BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Sport

Zidane rinovon me Realin e Madridit, edhe një vit tjetër mbetet “Los Blancos”

Zidane rinovon me Realin e Madridit, edhe një vit tjetër mbetet

Presidenti Perez e quan “Bekim” për klubin madrilen, prandaj edhe rinovoi menjëherë me francezin, duke i besuar skuadrën edhe për një sezon tjetër

Reali i Madridit u shpall kampion në Spanjë para pak ditësh, duke siguruar titullin e radhës, ndërkohë që rivalja e vet, Barcelona, deri tani nuk ka fituar gjë gjatë këtij edicioni dhe ka shansin e vetëm në Champions League. Ecuria e mirë re Realit ka bërë që drejtuesit e klubit të mos e vënë në diskutim rinovimin e kontratës me francezin Zinedin Zidane, i cili është i justifikuar me punën që bëri në krye të skuadrës dhe falë tij Reali mundi të përmbysë dhe një herë tjetër hegjemoninë e Barcelonës e të rikthehet tek titullit në La Liga. Prandaj me të drejtë mediat sportive spanjolle dhe jo vetëm i kushtuan shumë rëndësi faktit që Zidane po pranonte të zgjaste kontratën me “Los Blancos”. Kështu, referuar asaj ë shkruajnë vetë mediumet sportive spanjolle, e ardhmja e trajnerit Zinedin Zidan do të vazhdojë të jetë e lidhur me klubin e Real Madrid. Para pak ditëve, kur ekipi u shpall kampion, tekniku francez vendosi në alarm “Los Blancos” duke u shprehur se nuk i dihej të ardhmes. Mirëpo, sipas asaj që raporton “Marca”, e përditshmja e cila është shumë pranë madrilenëve, një takim mes presidentin Florentino Perez dhe Zidan i ka dhënë fund dyshimeve. Perez është shprehur se “Zidan është një bekim për klubin”, e në këtë formë nuk kërkon ta humbasë trajnerin, pasi herën e parë që e bëri, gjërat nuk shkuan mirë për “galaktikët”. Zidan ka një statistikë mbresëlënëse me Realin teksa fiton me klubin mbretëror një trofe për çdo 19 ndeshje. Në arritjet e tij, titujt më të vlefshëm janë tre Liga Kampionësh dhe dy La Liga.

Modriç thumbon Ronaldon: Reali di të fitojë edhe pa të

Reali i Madridit u shpall kampion i Spanjës për herë të 34-t në histori, pas fitores me rezultat 2:1 kundër Vilarealit në “Santiago Bernabeu” javën e kaluar. Djemtë e Zinedine Zidane e fituan trofeun e ligës për herë të parë pas vitit 2017 dhe e përfunduan sezonin në krye të tabelës me pesë pikë më shumë sesa rivalja Barcelona. Real Madridi i kishte fituar tre trofe radhazi të Ligës së Kampionëve dhe një të La Ligës gjatë periudhës së parë të Zidane si trajner i klubit, si dhe me golashënuesin më të mirë në histori të klubit, Kristiano Ronaldon, në sulm. “Los Blancos” e përjetoi një sezon të vështirë pasi Zidane dhe Ronaldo u larguan në vitin 2018. Zidane thjesht mori pushim nga pozita e trajnerit, ndërsa portugezi u transferua në Juventus. Por, francezi u kthye në mars të vitit 2019 në postin e trajnerit dhe Real Madridi filloi ta gjejë sërish formën e mirë. Modriç tani insiston se ai nuk dyshoi asnjëherë që titujt nuk do të ktheheshin në “Santiago Bernabeu” sërish. “Nuk është e nevojshme ta diskutojmë sa i rëndësishëm ishte Kristiano Ronaldo për Real Madridin. Por, unë duhet të them që ne nuk u tronditëm nga fakti që ai nuk ishte më me ne, në aspektin e ambicieve tona”, ka thënë Modriç. “Ne ishim të bindur se do të vazhdonim të fitonim edhe pa të”.