BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Sport

Zyrtare/ Alkantara largohet nga Bajerni, nënshkruan për Liverpulin në Premier League

Zyrtare/ Alkantara largohet nga Bajerni, nënshkruan për Liverpulin

Liverpuli dëshiron të mbetet skuadra favorite për të fituar titullin sërish në Angli dhe për të përmbushur objektivat e saj në kampionat po bën që tani lëvizjet e duhura, një projekt që po zgjatet nga trajneri Jurgen Klop. Dhe lëvizjet e fundit kanë mbërritur në “Anfield”, midis të cilëve dhe një fitues i madh trofesh si Tiago Alkantara. Kështu, spanjolli ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Liverpulin, thotë se largimi nga Bajerni i Munihut është “vendimi më i vështirë” në karrierën e tij. Mesfushori spanjoll ende nuk është zyrtarizuar nga Liverpuli, por Thiago, 29 vjet, i ka dhënë lamtumirën Bajernit përmes një letre të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Ai është blerë për 20 milionë funte plus 5 të tjera bonuse dhe do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare. Thiago ka falënderuar Bajernin për vitet e mrekullueshme “që i kam kaluar atje”. Ai thotë se “jam rritur dhe kam mësuar shumë në këtë klub të mrekullueshëm”. Ndër të tjera, duke treguar se ka përjetuar momente nga më të ndryshmet, Thiago tha se shkoi në Bajerni i Mynihut si i ri për të fituar gjithçka, por largohet si burrë që ka realizuar gjitha ëndrrat që mund t’i ketë një futbollist. Thiago insiston se kishte nevojë për një ndryshim, dhe për atë po largohet për një sfidë të re, por kurrë nuk do të harrojë klubin që i dha shumë për shtatë vite me radhë. Premier League është destinacioni i ri i Thiagos dhe Liverpuli pritet ta bëjë së shpejti zyrtare blerjen e spanjollit. Mesfushori i Spanjës ka firmosur kontratë afatgjatë me kampionin e Anglisë. Është lojtari i dytë i transferuar nga Liverpuli, pas Kostas Cimikas. “Është një ndjenjë e shkëlqyeshme. Kam pritur për këtë moment shumë gjatë dhe jam shumë, shumë i lumtur të jem këtu”, deklaroi Alkantara. Mesfushori ishte i rëndësishëm te Bajerni dhe është përforcim i madh për Liverpulin. Në edicionin e fundit luajti 40 ndeshje kurse fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve. 29-vjeçari i ka 39 ndeshje për Spanjën. Te Bajerni ka luajtur shtatë vjet kurse më parë ishte te Barcelona. Në përgjithësi i ka nëntë tituj të kampionit, dy Liga të Kampionëve dhe dy Botërorë të klubeve. Një lojtar i kompletuar në kuptimin e plotë të fjalës dhe me trofe të shumtë. Ndërkohë, Liuverpuli nuk ka ndërmend të ndalojë vetëm tek Alkantara, pasi trajneri Jurgen Klop ka futur në rreth edhe emrin e Osman Dembele, lojtari që kishte pritshmëri të mëdha por nuk shkëlqeu me Barcelonën. Por Klop beson se ai mund të jetë shpërthimi i madh tek Liverpuli, prandaj po nxiton ta bëjë për vete. Kështu, mediat angleze njoftojnë se tekniku gjerman i ka hedhur “grepat” për sulmuesin francez dhe po përpiqet ta bindë atë. Madje për këtë çështje është kontaktuar edhe Barcelona. Sipas medias së njohur sportive, “Sport”, skuadra e Jurgen Klopit është e gatshme ta transferojë atë në formë huazimi. Për këtë Liverpuli është e gatshme të paguajë një kompensim, megjithatë Barça ende nuk ka dhënë një përgjigje.