BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Sport

Zef Gjoni: Veliaj të shtyjë aktivitetin e Noizit, po i bën dëm boksit amator shqiptar

Zef Gjoni: Veliaj të shtyjë aktivitetin e Noizit, po i bën

Boksi është një sport që ka shumë ndjekës në Shqipëri. Për më tepër, shumë shqiptarë kanë spikatur nëpër botë me talentin e tyre, duke u njohur si luftëtarë të vërtetë të ringut dhe një pjesë na kanë bërë shumë krenarë me arritjet e tyre. Por boksi amator në Shqipëri, pavarësisht progresit dhe mjaft kualiteteve që ka pasur ndër vite, ende nuk ka mundur të sigurojë një biletë për në Lojërat Olimpike, ndërkohë që shqiptarët nëpër botë i mbushin sallat sportive plot e përplot. Problemet financiare, ato infrastrukturore dhe natyrisht problemet organizative, kanë ndikuar që boksi shqiptar të mos i përmbushë pritshmëritë e mëdha. Ndërkohë, raportet mes komunitetit të boksit dhe institucioneve mbeten ende problem, pasi institucionet kanë në dorë buxhetin e federatave dhe nëpërmjet tyre aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare. Ndërkohë, tekniku i ekipit kombëtar të boksit, Zef Gjoni, në një intervistë që dha për gazetën “SOT”, i tërhoqi vëmendjen kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që të shtyjë aktivitetin e boksit që e organizon këngëtari Noizi në fillim të majit, për shkak se ato ditë ekipi kombëtar do të marrë pjesë në “Gongu i Artë” që zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

- Ju kishit planifikuar që t’i luanit të gjitha shanset për një kualifikim të mundshëm në Olimpiadë. Por sa herë e merrni seriozisht këtë gjë duket se “shkopinj nën rrota” ju vendosen. Ankesat tuaja të fundit janë adresuar për kreun e Bashkisë së Tiranës, zotin Veliaj, pse?

- Sinqerisht unë nuk do të doja të flisja për këtë gjë sot, pasi ne të sportit, e sidomos boksit, jemi të angazhuar në punët tona dhe përpiqemi të bëjmë më së miri punën tonë. Por si njeri që ka kohë të gjatë në këtë sport, më duhet të marr një përgjigje për atë që ç’lidhje ka Noizi me marrë një projekt për boksin profesionist në një institucion të rëndësishëm si Bashkia e Tiranës? Ndërkohë që ne po punojmë për  t’u paraqitur sa më mirë në Kampionatin Europian në Beograd, ku nisemi të hënën, por edhe për t’u përgatitur për “Gongun e Artë” që do të bëhet në Maqedoninë e Veriut, duket se një institucion si Bashkia ka interesa të tjera. Por këto interesa bien ndesh me tonat, na i dëmton objektivat tona dhe unë realisht jam i shqetësuar. Mos harrojmë se Botërori është më datë 23 qershor në Bangkok të Tajlandës, aktivitet që ka vlerë kualifikuese, dhe ne e kemi shans të fundit. Si të shkojmë në Botëror nëse ne nuk paraqitemi si duhet në garat e tanishme? Më datë 3-7 maj ne kemi planifikuar të marrim pjesë në aktivitetin “Gongu i Artë” në Maqedoni, që këtë vit ka mbi 20 shtete pjesëmarrëse. Aktiviteti do të maste nivelin tonë, do të na forconte para se të shkonim në Botëror. Ky aktivitet na interesonte shumë si ekip kombëtar, por projektin e mori Noizi dhe Bashkia nuk ka ndërhyrë që ta shtyjë aktivitetin e tyre. Aktiviteti i Noizit është planifikuar më 5 maj, ndërkohë që garat tona në Maqedoni janë në kalendar nga 3-7 maj. Pra ne na prish punë.

Zef Gjoni: Veliaj të shtyjë aktivitetin e Noizit, po i bën

- Më lejoni t’ju kujtoj se ju jeni trajner i Vllaznisë në Shkodër, ndërsa aktiviteti për të cilin flisni financohet nga Bashkia e Tiranës. Çfarë pune ju prish ju, se kjo ngjan si xhelozi? Si mund t’ju ndihmonte ju bashkia e Tiranës, përderisa e bëni përgjegjëse, ndërkohë që ju keni federatën tuaj të boksit që i zbaton garat vjetore?

- Bashkia e ka në dorë ta zgjidhë këtë situatë të krijuar. Ajo mund të shtyjë për disa ditë aktivitetin e Noizit, por ajo nuk po e bën këtë gjë. Ne donim që ajo ta shtynte, pasi me këta boksierë që ka planifikuar Noizi të bëjë mbrëmjen e tij, me ata kemi planifikuar ne të shkojmë në “Gongun e Artë” në Maqedoni. Por sportistët preferojnë mbrëmjen e Noizit pasi aty dalin fitime e kjo na prish punë ne për objektivat që kemi si federatë dhe si ekip kombëtar. Ajo që unë marr vesh është se Veliaj nuk do që ta shtyjë aktivitetin, ndërkohë që ne, në mënyrë që secila palë të përmbushë misionin e vet, kemi kërkuar ta shtyjnë disa ditë aktivitetin e tyre. Ne jemi me kalendarin e aktiviteteve tona, kemi planifikuar e aplikuar për garën, kemi ambiciet tona dhe siç thashë jemi në vit olimpik, luajmë shanset e fundit. Ndaj duhet një zgjidhje. Nga ana tjetër, e përsëris, ç’lidhje ka Noizi me këtë punë?

