
Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Zidane zhgënjen PSG-në, refuzon të drejtojë kampionët e Francës

Shkruar nga Adriatik BALLA 20 Qershor 2022

Paris San Zhermen është një klub i madh, padiskutim, që ka bërë shumë progres vitet e fundit, që ka grumbulluar në gjirin e saj lojtarët më të mirë në qarkullim dhe ka shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër në Europë e në botë për të fituar gjithçka. Pra PSG është një klub i parefuzueshëm dhe prej parave që disponon tundohen të gjithë. Me përjashtim të njërit, Zinedin Zidanit, i cili edhe pse shihej favorit për të marrë drejtimin e kampionëve të Francës, duket se është tërhequr, pra nuk ka pranuar. E shkruajnë vetë mediat franceze: “Zinedin Zidane nuk do të ulet në pankinën e PSG-së në sezonin e ardhshëm. Trajneri francez cilësohej si kandidati kryesor për të zëvendësuar argjentinasin Poçetino, i cili ka gjetur akordin për t’u larguar nga kryeqyteti francez”. Por ka zëra që shkojnë përtej një raporti mes Zidanit dhe Paris San Zhermenit. Kështu, “RMC Sport” raporton se “Zizu” ëndërron të marrë drejtimin e kombëtares franceze. Gjithsesi dera nuk është mbyllur dhe nuk përjashtohet fakti që ish-mesfushori i famshëm të bëhet trajner i PSG-së në të ardhmen. Drejtuesit e kampionëve të Francës preferojnë Zidane, madje janë gati t’i japin një liri të plotë duke e kthyer në një stil menaxheri si në Premier League, por ky i fundit ëndërron vetëm “Gjelat”. Ish-kapiteni i dy herë kampionëve të botës, nuk do të paragjykojë në asnjë mënyrë të ardhmen e Didier Deshamps, por në rast se trajneri aktual vendos t’i japë fund me Francën pas Katar 2022, Zidane padyshim që do të ishte kandidat kryesor për ta zëvendësuar. Edhe Noel Le Grat, presidenti i Federatës Francezeve të Futbollit, ka Zidane në krye të listës së dëshirave për pasuesin e Deshamps. 50-vjeçari (i mbush më 23 qershor) fitoi 3 Champions League si trajner i Real Madrid, ndërkohë që qëndron pushim prej një viti. Ndërkohë, Leonardo Parades ka vazhduar kontratën me Paris Saint Germain. “L’Equipe” zbulon se mesfushori ka vazhduar kontratën edhe për një vit me kampionin francez. Kontrata e argjentinasit me klubi francez skadonte në fund të këtij muaji, por janë krerët e klubit që ia kanë vazhduar edhe për një vit kontratën. 27-vjeçari është përfolur se mund të largohet gjatë kësaj vere nga parisienët. Por ishte dëshira e lojtarit që të mbetet pjesë e PSG-së. Parades është pjesë e klubit francez që nga viti 2019, kur u transferua nga Zenit Shën Petersburg. Mbetet të shihet e ardhmja e tij në këtë merkato vere, por surprizat duket se nuk do të mungojnë.
Më të lexuarat


Lajm shokues! Futbollisti humb jetën në moshë shumë të re, flasin mjekët: Bëmë gjithçka për të, por nuk ia doli

Leicesteri i shtohet listës së klubeve të Premier League që duan Brojën

Hidhet shorti për sezonin e ri në Itali e Spanjë, s’ka surpriza rreth “klasikeve”

Flet “Maradona i Dibrës”, Shpëtim Toska: Biografia m’u bë pengesë të arrija më shumë, por publiku ishte krah meje

UEFA vendos ku do të luajë Partizani në Europë, vjen lajmi i mirë për skuadrën shqiptare

Ngrihen akuza korrupsion ndaj presidentit të PSG-së

Zidane: Unë trajner i PSG-së ose Francës? Kurrë mos thuaj kurrë!

Tirana shans të shkojë në fazën e grupeve europiane nëse kalon turin në Champions

Orë vendimtare për kuqezinjtë, Sadiku e Strakosha në pritje të lëvizjes së madhe

Ky është super sulmuesi që ka zgjedhur Guardiola për sezonin e ri
