BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Zef Gjoni: Boksi shqiptar nuk ka kushte për të mundësuar kualifikimin në Olimpiadë, KOKSH-it i kërkojmë grumbullim jashtë vendit

Zef Gjoni: Boksi shqiptar nuk ka kushte për të mundësuar

Trajneri i ekipit kombëtar të boksit, Zef Gjoni, në një intervistë për gazetën “SOT”, theksoi se Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar duhet të kuptojë se kualifikimi në Olimpiadë kërkon nivel të lartë përgatitor dhe boksi nuk ka kushte të mjaftueshme brenda vendit për ta mundësuar këtë, prandaj kërkon, që shansit të vetëm për një kualifikim në Olimpiadë, Rexhildo Zenelit, t’i mundësohet një fazë përgatitore jashtë vendit, ku të ketë mundësinë e ballafaqimit me sportistë të nivelit të lartë. Nga ana tjetër, në detyrën e kryetrajnerit të Kombëtares, Gjoni kujtoi se së shpejti ekipi niset drejt Kroacisë, për Kampionatin Ballkanik, një aktivitet ku boksierët tanë synojnë medalje, mundësisht të arta. Më pas vjen një aktivitet në Kosovë e fill pas tij, Federata Shqiptare e Boksit ka në plan t’u rikthehet garave kombëtare, kjo dhe për faktin se ka një hapje dhe rikthim aktivitetesh me leje nga qeveria. Në këtë intervistë, Gjoni përmend emrat e sportistëve të përzgjedhur për Ballkanikun e Kroacisë, një aktivitet që teston fort forcën dhe dimensionin e përfaqësueses së boksit të Shqipërisë.

- Së shpejti nisin garat e mëdha të boksit, nisur nga Kampionati Ballkanik në Kroaci. Ju jeni grumbulluar për këtë aktivitet. Si është gjendja dhe kush e përfaqëson skuadrën kombëtare?

Ditën e martë ekipi kombëtar i boksit do të niset drejt Kroacisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik, një aktivitet që ne e frekuentojmë rregullisht çdo vit. Për këtë po vijojmë prej disa ditësh që të stërvitemi, sepse kemi objektiva të mëdhenj. Ekipi përbëhet nga disa boksierë, në disa pesha. Konkretisht, në 60 kg do të garojë Krenar Zeneli, kurse Rexhildo Zeneli do të garojë në 64 kg. Në 69 kg do të garojë Denis Nurja, në 75 kg do të rivalizojë Alban Zeqiri, në 81 kg do të garojë Arjon Kajoshi, kurse në 91 kg boksieri Indrit Laçi. Në ekip ishte planifikuar edhe Nelson Hysa, por ai ka pësuar një dëmtim dhe është në fazën që duhet parë gjendja, kështu që nuk është e sigurt prania e tij. Nëse vizitat thonë se është gati do të jetë i pranishëm, në të kundërt jo. Sa i takon stafit teknik, skuadra shoqërohet nga trajnerët Zef Gjoni dhe Sead Bushati.

- Cilat janë objektivat tuaja dhe sa janë shanset të shkoni tek medaljet?

Natyrisht, në aktivitete të tilla ballkanike ne si kombëtare boksi jemi në nivel të lartë dhe me ambicie të mëdha. Fakti është se ne kemi cilësi dhe do të tentojmë medalje, e kur flas për medalje kam parasysh medaljet e arta, pasi nuk diskutohet që ne do të fitojmë medalje argjendi e bronzi. Me pak fjalë, gara do të vlejë jo vetëm që ne të fitojmë medalje, që kanë rëndësinë e tyre, por edhe të testojmë veten në një kampionat cilësor me pjesëmarrjen e më të mirëve në nivel ballkanik, një test i fortë për boksierët tanë pas një periudhe të gjatë problemesh si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

- Të flasim pak për mundësinë e kualifikimit në Olimpiadë. Në fakt, nga Europiani i shkuar, R.Zeneli bëri paraqitje të mira dhe teorikisht e praktikisht ka shanse kualifikimi. Garat e vjetshme u ndërprenë për shkak të pandemisë, por boksieri ynë mund ta shfrytëzojë këtë rast për të shkuar në Olimpiadën e Tokios. A keni planifikuar ndonjë lëvizje për këtë qëllim, pasi në Olimpiadë nuk shkohet me frymën e shenjtë?

Gara do të jetë brenda një muaji dhe ne e dimë rëndësinë e aktivitetit. E vërteta është se jemi vetëm një fitore larg dhe është mëkat nëse nuk do ta realizojmë. Zeneli bëri paraqitje të mira vitin e kaluar, kështu që kjo performancë e lënë në gjysmë në Europian duhet të vijojë në të njëjtin nivel që të mundësohet prania e boksit shqiptar në Olimpiadën e Tokios. Sportistit tonë i mjafton një fitore që të bëjë realitet ëndrrën e tij dhe të federatës tonë për një pjesëmarrje olimpike. Asgjë nuk është e pamundur, por që të bëhet e mundur duhet të bashkërendohen punët. Unë ju siguroj që, nëse KOKSH e merr seriozisht këtë çështje dhe vendos të na mbështesë me një program stërvitor disajavor në Bullgari ose në Itali, ku ka kushte më cilësore dhe krijohet mundësia e ballafaqimit me boksierë të nivelit të lartë, atëherë mund ta realizojmë këtë ëndërr. Vetëm grumbullimi dhe stërvitja intensive me kushte i rrit shanset që të shkojmë në Lojërat Olimpike. Unë do të apeloj vazhdimisht që ta marrim këtë mbështetje, por që të ndodhë duhet të japin përgjigje nga institucionet përkatëse, kryesisht nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, me të cilin në të shkuarën kemi pasur marrëdhënie të mira dhe e ka çmuar rolin dhe ndjesinë e boksit shqiptar, si një disiplinë sportive që ka shanse të shtojë numrin e sportistëve shqiptarë në Olimpiadë.

