BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Sport

Zbardhen prapaskenat e bujshme / Ronaldo është penduar që ka shkuar tek Juventusi

Zbardhen prapaskenat e bujshme / Ronaldo është penduar që ka

Kristiano Ronaldo është penduar dhe e ka pranuar se gaboi që e braktisi Real Madridin për të nisur gjithçka nga fillimi në Juventus në moshën 33-vjeçare.

Largimi nga Spanja duket se i ka lënë pasoja portugezit dhe ai nuk është i lumtur. Sipas mediave spanjolle, arsyeja e trishtimit të 34- vjeçarit ka lidhje me pendesën.

Prestigjozja “ABC” raporton se CR7 ka folur në javët e fundit me disa nga shokët e tij te Reali i Madridi duke iu treguar edhe vështirësitë në Torino.

Madje fitimi i "Topit të Artë" nga ana e Leo Messit këtë vit, ka bërë Ronaldon të pendohet që zgjodhi Juventusin si një etapë të re të karrierës së tij.

Me formën që po kalon, situata rreth portugezit nuk është nga më idealet dhe megjithëse nga bardhezinjtë konfirmojnë qëndrimin e tij në Torino, nuk është çudi që pendesa ta kthejë yllin e Juves andej nga erdhi