
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Zabaleta: Kam ardhur me ambicie të çoj Shqipërinë në Europian

Shkruar nga Adriatik BALLA 27 Maj 2023

Kombëtarja do të luajë në qershor dy takime të rëndësishme në grup në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian “Gjermani-2024”. Duhet thënë se ndeshjen e parë në grup kuqezinjtë e kanë humbur me Poloninë 1-0 në Varshavë në muajin mars dhe tani u duhet të bëjnë kthesë të fortë, për të mos humbur pretendimet e kualifikimit. Luhet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe dhe stafi teknik e di që në këto dy përballje duhen 6 pikë, në të kundërt është i dështuar. Në kuadër të zhvillimeve në përfaqësuese ka folur edhe zv/trajneri Pablo Zabaleta, i cili ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të federatës (fshf.org). Teksa rrëfen eksperiencën e tij të re, Zabaleta shprehet i impresionuar me gjithçka ka gjetur në Shqipëri dhe shpreson që të vazhdojë sa më gjatë këtu. “Më duhet të them se rrugëtimi ka qenë i pabesueshëm, ne erdhëm me Silvinjon për herë të parë këtu në janar. Ka qenë një eksperiencë e bukur. Kompleksi i ri stërvitor, zyrat, qyteti i Tiranës, sepse ne kalojmë shumë kohë këtu në Shqipëri. Moti, ushqimi i mirë, njerëzit na kanë dhuruar një kohë të shkëlqyer. Kalojmë orë të tëra duke punuar në zyrë, duke parë videot e lojtarëve, sepse duam t’i njohim edhe më mirë lojtarët shqiptarë. Para se të vinim njihnim disa prej tyre, por duhet të përgatisnim një listë të madhe me emrat 40 apo 50 lojtarëve, jo vetëm me ato që luajnë jashtë, por edhe të kampionatit shqiptar. Kështu që në fund duhet të kesh një listë finale me 23 ose 26 lojtarë, por ne mbajmë në vëzhgim një listë me rreth 50 lojtarë”, thotë ndihmës trajneri i Kombëtares.
Vrojtimet e lojtarëve dhe humbja me Poloninë
Për Zabaletën është shumë e rëndësishme që të shfrytëzohet ajo që u ndërtua me punë e mund në sfidën e marsit për të vijuar përgatitjet për dy ndeshjet e qershorit, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. “Kemi udhëtuar në Itali, Angli apo Spanjë për t’u takuar me të gjithë lojtarët dhe më pas kur erdhi ndeshja me Poloninë 10 ditë para sfidës ne përzgjodhëm 23 lojtarët që menduam se ishin të duhurit për atë ndeshje. Ka qenë diçka shumë e bukur, kemi punuar të paktën për 10 ditë me lojtarët dhe ka qenë e mrekullueshme. Është diçka ndryshe se kur i ke lojtarët këtu në Tiranë punon me ta shumicën e kohës në fushë, nuk je gjithë kohës duke punuar në zyrë, dhe ndërveprimi mes lojtarëve dhe stafit teknik para Polonisë ishte shumë i mirë. Për fat të keq, nuk morëm pikë ndaj Polonisë”, tha ai.
Apeli për tifozët
Më tej Zabaleta ka një mesazh për tifozët shqiptarë në një kohë që Kombëtarja do të nisë shumë shpejt përgatitjet për dy ndeshjet shumë të rëndësishme në kualifikueset e Euro 2024. Ndihmësi trajneri është i bindur se Shqipëria do të bëjë një paraqitje të mirë ndaj Moldavisë dhe tifozët do të krijojnë një atmosferë fantastike. “Mesazhi im për tifozët shqiptarë, uroj që ata të shijojnë një ndeshje të bukur, kemi shumë nevojë për ta, duhet të krijojmë një atmosferë në stadium. Kam parë derbin e kryeqytetit dhe disa ndeshje të tjera në Shqipëri, dhe kam kuptuar që tifozët në Shqipëri janë të ngjashëm me ata të Amerikës Latine, shumë të apasionuar pas futbollit. Shpresoj të kemi sa më shumë tifozë në stadium për ndeshjen e radhës”, tha në fund Zabeleta.
Më të lexuarat


Skënderbeu mund Partizanin dhe shfaqet si pretendent, Teuta befason Egnatian kryesuese

Inzagi “elozhe për Kristjan Asllanin: Kemi investuar shumë për të, duhet të vazhdojë në këtë rrugë

Ngjarje e tmerrshme! Ultrasit sulmojnë për vdekje tifozen e ekipit rival

I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet
