objektivat për programin organizativ të sezonit të ardhshëm. Nëse arrijmë të realizojmë sa përmenda më lart, objektivat tona janë që të përfaqësojmë volejbollin shqiptar denjësisht në Europë, si dhe të ruajmë titujt e fituar në sezonin që sapo përfundoi.

- Ju si trajner keni fituar shumë trofe gjatë karrierës tuaj. Secili ka emocionin dhe peshën e vet të suksesit. Cili mendoni se ka qenë titulli më i bukur në karrierën tuaj të deritanishme si trajner?

- Është e vërtetë që dhe unë tashmë kam hyrë në rrugën e fitimit të titujve njëlloj si profesorët e mi të nderuar, Vangjel Koja, Andon Kona, Petrit Murzaku, Kreshnik Tartari etj. Çdo trofe ose titull ka peshën e vet, sepse kurorëzon një punë të lodhshme 1-vjeçare, pa u ndalur, e gjithmonë duke besuar. Mendoj se të gjithë kanë bukurinë e vet, gëzimin e vet, por ky i sivjetmi ka qenë me të vërtetë i veçantë, sepse treguam se ne, Partizani, jetojmë, punojmë dhe mbi të tjera jemi gjallë, dhe të fuqishëm. Gjë që i shtoi bukurisë së këtij titulli ishte angazhimi i të gjithë lojtarëve. Sakrifica, për të mos munguar në asnjë seancë stërvitore, edhe kur ju duhej më shumë se një orë udhëtim, në shi, në breshër, në trafikun e Tiranës. Dhe së fundmi, krijimi i një familje të madhe, jo thjesht një ekip volejbolli.

Ylli Tomori: Ky sezon pati volejboll të nivelit të lartë,

- Të flasim hapur: Kemi volejbollistë të mirë, bëhen përpjekje, ka vullnet, por jemi ende larg nivelit ndërkombëtar, ose më saktë atij niveli që dëshirojmë. A është Shqipëria në rrugën e duhur në këtë drejtim?

- Shqipëria ka disa volejbollistë shumë të mirë, të cilët luajnë titullarë nëpër ekipe të ndryshme në botë. Ne nuk jemi larg nivelit ndërkombëtar, por janë aktivitetet ndërkombëtare larg nesh. Kombëtarja e Volejbollit ka më shumë se dy vjet që nuk merr pjesë në asnjë kompeticion ndërkombëtar që zhvillohet, Europian, Botëror etj. Ku do t’i shohim ne këta sportistë, me cilën përfaqësuese? Federata Shqiptare nuk ka paraqitur një vizion real, se si ose për sa kohë do të arrijë të ketë një skuadër me ambicien për të patur arritje si për shembull futbolli në kampionatin Europian. Kjo nuk fillon me një grumbullim të ekipit, me një pjesëmarrje, e pastaj një hiç. Kam qenë vetë trajner i ekipit kombëtar për më shumë se 25 vjet, dhe historia është po e njëjta që përsëritet, nuk ka ndonjë ndryshim. Që Shqipëria të jetë në rrugën e duhur, duhet punuar me një plan minimumi 7-vjeçar, që të ketë një rritje graduale, të ketë pjesëmarrje, për të arritur më pas frytet e punës së bërë. Po t’i hidhni një sy renditjes botërore në volejboll, Shqipëria nuk figuron fare në listë (po ju dërgoj dhe linkun ta shihni https://en.volleyballworld.com/volleyball/world-ranking/men). Kjo për mungesë pjesëmarrje, jo për mungesë lojtarësh apo ekipi. Pra, është për të ardhur shumë keq.

- Si në çdo sport, trajnerit i duhet të përshtatet me skemat e reja të trajningut, duke shfrytëzuar literaturë, ose duke marrë përvojë direkte nga ballafaqimet ndërkombëtare. A është volejbolli ynë brenda zhvillimeve moderne në volejbollin europian, në kuadër të adaptimit të metodave taktike, apo dhe arritjeve shkencore në tërësi në fushën e sportit?

- Shoh që në vitet e fundit ka ndryshime pozitive; trajnerëve të rinj, Federata e Volejbollit, po u jep mundësi zhvillimi e kualifikimi profesional, që ta përcjellin tek brezi i ri, që të zhvillohet ky brez, i cili më pas afrohet tek ekipet e parë. Unë mendoj se ne zhvillojmë një volejboll bashkëkohor, falë dhe afrimeve që bëjmë. Po ashtu, shoh se dhe kolegët përpiqen të përdorin forma të reja taktike që natyrisht përfundojnë në kombinacione të larmishme, për ta bërë lojën sa më dinamike e tërheqëse. 

- Në pikëpamjen tuaj, a i plotëson kushtet infrastruktura e volejbollit sot në Shqipëri, për çfarë kemi nevojë?

- Kjo është pyetja që më dhëmb më shumë. Duke qenë një person aktiv për një periudhë shumë të gjatë në volejbollin shqiptar, prej 55 vitesh, më vjen realisht turp të kthej një përgjigje. Kush ka veshë, të dëgjojë, e kush ka sy, të shikojë. Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi mjaftueshëm pallate sporti, palestra, taraflex, teknologji moderne se si duhet zhvilluar një volejbollist. Shkurtimisht, punojmë akoma me një infrastrukturë gati 80% e së cilës është trashëguar nga sistemi i kaluar. Mjafton të hedhësh nga fqinjët tanë për të parë se sa larg jemi nga pjesa e infrastrukturës. Fatmirësisht kemi pasionin e fëmijëve për tu marrë me këtë sport.

- Po ju provokojmë me një pyetje të fundit: A e ka menduar Ylli Tomori ndonjëherë tërheqjen nga volejbolli (edhe pse t’i bëhet një pyetje e tillë një trajneri kampion është e pakuptimtë)?

- Në fakt e ndjej se kam akoma energji për të punuar dhe për t’i dhënë brezit të ri; është një kënaqësi e veçantë të punosh me djem të rinj dhe të bën të mos ta ndjesh lodhjen. Por koha do të vijë ngadalë-ngadalë se dhe mosha bën të vetën. Megjithatë, jam i lumtur që kontribuoj për Partizanin dhe rritjen e cilësisë së volejbollit në tërësi.

Intervistoi: Adriatik BALLA