
Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat më të korruptuar në qeveri, surpriza e madhe është Edi Rama, ja në çfarë vendi renditet në listë

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku opozitën 26 vjet më parë, flasin protagonistët

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep për “Hemodializën” 2.5 milionë euro për punë të pakryera

Ja plani i Londrës dhe Uashingtonit për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE për ta integruar

Hapet “Kutia e Pandorës” në Rusi, lëvizja e bujshme e 100 zyrtarëve të lartë që do të shkundë nga themelet Kremlinin, Vladimir Putin në alarm

Paralajmërimi tronditës nga Rusia: Perëndimi ka shpallur një luftë totale, ja kur do e zhdukim Gjermaninë me bombë atomike

Zbulohet kalendari i zhvillimeve të finales së 25 majit, 2100 forca sigurie në shërbim të ndeshjes

Shkruar nga Adriatik BALLA 12 Maj 2022

“Air Albania”, stadiumi ultramodern i Tiranës, do të presë një ndeshje të pazakontë më 25 maj. Bëhet fjalë për finalen e UEFA Conference League, aktivitet që luhet për herë të parë e po për herë të parë vjen në Shqipëri. Për të pasur një ndeshje të madhe dhe një mbrëmje të madhe në tërësi, po mendojnë të gjithë, qoftë FSHF e dikasteret tona qeveritare, por edhe vetë UEFA. Drejtori i Marketingut në FSHF, Gazmend Malo flet për rrugëtimin e gjatë të FSHF-së për të organizuar një event të tillë. “Në Tiranë do të vijnë dy ekipe të mëdha europiane, ka rreth 3 muaj që flitet në mënyrë intensive dhe logo “Tirana 2022” është në mbarë botën, duke iu bërë një PR unik kryeqytetit, me kosto zero. ‘Beteja’ burokratike me dosjet që duheshin dorëzuar ka qenë shumë e gjatë. Edhe FSHF nuk e ka pasur të lehtë. Por duhet falënderuar edhe Presidenti Duka, i cili duke qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA ka një peshë fjale që e ka shfrytëzuar”, thotë Malo. Më 24 dhe 25 maj në Tiranë pritet të vijnë deri në 90 mijë tifozë nga Italia dhe Holanda. “Vetë stadiumi që është pika kryesore po bëhen 4-5 ndryshime të mëdha vetëm për ta mundësuar këtë aktivitet. Së pari, është zgjeruar tribuna e medies, pasi vetë eventi kërkon një numër të madh mediesh. Në tribunat e miqve do të reduktohet numri i tifozëve për shkak të studiove televizive për këtë event. Do të shtohen dy ekrane gjigante në stadium si dhe do të krijohen dy shkallë në tribunën kryesore për të zbritur në fushë. Sa i përket aeroportit, është dhënë një garanci e pakushtëzuar për të përballuar fluksin e asaj dite, pasi do të ketë një numër të madh fluturimesh”, vijon Malo.
Mbrëmja gala
Kjo ngjarje e madhe sportive dhe ky event kaq madhështor duhet organizuar në detaje dhe Malo zbulon të gjithë aktivitetet që do të organizohen në kryeqytet, që nga brandimi i qytetit, tek ardhja e trofeut dhe mbrëmja gala që do të zhvillohet te Teatri i Operas dhe Baletit si dhe pikat e takimit të tifozëve “Organizimi i eventit është i detajuar, që nga brandimi dhe zbukurimi i qytetit duke nisur nga aeroporti. Do të ketë darkë gala sa i përket protokollit zyrtar të ndeshjes. Kjo darkë do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit, në një lloj skenografie të rrallë që nuk është bërë kurrë në Shqipëri. Darka do të zhvillohet në skenë, ku do të jenë drejtuesit më të lartë të UEFA-s dhe Federatës, kryeministri, kryetari i Bashkisë etj. Përveç protokollit që përfshin shkëmbimin e dhuratave, do të ketë edhe një shfaqje të përgatitur për miqtë”, tregon Malo.
Forcat e sigurisë
Mbi 2100 forca sigurie dhe 400 vullnetarë do të angazhohen në finalen e 25 majit. “Ka pasur disa trajnime të forcave të sigurisë që do të jenë brenda perimetrit të stadiumit dhe do të ketë 650 stjuardë minimumi që do të jenë në stadium. Ndërsa jashtë stadiumit do të ketë të paktën 1500 forca policore që do të garantojë rendin në çdo gjë që mund të ndodhë jashtë. Pra mbi 2100 forca që do të garantojnë sigurinë e kësaj finaleje. Gjithashtu, do të ketë të paktën 400 vullnetarë që do të jenë forca ndihmuese në nivel orientimi, suporti të njerëzve që do të jenë për këtë aktivitet”, përfundoi Malo.
Më të lexuarat


Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim

Laportës nuk i del inati me largimin e Mesit e Nejmarit: Tek PSG janë skllevër të parasë

Tirana feston titullin e 26-të, Laçi e Partizani sigurojnë Europën

Lara Kolturi, talentja italiane e skive do të garojë për Shqipërinë, Çuçi e pajis me pasaportë

Roma rrëmbeu kupën e Conference League, ja skuadrat e radhës që do luajnë në stadiumin ‘Air Albania’
