BREAKING NEWS

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja sa do të shiten

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Vdes  33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej
x
BREAKING NEWS

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të zgjasë

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të
x
BREAKING NEWS

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të reja, ja makina e përdorur nga autorët

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në
x
BREAKING NEWS

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur praninë ushtarake në veri të Kosovës, do veprojmë nëse...

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur
x
BREAKING NEWS

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë qeverisë: Ulni çmimin e karburanteve, jepini fund rrjepjes

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë
x

Sport

Zidane: Unë trajner i PSG-së ose Francës? Kurrë mos thuaj kurrë!

Zidane: Unë trajner i PSG-së ose Francës? Kurrë mos thuaj

18 faqe intervistë ka dhënë Zinedin Zidani për gazetën e njohur franceze “L’Equipe”. Aty përshkruhet gjithçka nga jeta e tij dhe sidomos nga objektivat e tij tani e tutje, e deri tek goditja me kokë që i bën Materacit në kupën e Botës të vitit 2006. Janë 18 faqe që shpjegojnë mirë peshën e yllit francez për vendin e tij. Ish trajneri i Realit të Madridit bën bilancin e karrierës, duke shpjeguar se pret të marrë drejtimin e Francës, por pa përjashtuar mundësinë që një ditë mund të pranojë dhe stolin e klubit parisian. Mes shumë temave më në fund francezi zbulon dhe prapaskenën e goditjes së famshme me kokë ndaj Materacit, gjatë finales së Botërorit 2006-të, të humbur përballë Italisë. Ajo në Berlin ishte ndeshja e fundit e Zidane si futbollist dhe përfundoi me përjashtimin e tij nga fusha. “Për mua në veçanti nuk ishte më e bukura. Gjatë asaj finaleje ndodhën shumë gjëra. Penalltia me panenka, pritja e Bufon në goditjen time me kokë, dhe pastaj për mua u mbyll ashtu, në atë mënyrë për të cilën nuk jam krenar. Atë ditë nëna ime nuk ishte mirë dhe isha i shqetësuar. Pastaj në fushë kishte presion dhe ai fillon të më ngacmojë duke më përmendur motrën. Ai (Materaci) ka thënë shpesh që nuk më ka fyer nga nënën, por fyeu motrën time, që në ato momente po e ndihmonte. Kur më fyeu motrën diçka shpërtheu brenda meje dhe ndodhi ajo që ndodhi. Më duhet ta pranoj. Nuk është se jam krenar, por edhe ajo është pjesë e rrugëtimit tim. Në atë moment isha thjesht i brishtë psikologjikisht dhe në momente të tilla mund të bësh gjëra që nuk janë të mira”, nënvizoi Zidane. Ndërkohë, trajneri ndërkohë nuk e fsheh se stoli i kombëtares franceze mbetet një prioritet për të në rolin e trajnerit. “Shpresoj që një ditë të jem trajner i Francës, por se kur kjo nuk varet nga unë. Kam dëshirë që karrierën si trajner ta mbyll me kombëtaren. Si lojtar ka qenë gjëja më e bukur, maksimumi, ndaj është diçka që dua ta bëj”, shtoi ai. Më tej Zidane foli për një mundësi në krye të pankinës së Francës. “Tani është një skuadër me objektiva, nëse mundësia do të paraqitet unë do të jem gati. Nuk varet nga unë, por kam shumë dëshirë pasi Franca është gjëja më e bukur. Unë trajner i PSG-së ose Francës? “Kurrë mos thuaj kurrë, sidomos tani si trajner. Por nuk është një temë aktuale. Si lojtar kisha shumë zgjedhje, si trajner ka shumë më pak. Nëse marr një skuadër e bëj vetëm për të fituar. E them me modesti, dhe kjo është arsyeja që nuk mund të shkoj kudo. Është dhe gjuha, nuk mund të shkoj në Mançester, pasi nuk e zotëroj anglishten”, përfundoi Zidane.