BREAKING NEWS

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, vjen reagimi që nuk pritej i Blendi Fevziut

x

Sport

Zyrtare! Barcelona shkarkon Ernesto Valverden, zgjidhet trajneri i ri

Barcelona ka shkarkuar Ernesto Valverden. Lajmin për shkarkimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Barcelonës.

Ndërkohë klubi ka gjetur pasuesin e tij dhe ai është Quique Setien. Ish-trajneri i Betis është zyrtarizuar si tekniku i ri, do të firmosë një kontratë 2.5-vjeçare dhe është gati të shfrytëzojë shansin e jetës. Edhe pse nuk është shumë i njohur, ai njihet si një profesor dhe dallohet për stilin e tij ofensiv të futbollit.