BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Sport

Zbulohen sekretet e PSG-së, trajnerit Tuhel ia futën me zor në skuadër sulmuesin Ikardi

Zbulohen sekretet e PSG-së, trajnerit Tuhel ia futën me zor në

Paris San Zhermen njohu një sukses të mirë edicionin e kaluar, pasi jo vetëm fitoi titullin kampion në Francë, por arriti deri në finalen e Ligës së Kampioneve, ku u mund nga Bajerni i Mynihut. Duhet thënë se PSG ka një kontigjent lojtarësh të cilësisë së lartë, të blerë në treg me çmimin më të shtrenjtë nga presidenti Al Khelaifi, me ambicien e madhe që kampionia e Francës të jetë dominuese e futbollit europian në rang klubesh, në një farë mënyre për t’i marrë Realit “stafetën” e klubit mbretëror. Por PSG ka ende probleme të brendshme që nuk e lejojnë të dalë në lartësinë e yjeve që ka blerë. Kjo dhe për faktin se vetë lojtarët cilësorë që ka blerë klubi nuk shkojnë me njëri-tjetrin. Kjo e vërteton dhe një herë tjetër “teoremën” që yjet së bashku në një grup luajnë individualisht dhe nuk prodhojnë lojë grupi, duke qenë një dështim i paralajmëruar. Skuadër efikase janë ata që punojnë me përkushtim për grupin dhe historitë janë të shumta. Kur ka yje shumë në skuadër ata luajnë për vete dhe jo për grupin dhe kjo e dëmton objektivin e klubit. Këtë duhet të ketë pasur parasysh trajneri Tomas Tuhel i Partis San Zhermenit, i cili kur ka marrë vesh që në skuadër do të vijë Mauro Ikardi, ka pasur arsye të shumta të refuzojë. Sepse në repartin sulmues ai pati Mbape, Kavani dhe Nejmar, 3 “gjela” që sillnin vetëm probleme, aq sa nuk flisnin me njëri-tjetrin. Një “gjel” i katërt vetëm sa do të shtonte më tej sikletin e tij dhe të grupit, pra do të ishte një sherr më shumë në grup. Dhe kjo ka qenë e vërtetë pasi është zbuluar sekreti i madh. Kështu, e përditshmja franceze “L’Equipe” ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante, sipas të cilës trajneri gjerman Thomas Tuhel ka qenë kundër blerjes së kartonit të sulmuesit argjentinas Mauro Ikardi. Ky i fundit iu bashkua PSG-së verën e kaluar në huazim me të drejtë blerjeje dhe pas një starti mjaft të mirë të sezonit, paraqitjet e bomberit argjentinas erdhën në rënie të vazhdueshme, aq sa u la në pankinë në ndeshjet e “Final Eight” në Ligën e Kampionëve. Megjithatë klubi francez vendosi të ushtrojë të drejtën e blerjes së Ikardit për shifrën e 50 milionë eurove, plus disa të tjera në formë bonusi, ndërsa e përditshmja franceze zbulon se ka qenë Leonardo ai që ka këmbëngulur më shumë. Drejtuesi brazilian ka bindur trajnerin Tuhel, duke i thënë se bëhet fjalë për një rast të mirë merkatoje, duke qenë se në kushte normale kartoni i argjentinasit do të kushtonte shumë më tepër. Megjithatë sulmuesi argjentinas vijon të vuajë mungesën e golave, ndërsa edhe vetë Tuhel e pranoi se Ikardi duhet të fillojë të shënojë, për të gjetur besimin. “I mungon besimi dhe nuk mund t’ia heq duke i folur apo duke i mësuar sjellje. Për t’u rikthyer ai që njohim, duhet të shënojë”, u shpreh Tuhel. Mbetet të shihet se si do të operojnë gjatë këtij sezoni sulmuesit, por një vend është liruar pasi Kavani nuk është më pjesë e grupit dhe kjo mund t’i japë shanse Ikardit të luajë titullar në “tredhëmbëshin” e PSG-së me Mbape e Nejmar.