BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Sport

Zbardhet data kur do të rifillojë futbolli në Spanjë, ky rregulli i ri i FIFA-s që duhet t’a zbatojnë

Zbardhet data kur do të rifillojë futbolli në Spanjë, ky

La Liga spanjolle rifillon më 20 qershor. Mungon ende njoftimi zyrtar por ky lajm është bërë publik nga trajneri i Leganes, Javier Aguirre i cili i referohet një shkresë zyrtare që ka ardhur në zyrat e klubit: “Më 20 qershor rifillon La Liga, do të duhet të përfundojmë gjithçka brenda datës 26 korrik, do të jetë një kalendar i ngjeshur. Do të luajmë të shtunë të diele edhe të mërkurë e të enjte. Gjithsesi jam shumë i lumtur që do të rifillojmë, sapo më erdhi informacioni drejtë për drejtë nga Liga”, u shpreh trajneri i Leganes.

Javier Aguirre ka zbuluar gjithashtu se FIFA do të lejoj ekipet të kryejnë 5 zëvendësime brenda një ndeshje: “Federata na ka njoftuar se mund të kryejmë 5 zëvendësime në një ndeshje, ky më duket një vendim shumë i logjikshëm duke parë periudhën e gjatë që kemi qëndruar pa aktivitet”, u shpreh trajneri i Leganes. Pasi kaluan me sukses testet që iu nënshtruan, pa asnjë rast pozitiv, ekipi i Leganes ka zbritur këtë të enjte në fushat stërvitore. Nga Spanja njoftojnë se as në radhës e Barcelonës nuk ka asnjë lojtarë pozitiv, ekipi blaugrana iu nënshtrua testeve sierologjik këtë të mërkurë.