BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po shpëtojnë politikanët nga burgu, Rama-Basha promovojnë vetëm besnikët, LSI parti familjare

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po
x

Sport

Zbulohet super paga që 24-vjeçari Sane do të marrë tek Bayerni i Mynihut

Zbulohet super paga që 24-vjeçari Sane do të marrë tek

Leory Sane do jetë një futbollist i Bayernit të Mynihut sezonin tjetër. Mesfushori gjerman ka arritur akordin me bavarezët dhe tashmë mungon vetëm prezantimi.

24- vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe do t’i kushtojë Bayernit afërsisht rreth 50 milionë euro.

Kujtojmë që nëse Sane do të zbarkonte në Mynih në verën e kaluar, kampionët do të paguanin 120 milionë euro për gjermanin, por një dëmtim në gju më 4 gusht të 2019-ës parandaloi një transferim të tijin.

Sane do të paguhet plot 17 milionë euro në sezon, çka e bën atë lojtarin e dytë më të paguar në skuadrën bavareze.

I vemti që qëndron sipër tij në këtë renditje është ylli polak, Robert Lewandowski. Sulmuesi paguhet 20 milionë euro në vit.