BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Sport

Zgjati vetëm 4 ditë, futbollisti i njohur shërohet nga koronavirusi

Zgjati vetëm 4 ditë, futbollisti i njohur shërohet nga

Interi mund të buzëqqeshë. Achraf Hakimi ishte mungesa e madhe e zikaltërve të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e parë në grupet e Champions-it përballë gjermanëve të Borussia Monchengladbach ku barazuan 2-2. Mbrojtësi maroken rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Conte e kishte planifikuar titullar anësorin, por vetëm 5 orë para ndeshjes u njoftua se nga testet e kryera nga UEFA, ka rezultuar pozitiv dhe se nuk mundi të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj gjermanëve.

Hakimi u vendos menjëherë në izolim dhe dje iu nënshtrua një tjetër testi, ndërsa pak minuta më parë Interi njoftoi se përgjigja e tamponit të marokenit ka qenë negative, çka do të thotë se ai nuk është më i infektuar dhe infeksioni i zgjati vetëm 4 ditë. Megjithatë, Hakimi do t’i nënshtrohet një tjetër testi, për të marrë një konfirmim final. Nëse marokeni do të rezultojë sërish negativ, mund të udhëtojë me skuadrën drejt Genoas, për sfidën e planifikuar nesër në orën 18:00.