- Pse ju personalisht insistoni për këtë e jo federata e boksit?

- Unë kam 30 e kusur vjet që merrem me boksin, si trajner. Jam gjithashtu trajner i ekipit kombëtar të boksit, ndaj jam plotësisht në të drejtën time të shpreh shqetësimet që ka ky sport dhe në rastin konkret të shoh se si një institucion i rëndësishëm vendor, si Bashkia e Tiranës, adreson projekte boksi në duar këngëtarësh e ndërkohë ne të boksit amator shqiptar lypim lëmoshë nëpër institucione për grumbullime, stërvitje e pjesëmarrje ndërkombëtare. Siç thashë, më shqetëson kjo gjë pasi jam trajner i ekipit kombëtar të boksit dhe si i tillë mua më intereson që sportistët të jenë sa më në formë, që të rrisim shanset tona për kualifikimin e të paktën një sportisti në Olimpiadë. Por planet tona prishen sepse hyn Noizi, merr një projekt në bashki dhe ne na rroftë puna që bëjmë pasi nuk kemi sportistët të shkojmë në aktivitetin e planifikuar në Maqedoninë e Veriut. Pse e ngre unë shqetësimin? Sepse e ceka dhe më lart, jam trajner i Kombëtares, kam kontribut në këtë sport mbi 30 vjet dhe kam një emër aty. Federata është e komunitetit të boksit dhe bashkitë e kanë detyrim ligjor të mbështesin sportin. Por del Noizi e merr projekt në Bashki dhe sportistët s’vijnë tek unë por shkojnë në aktiviteti i Noizit, se aty është leku, e kjo ne na dëmton. Ne nuk kemi në dorë të shtyjmë aktivitetin tonë sepse e organizon një shtet tjetër, por ata e kanë në dorë ta shtyjnë. Shkova dhe ua propozova 12 majin. Më thanë mirë, por vendimin e merr kryebashkiaku Veliaj. E sa për Noizin, këngëtar, i mëshoj prapë faktit, ç’lidhje ka ai të fitojë projekt boksi? Pse Veliaj duhet të na dëmtojë ne, kur e ka në dorë dhe mjaft lehtë madje, të shtyjë aktivitetin?

Zef Gjoni: Veliaj të shtyjë aktivitetin e Noizit, po i bën

- A keni kontaktuar me federatën për këtë problem, apo ndonjë institucion tjetër sportiv?

- Federatën e boksit e kam kontaktuar, por do të flas dhe me drejtuesit e KOKSH-it që të ndikojnë që ta shtyjnë. Madje, edhe menaxheri i tyre, pra ai i palës së Noizit, na tha ok, por nuk do Veliaj. Ndërkohë që Veliaj nuk po e kupton që ne kjo na penalizon. Sa i takon aktivitetit “Gongu i Artë” në Maqedoninë e Veriut, ai më parë ka qenë i organizuar në muajin nëntor, por nuk ka patur shumë shtete pjesëmarrëse, ndërsa tani ka shumë. Mësova se deri tani janë mbi 20 shtete që kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe ky numër pritet të rritet se ka edhe shumë ditë. Aktiviteti ka vlerë të madhe për ne, pasi na ndihmon për të parë gjendjen e sportistëve para Botërorit. Federata jonë e ka dhënë lejen për pjesëmarrje dhe ne kemi pretendimet tona atje. Por federata nuk po kupton situatën aktualisht, sepse çështja ka ngecur në mosmarrëveshje. Ndaj, e përsëris, zgjidhjen e ka në dorë Veliaj. Bashkia e Tiranës i jep projekte boksi një këngëtari, edhe kësaj unë nuk i jap drejtim. Por, përtej kësaj, Veliaj të shtyjë aktivitetin e tyre për disa ditë, e pakta nja dy ditë. Më vjen vërtet keq që ndërkohë që ne punojmë e djersitim, e bëjmë plane për kualifikim, këta punojnë për të na penalizuar ne. Një ditë unë do të shprehem për këto gjëra. Dikujt nuk do t’i vijë mirë, por do të shprehem për të vërtetën. Ç’ne që miratohet një projekt pikërisht në datat kur ne marrim pjesë në “Gongun e Artë”? Ata të Maqedonisë, ku presidenti i federatës është shqiptar, ne na kanë privilegjuar, duke na i hequr disa shpenzime, por ja që jepet një projekt tjetër nga zyrat e Bashkisë në Tiranë dhe ne na prishen tërësisht planet. Ata marrin projekt për boksin profesionist, por ne si boks amator dhe si federatë zyrtare boksi e si klube boksi, kur do të na mbështesin? Më saktë, pse nuk na mbështesin? Ndaj them, më e pakta, ta shtyjnë aktivitetin e tyre.

- Ju thatë se këtë të hënë niseni për në Beograd, për në Kampionatin Europian. Cili është ekipi shqiptar dhe çfarë objektivash keni?

- Në Beograd ne shkojmë me 5 boksierë. Mes tyre Ani Haxhillari në peshën 57 kg, Alban Beqiri 71 kg, Senad Drini në 81 kg, Luiz Gjolena 92 kg. Ky Europian do të jetë mjaft i fortë dhe unë uroj që të marrim medalje. Mos harrojmë që në Beograd kohë më parë Beqiri doli i treti në botë. Ne jemi përgatitur dhe ekipin e shoqëroj unë bashkë me trajnerët Sead Bushati e Gëzim Zeneli. Uroj shumë që të fitojmë medalje!

Intervistoi: Adriatik BALLA