BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Sport

Zhgënjim i madh i Dinamos, mundet nga Apolonia dhe humbet terren në garën për titull

Zhgënjim i madh i Dinamos, mundet nga Apolonia dhe humbet terren në

Ndryshe nga Kategoria Superiore, që ka lojtarët më të mirë e më të paguar, në Kategorinë e Parë nuk janë lojtarët më të paguar e më cilësorë, por ka klube që kanë histori dhe kjo e bën këtë nivel gare të tërheqë vëmendjen dhe të ketë jo pak shikueshmëri edhe në shkallët e stadiumit. Në kuadër të javës së 19-të në këtë kategori, rezultati më befasues ishte disfata e Dinamos ndaj Apolonisë në një ndeshje të luajtur në kryeqytet, një humbje që ndikon jo pak negativisht në ecurinë e “nëndetëses blu” dhe njëherësh e vë në rrezik objektivin e saj për të qenë në një nga dy vendet e para që sigurojnë ngjitjen në elitë. Flamurtari dhe Skënderbeu janë përpara Dinamos dhe kjo humbje e bluve e ka bërë garën mjaft interesante dhe me të papritura të shumta në këtë fazë të fundit të saj.

Disfata me Apoloninë e papritur

Ekipi i Dinamos, në fakt, pësoi humbjen e dytë radhazi në shtëpi në Kategorinë e Parë. 18 herë kampionët e Shqipërisë, po luftojnë për t’u rikthyer në Superiore, por renditën në vendin e tretë në Kategorinë e Parë. “Blutë” humbën 2-3 në kryeqytet përballë Apolonisë. Sfida u zhbllokua nga goli i nigerianit Umejiego (8’), i cili kaloi fierakët në avantazh. Dinamo reagoi dhe barazoi me anë të Taulant Markut (31’). Apolonia u rikthye në avantazh falë një penalltie të saktë të Stefano Omerit (66’). Dinamo sërish barazoi falë golit me kokë të nigerianit Eche (73’). Emocionet nuk kishin përfunduar në “Selman Stërmasi”, pasi një gol i bukur me kokë i Eneh (86’) i dhuroi Apolonisë tri pikë të arta. Dinamo mbetet në vendin e tretë me 34 pikë, tri më pak se Skënderbeu kryesues dhe dy më pak se Flamurtari. Ndërkohë, Apolonia është ngjitur në vendin e shtatë me 25 pikë.

Mehmeti nuk e bën dramë, sheh nga e ardhmja

Situata me Dinamon pas humbjes së djeshme me Apoloninë është rënduar edhe për stafin teknik me në krye Dritan Mehmetin. Trajneri i “nëndetëses” përpiqet ta qetësojë këtë situatë të mjegullt, duke mos e bërë dramë disfatën dhe largimin nga kryesuesit, por me shpresë që Dinamo do të dijë të rikuperojë në javët në vazhdim. Humja në kryeqytet rëndon edhe më shumë sepse është duel brenda fushe dhe ekipet ndeshje të tilla i konsiderojnë fitore medoemos dhe për dinamovitët humbja në këtë rast vjen e dyfishtë. Gjithsesi, trajneri nuk e humbet toruan, ai beson se “nëndetësja” do të bëjë kthesë në ndeshjet në vazhdim. “Ne ja falëm ndeshjen, rezultati u vendos nga disa situata. U treguam shumë naivë, na ndëshkuan dhe nuk ka justifikim, është vështirësuar shumë situata për sa i përket objektivit. Kemi ndeshje direkte, futbolli është i vështirë por edhe i bukur. Në tre situatat që pësuam, lojtarët duhet të ishin më altruist dhe të vëmendshëm. Mungojnë lojtarët tipikë sulmues, mund të shërbenin për ekipin, kjo ndeshje na vështirëson shumë punën, Duhet të mendojmë për të ardhmen dhe të bëjmë maksimumin. Duhet të vazhdojmë përpara. Nuk është e vështirë vetëm për Dinamon, por për të gjitha skuadrat, s’ka ndeshje të lehta. Ne do bëjmë maksimumin dhe do japim më të mirën, shpresoj të marrim çfarë meritojmë”, nënvizoi Mehmeti.