- Themeli i gjithçkaje është kampionati vendas dhe aktivitetet e boksit brenda Shqipërisë. Pandemia i frenoi këto veprimtari, por federata dhe ju si staf trajnerësh a keni insistuar për zhvillimin e garave të boksit?

Kjo nuk është një pyetje që mund t’i përgjigjesh lehtë, pasi ndërprerja e aktiviteteve sportive jo vetëm për boksin por në tërësi për shumë federata ka ardhur me vendim të autoriteve shëndetësore e qeveritare, si pasojë e pandemisë globale të koronavirusit. Ne si federatë kishim kërkuar me anë të një shkrese  që të na jepej mundësia të organizonim garat kombëtare por Ministria e Shëndetësisë nuk na ktheu përgjigje pozitive. Gjithsesi, me hapjen e shkollave dhe të shumë institucioneve të tjera, besoj se edhe federatat sportive të sporteve individuale do të lejohen të bëjnë aktivitetet. Ne po përpiqemi të gjejmë kohën e duhur për ta bërë këtë. Dhe do ta bëjmë, pasi është domosdoshmëri zhvillimi i veprimtarive kombëtare të boksit. Nuk do të bëjmë kërkesë këtë herë pasi nuk është nevoja, por fillimisht ne duhet të mbarojmë angazhimin tonë në Kampionatin Ballkanik të Kroacisë, i cili starton zyrtarisht të mërkurën, pra javën e ardhshme, më 5 maj, ndërsa fill pas tij do të jemi pjesëmarrës në një tjetër aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar që organizohet në Kosovë. Menjëherë pas këtyre aktiviteteve do të bëjmë garat kombëtare të kampionatit tonë. Është me interes që këto veprimtari të bëhen të plota dhe me cilësi, për t’i kthyer boksit nivelin dhe dinjitetin e tij si sport me rezultate në Shqipëri. Më tej është në dorën e federatës të caktojë datat përkatëse për zhvillimin e veprimtarive të tjera sportive në rang vendi, kështu që unë jam optimist se do t’i mbyllim si duhet aktivitetet ku kemi objektiva të lartë.

- I kthehemi çështjes së kualifikimit në Olimpiadë, duke qenë se jeni afër por kjo kërkon një shtysë. E them këtë pasi shumë herë boksi ka qenë pranë kualifikimit dhe ka dështuar në momentin e fundit. Cili është apeli juaj?

Do të dëshiroja shumë të them se e kemi të garantuar këtë, se asgjë nuk na ndal të shkojmë në Olimpiadë, se kemi shanse absolute dhe të realizueshme, se i kemi të gjitha etj. Por unë jam pragmatist dhe flas me këmbë në tokë, e nuk “fluturoj”. Unë e njoh këtë sport dhe kam kontributin tim në boksin shqiptar. Në Olimpiadë nuk shkohet me deklarata, as me dëshirë të shtuar, as me makinacione. Në Olimpiadë shkohet me meritë dhe duke punuar fort. Që të shkosh atje duhet të fitosh ndaj rivalëve shumë të fortë, duhet të fitosh me kampionë të mëdhenj europianë e botërorë. E pra, unë e thashë dhe më lart që ne kemi një sportist që është afër këtij qëllimi. Një hap e ka hedhur nga garat e vjetshme të Europianit që u zhvillua në Angli. Por ai aktivitet u ndërpre prej pandemisë dhe garat që kanë mbetur do të luhen sërish. Boksieri ynë Rexhildo Zeneli ka bërë performancë të mirë dhe mund ta realizojë këtë objektiv nëse e rinis aty ku e la. Por që ai ta realizojë këtë mision të madh i duhet të mbështetet, të bëjë një grumbullim të fortë me stërvitje intensive jashtë vendit. E kam kërkuar dhe e kërkoj këtë sepse ne në Shqipëri nuk kemi kushte për ta mundësuar këtë objektiv. Tani, u takon institucioneve që ta mbështesin këtë projekt. Është në interesin e një vendi që të çojë sa më shumë sportistë në Lojërat Olimpike, sepse kjo gjë është imazh pozitiv për vendin, por edhe inkurajim për të rinjtë e të rejat që të hyjnë në rrugën e sportit e të kenë një të ardhme në sport. Nëse sportisti ynë do të mbështetet sipas planit të hartuar prej nesh, atëherë shanset janë shumë të mëdha që boksi shqiptar të jetë në Olimpiadë, në të kundërt vetëm sa rrotullohemi në të njëjtat ujëra, duke mbetur ëndërr për boksin një kualifikim historik në Lojërat Verore Olimpike. Ta themi troç: Me kushtet që kemi ne nuk bëhesh kampion i madh dhe as mund të shkosh në Olimpiadë, prandaj institucionet që hartojnë politikat sportive, aq më tepër ato olimpike, duhet t’i vënë gishtin kokës e të japin kontribut në realizimin e këtyre objektivave madhore sportive. Në të kundërt veçse ankohemi kot dhe i biem fyellit në të njëjtën vrimë. Që kjo të mos ndodhë, duhet që secili të bëjë mirë detyrën e tij dhe shteti të shtojë buxhetin për sportin.