BREAKING NEWS

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së
x
BREAKING NEWS

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar
x
BREAKING NEWS

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu
x
BREAKING NEWS

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon
x
BREAKING NEWS

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e
x
BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet
x

Sport

Zef Kovaçi në Prokurori: Federata e shtangës bën korrupsion, kërkoj drejtësi

Zef Kovaçi në Prokurori: Federata e shtangës bën

Javë më parë gazeta “SOT” solli për lexuesit nëpërmjet numrave të saj problemet që po shoqërojnë federatën e shtangës pas daljes së skandalit të shpërblimit, ku një trajner akuzonte një tjetër se kishte marrë pa të drejtë shpërblimin. Natyrisht që në mes është Federata Shqiptare e Peshëngritjes, si institucion që menaxhon aktivitetet dhe harmoninë në komunitetin e shtangës, por duket se largimi i Erkand Qerimajt nga trajneri Zef Kovaçi bashkëngjitja e tij tek Sokol Bishanaku, me dhënien e shpërblimit këtij të fundit, ka prekur Kovaçin që e ka çuar çështjen në gjyq. Më shumë sesa paratë, duket sheshit se kjo është një betejë morale mes palëve. Për këtë arsye Kovaçi ka ngritur dhe padi në prokurori më 22 nëntor, kurse dje, në një intervistë të dhënë për gazetarin Gjergj Vyshka të RTSH-së ka sqaruar arsyet që e kanë çuar deri në këtë pikë. "Me thënë të drejtën kam vënë emrin e Sokol Bishanakut, sepse atij i kanë kaluar paratë. Por për mua kjo është një përzierje, vjedhje, grabitje, korrupsioni bashkë të dirigjuar nga presidenti i Federatës, Elez Gjoza, me iniciativën e ish-sportistit Qerimaj me dijeninë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Më pas u fut Bishanaku në mes, sepse ai ishte viktima që do të marri lekët e do të kalojë lekët. Unë kam përditë në grumbullim, paradite dhe pasdite në stërvitje. Unë kam qenë përditë nëpër hotele e gara, madje deri në ditën e fundit kur ishte fizioterapisti, që duhet ta fërkonte përpara aktivitetit dhe nuk pranoi. Dhe prandaj më vjen keq, sepse kam pësuar një mosmirënjohje që nuk e kam menduar kurrë. Të flasim të drejtën, Erkandi nuk ka qenë tip i tillë. Ka qenë kundër mashtrimit dhe drejtë e drejtë. Pse ndodhi kjo, nuk di ta shpjegoj", thotë Kovaçi. Më tej ai sqaron edhe situatën e kësaj çështjeje në Prokurorinë e Tiranës. “Unë jam interesuar, por më thanë që duhet të presësh 45 ditë, pa të shtunat e të dielat. Pra i bie që të pres deri në fund të janarit. Pastaj do ta bëj dhe një herë denoncimin e do të shkojë në KAS-in e Zvicrës, sepse KAS-i shqiptar nuk funksionon”, shtoi ai.

“S’pranoj zgjidhje në kafene, dua atë që më jep ligji”

Trajneri Zef Kovaçi ka pranuar se e ka kontaktuar kreu i federatës për një zgjidhje, por ai insiston që zgjidhja të jetë ligjore dhe se ai nuk do shpërblimin për mëshirë, por për drejtësi. “Unë nuk pranoj të takohem në kafe që të marrë një lek nën dorë. Unë dua të marrë shpërblimin që më takon. Unë nuk kërkoj asnjë lloj shpërblimin që nuk më takon. Unë kërkoj atë që kam patur deri më 31 janar. E kam deklaruar dhe këtu në Televizionin tuaj më 2 qershor dhe ia kam deklaruar dhe atyre e keqardhja është se ia kam thënë drejtuesve më të lartë Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Presidentit tonë të Federatës se nuk vij më”, shpjegon Kovaçi.

Në valle është Prokuroria

Është fare e qartë tashmë se palët nuk do të kenë mirëkuptim për ta zgjidhur çështjen dhe trajneri Zef Kovaçi pret raportin që do të hartojë Prokuroria për këtë rast. Mundet që palët të shkojnë në gjyq, e të ketë një vendim, por më e besueshme është që çështja të shkojë deri në gjykatën sportive të Lozanës (CAS).