BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Sport

Zidane ruan qetësinë: Reali i Madriditpo pret titullin, Hamez i lirë të zgjedhë

Zidane ruan qetësinë: Reali i Madriditpo pret titullin, Hamez i

Reali i Madridit është shumë pranë titullit kampion në Spanjë. Ka krijuar një difer-encë të vogël, por domethënëse pikësh ndaj rivales së vjetër, Barcelonës dhe tani shpreson të mos gabojë në asnjë ndeshje deri në fund të edicionit për të arritur titullin kampion. Në fakt, skuadra është në rrugën e duhur dhe pavarësisht po-lemikave që ka në shtypin spanjoll, sidomos pas debateve se gjyqtarët janë rreshtuar në krahë të Realit, sërish Zidane dhe grupi vijojnë t’i përkus-htohen angazhimeve të tyre në fushë dhe duan ta mbyllin si triumfatorë këtë edicion në la Liga spanjolle. Nga ana tjetër, Zidani, në daljen e fundit për shtyp, nuk la pa përmendur edhe sulmuesin kolumbian Hamez Rodriguez, për të cilin mediat thonë se do të përfundo-jë në Premier League sezonin tjetër. Në të vërtetë tekniku francez tha se për lojtarin ambi-enti më i mirë është vetëm Reali i tij dhe asnjë klub tjetër, por e la të lirë të zgjidhte më të mirën e tij. kështu, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur nga një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Granadës që do të luhet këtë të hënë. Numri një i stolit mendon se kjo sfidë është më e rëndë-sishmja në 3 javët e mbetura. Një fitore e mundshme do të bënte që madrilenët të kishin dy duar në titullin kampion, pasi në dy ndeshjet e mbetura do të mjaftoheshin me një barazim dhe një fitore. Momentalisht Reali është vetëm 1 pikë mbi Barçën, sepse katalanasit fi-tuan  kundër Valadolidit. Ana psikologjike – “Është java e fundit dhe kanë mbetur vetëm 3 ndeshje. Është më e vështira, por më e rëndësishmja. Të gji-tha skuadrat që kemi përballë kanë nevojë për pikë dhe ne duhet të luajmë me të gjitha energjitë në ndeshjen kundër Granadës. Kampion? Ai që do të ketë më shumë pikë në fund të sezonit”. Reali nuk ka pësuar në 18 ndeshje – “Kjo statistikë tr-egon se ekipi ka qenë konstant. E dimë se jemi të mirë. Jam i kënaqur për Kurtua dhe për skuadrën. Më e rëndësishme është që skuadra po lufton. Ne nuk duam të mendojmë për histori, por vetëm të fitojmë ndeshjen. Jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e nesërme”. Hazard – “Do ta shohim nesër. Ai është me ne dhe kjo është më e rëndësishme”. Merkato – “Mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme dhe për këtë duhet të më pyesni. Unë mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme. Nuk mendoj as për sfidën kundër Mançester Siti, vetëm për Gra-nadën”. Hames Rodriguez – “Është futbollist i rëndësishëm dhe është me ne. Është 29 vjeç dhe dua ta uroj. Është e vërtetë që disa luajnë më shumë dhe disa më pak, por nuk do të largoj asnjë futbollist. Të gjithë kanë kontribuar disi në skuadër”, theksoi Zidane, por dukshëm më vonë ai tha se Hamez është i lirë të zgjedhë më të mirën për veten e tij. Në të vërtetë, tekniku francez këmbëngul që kolumbiani do të ishte mirë që mund të qëndrojë në radhët e Realit të Madridit. Nuk mungoi në qëndrimin e Zidanit edhe komenti i tij për gjyqtarët. “Të gjithë kanë men-dimet e tyre dhe nuk merrem me këta njerëz. Ne punojmë në fushë dhe shohim përkushtimin e lojtarëve çdo ditë”, nënvizoi në fund trajneri francez i Realit të Madridit, Zinedin Zidane.