BREAKING NEWS

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar
x
BREAKING NEWS

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës,
x
BREAKING NEWS

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden
x
BREAKING NEWS

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar
x
BREAKING NEWS

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i
x
BREAKING NEWS

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në
x

Sport

Zef Gjoni: Shpresat e boksit për medalje në Lojërat Mesdhetare po zbehen nga menaxhimi i dobëti federatës

Zef Gjoni: Shpresat e boksit për medalje në Lojërat Mesdhetare po

Lojërat Mesdhetare do të nisin së shpejti në Algjeri dhe në këtë aktivitet madhor sportiv për këtë vit do të marrë pjesë dhe një delegacion i gjerë nga Shqipëria, përfaqësuar me më të mirët në disiplinat e tyre, me ambicie të mëdha për medalje dhe për një vend më cilësor në renditjen ekipore. Gjithsesi, edhe pse organizimi ka qenë pozitiv, ka dobësi të ndryshme që ua pamundëson sportistëve të japin maksimumin dhe kjo lidhet me dobësinë që kanë federatat tona në buxhet, pra nuk kanë kapacitete financiare për të zgjidhur problemet e sportistëve dhe rrjedhimisht zbehet mundësia e tyre për të fituar medalje. Kështu, trajneri i Kombëtares së boksit, Zef Gjoni, thekson se udhëtimi drejt Algjerisë vjen pak orë para garës së parë dhe një sportist që udhëton gjithë ditën në tranzit e ka të vështirë të japë maksimumin e të pretendojë të shkojë në finale. Gjoni e quan këtë një dështim të federatës, e cila nuk ka dhënë ndihmë financiare, por ka fjalë të mira për KOKSH që përpiqet të bëjë diçka të mirë për sportistët.

Kush është Zef Gjoni?

Datëlindja: 12.01.1947

Vendlindja: Shkodër

Karrriera si sportist:

1961-1963 në boks

1967-1981 basketboll me ekipin “Vllaznia”

Karriera si trajner:

30 vjet si trajner i boksit amator dhe jo vetëm

1992-2022 trajneri i boksit të ekipit “Vllaznisë dhe Kombëtares.

Trofe të fituar si trajner: 48

Tituj kampionë: 23

Kupa: 25

Vlerësimet:

 “Trajner i Merituar”

“Qytetar Nderi i Shkodrës”

 “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës

 

- Boksi do të përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare dhe kuptohet në gjirin tuaj keni sportistë që mund të marrin medalje. Si paraqitet gjendja e ekipit para nisjes në këtë aktivitet?

Të shtunën nisemi drejt Algjerisë, për në Lojërat Mesdhetare. Nga Shkodra do të nisemi në 3 të mëngjesit, për të qenë gati në Rinas në nisjen e avionit në orën 6. Avioni do të udhëtojë drejt Stambollit, e pas katër orësh atje do të nisemi për në Algjeri. Drejt destinacionit do të kalojnë dhe nja katër orë të tjera, ndërkohë që të nesërmen në pasdite do të kemi ndeshje. Një udhëtim i tillë është sfilitës dhe unë mendoj se federata duhej të ishte kujdesur për ne që të siguronte një udhëtim më të lehtë, para se të vinte afati i ndeshjeve, në mënyrë që të kishim kohën e nevojshme për t’u përgatitur, gjë që e kanë bërë ekipet e tjera si Kosova etj. Kostumet sportive na i ka mundësuar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, por federata jonë e boksit nuk ka bërë asgjë për ne.

- Çfarë duhej të bënte dhe pse e dëshironit vajtjen më herët?

Federata duhej të bënte diçka që ne të shkonim më përpara se të nisnin garat atje. Të paktën dy ditë, sa për çlodhje. Jam i pakënaqur me punën e federatës, pasi ajo duhej të na mundësonte udhëtimin më përpara që të njiheshim me punën e sportistëve, e njëherësh të kishim mundësinë të bënin llogaritë e përballjeve tona, deri ku e kemi kapacitetin dhe sa mund të arrijmë. Natyrisht unë një pjesë të sportistëve i njoh, si Kajoshin e Hysajn, por një grumbullim do të na bënte më mirë, do të na rriste pretendimet. Prandaj them kam pakënaqësi ndaj federatës, sepse ajo duhet ta mendonte më parë këtë gjë. Kosova i ka dërguar të vetët 3-4 ditë para. Ata jo vetëm kanë kohë të çlodhen, por edhe të përgatiten. Kurse ne shkojmë direkt nga udhëtimi e në garë. Prandaj e shoh si paaftësi totale të federatës këtë gjë.

- Cila është përbërja e ekipit tonë të boksit?

Kemi katër boksierë që do të prezantohen në Lojërat Mesdhetare. Në fakt duhej të ishin pesë, por Krenar Zeneli theu dorën. Nga ana tjetër, më duhet të them se në këtë aktivitet duhej të ishte edhe Rexhildo Zeneli, por ai nuk u kontaktua, as dëshirë me sa duket nuk ka pasur për të ardhur. Duhej, sepse ai është boksier i mirë, mund të na jepte avantazhe.

