Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zinedin Zidane fillon tërmetin tek Reali, 9 lojtarë i nxjerr në shitje (Emrat)

Postuar: 18/03/2019 - 20:57

 Do të jetë një revolucion ai që Florentino Perez dhe Zidan do të bëjnë në fund të këtij sezoni tek Reali. Pa parë fytyrat, as kurrikulumin, duke u bazuar vetëm për atë që ka nevojë Reali për t’u kthyer në majë të Europës. Objektivat për afrimet janë ata që tashmë të gjithë i dinë: për mesfushën Eden Hazar, Kristian Eriksen dhe ëndrrra e madhe Pol Pogba. Në sulm objektiv është Mbape, që nga ana e tij ka lëshuar sinjale drejt madrilenëve, ndërsa alternativë mbetet Herri Kejn.

Por më interesantë sesa blerjet janë shitjet. Nëse dikush kishte në plan të merrte Asension, tani nuk mund ta bëjë pasi Perez me kërkesë të Zidan e ka hequr nga merkatoja. Në shitje është Vahejo, që me ardhjen e Militanos nuk do të ketë më vend në ekip. Marselo gjithashtu mbetet në dyshim. Ndonëse Zidan e pëlqen shumë, aktivizimi i Reguijon, prodhim i akademisë, është prioritar. Bejl gjithashtu mbetet në merkato, ndërsa mes portierëve, është Kurtua ai me valixhe në dorë. Mariano Diaz nuk ka bindur, ndërsa Reali mendon ta huazojë. Pastaj janë tre lojtarë që në fund të sezonit do të shiten: Sebajos, Jorente dhe Valverde, të gjithë lojtarë që pritej të rindërtonin një repart, por me ardhjen e Zidan, nuk do të kenë më minuta dhe do të largohen në fund të sezonit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/06/2019 - 09:19

Ky sezon që u mbyll ka qenë padyshim një nga më të dështuarit për brazilianin Neymar.

Postuar: 17/06/2019 - 07:24

Së fundmi ka ndodhur një ndeshje miqësore me qëllime bamirësie mes ekipit të Granit Xhakës dhe at

Postuar: 16/06/2019 - 15:57

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Juventusit.

Postuar: 16/06/2019 - 09:04

Kolumbia ka mundur 2-0 Argjentinën në ndeshjen e parë të Grupit B të Kupës së Amerikës.

Postuar: 16/06/2019 - 07:56

Brazili është padyshim lider i futbollit botëror, jo vetëm me kupa bote të fituara më shumë nga t

Postuar: 16/06/2019 - 07:55

Kukësi po projekton ekipin e sezonit të ri, më së pari duke e bërë gati për sfidat e mëdha në Lig

Postuar: 16/06/2019 - 07:53

Futbolli shqiptar ka ulje-ngritjet e tij, natyrisht arritjet dhe mangësitë e veta.