BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me
x
BREAKING NEWS

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në
x
BREAKING NEWS

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar
x
BREAKING NEWS

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani
x

Sport

Zidane në bisedime me Al Khelaifin, diskutohet pankina e PSG-së

Zidane në bisedime me Al Khelaifin, diskutohet pankina e PSG-së

Në radhët e Paris San Zhermenit po fryjnë erëra të reja që kanë të bëjnë me pankinën. Trajneri aktual Mauricio Poçetino po hap derën e largimit ndërsa Zinedin Zidane po hap derën e hyrjes. Janë vetë mediat franceze që shkruajnë se Zinedine Zidane mund të bëhet trajner i Paris San Zhermenit. Trajneri francez mund ta zëvendësojë Mauricio Poçetinon, nëse palët arrijnë marrëveshje. Në fakt, këtë javë është paraparë një takim në mes të ish-trajnerit të Real Madridit me presidentin e PSG-së, Naser Al-Khelaifi. Kampioni francez nuk është dorëzuar ende dhe e do me ngulm ish-kampionin e Evropës dhe të Botës në krye të shtabit teknik. Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, “Zizou” do t’i ofrohet një kontratë e majme me një rrogë prej 25 milionë eurosh në vit. Pasi e “blindoi” Kilian Mbapen, PSG-ja tash po mendon edhe për trajnerin e ri, në tentim për ta fituar Ligën e Kampionëve. Siç dihet, Zidane është trajneri i parë në histori të futbollit që e ka fituar tri herë radhazi Championsin. Dhe, ai konsiderohet si trajneri ideal për ta drejtuar klubin nga “Parku i Princave” drejt triumfit evropian, pasi qe më shumë se një dekadë po e dominon futbollin francez. Ndërkohë, Lionel Mesi po e shikon me qetësi dhe lumturi, teksa bashkëlojtari i tij në Paris San Zhermen, Kilian Mbape, ka përkushtuar të ardhmen e tij te kampionët e Ligue 1. Ylli argjentinas është madje mirënjohës që qendra e vëmendjes së mediave është jashtë tij, diçka që vështirë se ka ndodhur që kur ai shpërtheu në skenë më shumë se 15 vjet më parë. Mesi është i kënaqur që Mbape po qëndron te PSG. Argjentinasi është një fitues i lindur dhe, logjikisht, ai beson se do të ketë më shumë shanse për të fituar me Mbape në Paris sesa nëse francezi do të kishte bërë lëvizjen te Real Madrid. Mesi, le të kujtojmë, është kontraktuar me PSG -në edhe për një vit, pa asnjë opsion për sezonin 2023/24 (të paktën i nënshkruar), kështu që ata do të bëjnë gjithçka në ndjekjen e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, tekniku aktual i PSG-së është pothuajse i larguar. Janë vetë mediat franceze që shkruajnë se Maurico Poçetino ka gjasa të mëdha të shkarkohet nga posti i trajneri te klubi francez. “Le Parisen” ka bërë të ditur se vendimi për shkarkimin e trajnerit argjentinas është marrë tashmë nga drejtuesit e klubit parizien. Krerët e klubit, lajmin për shkarkimin trajnerit do t’ia kumtojnë gjatë javës së ardhshme. Kontrata e Poçetinos me kampionin francez skadon në vitin 2023.