- Çfarë objektivash keni, sa shanse ka ekipi ynë i boksit të marrë medalje? Kush janë pretendentët?

Boksi ynë i ka elementët, ne nuk na mungojnë boksierët, por problemi ynë në vazhdimësi është tek mungesa e investimit, e kushteve dhe organizimit. Nëse do të na plotësoheshin kërkesat, sikur dy javë grumbullim të kishim bërë, me siguri që do të ktheheshim me medalje nga Algjeria. Këtë ia kam shprehur edhe kreut të KOKSH-it, Fidel Yllit. Megjithatë, ne sërish kemi pretendimet tona e shpresoj t’ia dalim. Së pari duhet të shohim shortin e të njihemi me kundërshtarët. Shorti ka rëndësi e nëse jemi me fat mund të dalim faqebardhë në ballafaqimet tona e pse jo të kthehemi me medalje. Alban Beqiri ka shanse, patjetër, por varet nga shorti e kalendari i ndeshjeve. Por insistoj, na duhej një e dy ditë pushim për çlodhje dhe përgatitje.

- Ju thatë që jeni i pakënaqur me federatën e boksit, por në të vërtetë federatat nuk është se kanë kapacitete të mjaftueshme financiare. Pse besoni se federata është fajtore?

Ka disa arsye ta shpreh pakënaqësinë time. Së pari federata e boksit nuk bëri asgjë për ta kontaktuar Rexhildo Zenelin. Sportisti ka folur me mua, por ai kërkon kushte, prandaj duhej që federata të fliste me të e ta bindte që të garonte për ne. Me atë do të ishim të sigurt që fitonim medalje. Nëse do t’i paguante udhëtimin, shpenzimet, si dhe t’i krijonte kushtet, me siguri që ai do të vinte. Një angazhim i tillë do ta sillte punën në shtratin e duhur, por ky angazhim nga ana e federatës mungoi. Siç e thashë më sipër federata duhet të na çonte më përpara atje që të çlodheshim e të përgatiteshim, fundja të bënte atë që bëri federata e Kosovës.

- Po me angazhimet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), a jeni i kënaqur?

KOKSH-i e bëri punën e tij, pra atë që e ka detyrim e ka realizuar. Ne i kërkuam 5 sportistë për në Lojërat Mesdhetare dhe ata na u përgjigjën, duke na i miratuar e duke na motivuar si boks që të shpreheshim me cilësitë tona, por problemi nuk është KOKSH-i. I mëshoj asaj që thashë më lart, problemi është federata.

- Ju jeni trajner me përvojë të madhe, keni drejtuar Vllazninë dhe ekipin përfaqësues. Si do ta përkufizoje gjendjen e boksit shqiptar sot?

Boksi shqiptar ka probleme, pasi nuk ka para, kjo ka kushtëzuar mungesën e garave. Federata na thotë që nuk mund të bëjmë aktivitete shumë se nuk ka fond e për këtë zyrtarisht ne kemi një aktivitet, atë të kampionatit kombëtar për të rritur. Padyshim ky është një turp, pasi të gjithë e dimë se duhen sa më shumë aktivitete për të pasur angazhim dhe rezultate. Çfarë mund të realizohet me një aktivitet vjetor? Kjo punë duhet parë mirë edhe përtej federatës, pasi, nëse vijon kjo gjendje, dua ta shpreh këtë, boksi shqiptar do të shkojë drejt shkrirjes së plotë. Boksi do të shkrihet e do t’i mbetet vetëm emri. Po, boksin do ta praktikojnë për qejf pasionantët, por asgjë më shumë. Kjo tregon se sa serioze është gjendja dhe duhet ndërhyrje e menjëhershme.

- Në boks ka goxha trajnerë cilësorë, pse nuk i kanë ngritur këto shqetësime më parë?

Mendoni se nuk e kemi bërë? Trajnerët janë duke folur, por kjo s’është më punë trajnerësh e sportistësh, duhet ndërhyrje për t’i dhënë boksit frymë të re, një ritëm tjetër, një ritëm pozitiv. Unë ju siguroj që trajnerët tanë janë të mirë dhe punojnë shumë, por demoralizohen kur shohin që nuk marrin mbështetje. Ne ndoshta jemi i vetmi vend në botë ku sportistët e trajnerët shkojnë në garat ndërkombëtare privatisht, me shpenzimet e xhepit. Po ku ka ndodhur kjo? Sa rezultateve është kjo? Kemi shkuar privatisht nga pasioni dhe për të përfaqësuar vendin, por kjo nuk shkon gjithmonë, duhet gjetur një zgjidhje. Zgjidhjen e gjejnë institucionet, vendimmarrësit, dhe natyrisht një federatë e përgjegjshme. Detyra jonë është të shpalosim idetë tona dhe të ngremë zërin për këtë situatë të sikletshme që po ndodh me boksin në Shqipëri.

Intervistoi: Adriatik BALLA