Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zidane del hapur: Pogba dhe Nejmar janë në projektin e Realit, po punojmë t’i sjellim në Madrid

Postuar: 13/08/2019 - 07:23

Pol Pogba dhe Nejmar mund të jenë lojtarë të Realit në sezonin e ri. Lëvizja mund të kryhet në ditët e fundit të gushtit dhe për herë të parë kjo gjë pranohet hapur nga drejtuesit e klubit madrilen. Kështu, në një intervistë për mediat pas miqësores ndaj Romës, trajneri i “Los Blancos” Zinedine Zidane ka lënë gjithçka të hapur përsa i përket kalimeve të sulmuesit brazilian dhe mesfushorit francez në “Santiago Bernabeu”. “Deri në 2 shtator mund të ndodhë gjithçka, si për Nejmar ashtu për Pogba, por tani duhet të përqendrohem vetëm te lojtarët që kam në skuadër. Zidane shkëputi edhe një mendim për dy lojtarë që janë nxjerrë në shitje nga Reali, Gareth Bale dhe Hames Rodriguez: “Hames është një lojtari i yni ashtu si edhe Gareth, por gjërat mund të ndryshojnë”, u shpreh Zidane. Ndërkohë, ia vlen të diskutohet situata rreth Nejmarit, pasi për të nuk interesohet vetëm Reali, por edhe Barcelona, madje katalanasit janë shtëpia e preferuar për yllin brazilian. Kështu, sikurse shkruajnë mediumet franceze, i gjithë Parisi po “zien” për çështjen “Nejmar”. Qëndrimi i sulmuesit brazilian në kryeqytetin francez është i pamundur dhe kjo u kuptua qartë edhe gjatë përballjes së parë të kampionatit, e fituar thellë 3-0 ndaj Nimes. Banderola (Nejmar, zhduku!) dhe kore të tifozëve kundër “O’Ney” (Nejmar, bir k...!), tifozët e PSG-së nuk kanë më simpatinë më të vogël për 27-vjeçarin, që me qëndrimin e tij duket se e ka mbushur kupën. Nëse do të bëhej fjalë për një futbollist të zakonshëm, diskutimi do të ishte ndryshe, por një futbollist që ka kushtuar 222 milionë euro duhet të menaxhohet me shumë kujdes, pasi humbjet, sigurisht ato ekonomike, do të ishin të pallogaritshme. Që Nejmar nuk do të jetë më pjesë e PSG-së, kjo është më se e qartë, por cili do të jetë destinacioni i brazilianit, Barcelona apo Nejmar? Duket sikur jemi kthyer 6 vite pas në kohë, pikërisht në vitin 2013, kur dy gjigantët e futbollist spanjoll konkurronin fort në merkato për shërbimet e ish-talentit të Santosit. Atëherë fitoi Barça, që gjithsesi pati kosto me pas gjyqeve të zhvilluara për shmangie të detyrimeve tatimore. Si Barcelona, ashtu edhe Reali, nuk janë të gatshëm të paguajnë shuma marramendëse për Nejmar. Katalanët janë të disponueshëm për ta huazuar ose blerë duke përfshirë edhe shkëmbimin me Kutinjon (ndoshta edhe të ndonjë elementi tjetër, si Rakitiç apo Dembele). Reali, gjithashtu ka shpenzuar shumë gjatë kësaj vere me blerjen e emrave të tillë si Hazard, Joviç, Militao e Mendi, ndaj ofron 120 milionë euro plus kartonin e Hames Rodriguezit. Parizienët do ta pranonin ofertën nëse përfshihej Isko dhe jo Hames, por Zidane nuk ka ndërmend të heqë dorë nga spanjolli. Ndoshta duke shtuar edhe një nga portierët, Navas apo Kurtua, atëherë kampionët e Francës mund të dorëzohen. Deri në fillim të shtatorit, kur të mbyllet përfundimisht merkatoja, do të luhet një “El Clasico” e nxehtë në zyra për të fituar kartonin e Nejmarit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2019 - 23:23

Emri i tij ka dominuar të gjithë merkaton e verës dhe pikërisht kur ndodhet në kulmin e tratativave për tu larguar nga PSG, pasi shkatërroi gjithçka me drejtuesit e skuadrës, trajnerin dhe tifozët, ylli brazilian, Ney

Postuar: 20/08/2019 - 17:30

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, mungoi në dy ndeshje miqësore të Juventusit për shkak të proble

Postuar: 20/08/2019 - 07:28

Merkato e kësaj vere nuk ka prodhuar ndonjë surprizë ekstra, siç ishte, fjala vjen, ajo e Nejmari

Postuar: 20/08/2019 - 07:27

Partizani e fitoi Superkupën e Shqipërisë dhe lumturoi veten, stafin teknik e drejtues dhe tifozë

Postuar: 20/08/2019 - 07:26

Lojtarët e kombëtares kuqezi po presin të qetë startin e sezonit (në ato kampionate ku ende nuk k

Postuar: 19/08/2019 - 23:38

Juventus është duke u përgatitur për fillimin e Seria A dhe ndeshjes së parë kundër Parma në 24 g

Postuar: 19/08/2019 - 16:48

Në Angli nisi sot Kampionati Botëror i Lojërave për personat që kanë dhuruar organe jetësore apo