BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, dyshohet për viktima

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, dyshohet për
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Sport

Zelimkhan Abakarov: Ende s’kam arritur sukses të rëndësishëm, kur ta fitoj Botërorin mund të quhet arritje

Zelimkhan Abakarov: Ende s’kam arritur sukses të

Shqipëria doli me katër medalje gjithsej nga Lojërat Mesdhetare “Oran-2022”, të zhvilluara në Algjeri. Nga këto, dy medalje u fituan nga mundësit çeçenë (pjesë e Federatës Ruse me të cilën kanë garuar më herët, por që prej disa muajsh garojnë me ngjyrat e flamurit shqiptar). Konkretisht, Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov janë mundësit e huaj që janë pasaportizuar shqiptarë dhe garojnë në garat internacionale për Shqipërinë. Madje ata i kanë sjellë medalje të rëndësishme vendit nga garat ndërkombëtare. Abakarov fitoi së fundmi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare, duke u konfirmuar si sportist jo vetëm cilësor, por një shpresë edhe për medalje në Botëror dhe në Olimpiadën e vitit 2024. Përtej paragjykimeve që ekzistojnë shpesh tek ne, duket se këta sportistë po i japin një shans mundjes shqiptare të korrë sukses ndërkombëtar. Gazeta “SOT”, sjell për lexuesit në këtë numër intervistën me Abakarov, e nëpërmjet kësaj interviste ne mësojmë më shumë për karakterin, ambiciet dhe natyrisht edhe informacion personal rreth mundësit që fitoi të artën në Algjeri. Duket qartë se ai ka objektiv medalje të artë në Botëror dhe medalje në Olimpiadë, por a është e përgatitur vetë Shqipëria për ta realizuar këtë objektiv madhor?

Kush është Zelimkhan Abakarov?

Datëlindja: 14.07.1993

Vendlindja: Federata Ruse

Stili: Mundje e lirë

Pesha: 65 kg

- Medalja juaj në Lojërat Mesdhetare ishte dëshmi e qëndrueshmërisë tuaj në rezultate. Sa e vështirë rezultoi gara për ju?

- Në Lojërat Mesdhetare nuk do të thosha se ishte e vështirë, por kundërshtari i parë dhe i dytë ishin të mirë, me rezultate të mira, fitues të kampionateve botërore dhe evropiane, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, por arrita të fitoja fare lehtë, duke qenë edhe vullneti i të Plotfuqishmit.

- Para se të merrnin shtetësinë shqiptare në shtator 2021, a kishe dëgjuar më parë për Shqipërinë, cila ishte përshtypja jote për Shqipërinë e shqiptarët?

- Të them të drejtën nuk kam dëgjuar shumë për Shqipërinë më parë, kështu që nuk kam pasur asnjë përshtypje, tani kam përshtypje shumë të mira, sepse kam mësuar për Shqipërinë dhe kam njohur njerëz të mirë.

- Si lindi ideja që të përfaqësonit Shqipërinë, kush jua propozoi dhe pse pranuat?

- Ideja lindi kështu: presidenti i Federatës së Mundjes të Shqipërisë, Sahit Prizreni, na kontaktoi përmes vëllait tonë të madh, Zurab, dhe na ftoi (ofroi) të luanim për Shqipërinë. Kjo ndodhi sapo po përgatiteshim për kampionatin rus dhe kështu ramë dakord të luanim për Shqipërinë.

- Si ndihet një sportist kur përfaqëson një vend tjetër nga vendlindja, nga atdheu i tij?

- Ndjej të njëjtën përgjegjësi si për atdheun tim, sepse më dhanë pasaportë, më dhanë nënshtetësinë, më dhanë mundësinë të provoj veten para gjithë botës. Prandaj përgjegjësia është e njëjtë me tokën amtare. Dhe përgjegjësia duket tek rezultatet, tek ajo çfarë synojmë gjatë përfaqësimit.

- Keni korrur disa suksese radhazi me flamurin shqiptar në më pak se një vit. A është ky prezantim ai që keni dëshiruar që më parë? E keni pritur një sukses të tillë kaq shpejt? Cilat janë objektivat tuaja në planin afatgjatë?

- Mendoj se nuk kam arritur ende ndonjë sukses të madh, të rëndësishëm. Përpara kemi Botërorin që do të zhvillohet në Serbi dhe nëse mund të fitoj medaljen e artë atje, padyshim që ky do të jetë një sukses. Ndërkohë, po e pranoj, qëllimi më i rëndësishëm janë Lojërat Olimpike dhe një medalje olimpike është padyshim diçka që e bën sportistin të suksesshëm.

- Në ç’gjuhë komunikoni me njerëzit e sportit në Shqipëri, a keni vështirësi të tilla në komunikim?

- Ne komunikojmë me sportistët shqiptarë në anglisht. Në fakt, ka vështirësi në komunikim sepse nuk e di shumë mirë gjuhën angleze, por jam duke studiuar, duke ndjekur kurse në anglisht. Mendoj se do të përmirësohem edhe në këtë drejtim.

- Çfarë ju pëlqen tjetër nga Shqipëria, a keni udhëtuar nëpër vendin tonë, çfarë mbresash keni?

- Në Shqipëri më pëlqen shumë natyra, malet, liqenet dhe deti, të gjitha janë shumë të ngjashme me atdheun tim, kemi edhe ne male të mëdha dhe natyrë të bukur. ?’është e vërteta në Shqipëri kemi shkuar edhe në mal dhe është shumë bukur. Malet tregojnë fuqi.

- A është masive mundja në vendlindjen tuaj? Nëse po, a ka sportistë  që do t’i rekomandonit të vishnin bluzën shqiptare?

- Po, në vendlindjen time shumë njerëz merren me mundje, është një sport i përhapur dhe i dëshiruar. Tek ne i fusin fëmijët të ushtrojnë mundjen që në moshën 6-vjeçare, pikërisht në këtë moshë nis mundja. Pra, unë vetë fillova ta ushtroj mundjen e lirë në moshën 6-vjeçare. Në lidhje me pjesën e dytë të pyetjes tuaj mund të përgjigjem që po, mendoj që shumë djem duan të luftojnë për Shqipërinë, më kërkojnë t'i marr të luftojnë edhe për Shqipërinë. Pse jo që të garojnë me flamurin shqiptar në garat ndërkombëtare.

- Cila është familja juaj, po rutina juaj e përditshmërisë?

- Unë jetoj me prindërit e mi dhe kam familjen time, jetojmë së bashku. Rutina ime e përditshme është e kushtëzuar nga disiplina stërvitore: stërvitem dy herë në ditë, në mëngjes një stërvitje të lehtë në orën 7 dhe në mbrëmje një stërvitje më të plotë në orën 17. E diela është një ditë pushimi, sigurisht.

- Ju garoni për Shqipërinë, po stërvitjen e përditshme ku e bëni?

- Në thelb, unë stërvitem në vendlindjen time, sepse ka shumë njerëz që merren me mundje, është mirë për të pasur formë të mirë në mundje, sepse sa më shumë partnerë sparring të ketë, aq më mire për cilësinë e stërvitjes dhe objektivat në rezultate. Kjo është arsyeja pse unë stërvitem kryesisht në shtëpi.

- A jeni besimtar, nëse po, cilën xhami frekuentoni në Shqipëri?

- Po unë jam besimtar, jam një besimtar mysliman. Shkoj në çdo xhami në Shqipëri, kam qenë në xhami të ndryshme.

Zelimkhan Abakarov: Ende s’kam arritur sukses të