BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Zyrtare, Nojer i dëmtuar rëndë, humbet sezonin

Zyrtare, Nojer i dëmtuar rëndë, humbet sezonin

Portieri i Bajernit dhe kombëtare së Gjermanisë, Manuel Nojer, konfirmohet edhe zyrtarisht i dëmtuar dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit. Gardiani i skuadrës bavareze i dëmtua në ndeshjen kundër Realit të Madridit dhe mediat konfirmuar dje se pas rezonancës së bërë rezulton se ai ka dëmtim të rëndë në gju, e për pasojë nuk do të luajë në ndeshjet e mbetura nga ky sezon në Bundesligë. Bëhet fjalë për disa inde të quajtur metatarsal dhe që kërkojnë të paktën dy muaj kohë të rikuperohen. Ka qenë vetë Nojer që është shprehur për sajtin zyrtar të Bajernit se nuk do të luajë në ndeshjet e ardhshme dhe se i vinte keq që nuk do ta ndihmonte ekipin në këto javë të mbetura të Bundesligës gjermane. Nojer nuk do të kërkojë të operohet, por ai do të bëjë pushim gjatë kësaj kohe që të rikuperohet, për pasojë nuk do të luajë në ndeshjet e ardhshme”, shkruajnë mediat gjermane. Nga ana tjetër vetë Nojer ka fjalë urimi për skuadrën. “Tani jam i përqendruar te shëndeti im, sepse më duhet të rikuperohem nga një dëmtim në këmbë. Natyrisht, unë jam i trishtuar që nuk do të ndihmojë shokët e skuadrës dhe nuk do të jem në dispozicion të trajnerit për ndeshjet finale të sezonit. Gjithsesi, jam i fokusuar te shëndeti dhe kjo është gjëja më e rëndësishme që mund të bëj për momentin”, shkruan Nojer. Mungesa e tij shihet shqetësuese për Bajernin në kampionatin gjerman, pavarësisht se skuadra bavareze ndodhet tetë pikë para Leipziguit të vendit të dytë dhe është shumë pranë një suksesi të madh në futbollin vendas, pra ka gjasa të mëdha të fitojë titullin kampion. Sven Ulhriç do ta zëvendësojë Nojerin duke nisur nga ndeshja e së shtunës në “Allianz Arena” përballë Mainzit. Të mërkurën e ardhshme Bajerni do të ketë një tjetër ndeshje të madhe, sepse do të përballet në Kupë me Borusian e Dortmundit, një ndeshje që mund të jetë përcaktuese për fatet e trofeut të këtij aktiviteti. Një ndeshje që cilësohet edhe si finale e parakohshme dhe mungesa e Nojerit është seriozisht shqetësuese. Dihet pesha e gardianit të kombëtares gjermane në duelet e Bajernit të Mynihut. Këtë Nojer e tregoi dhe në dy ndeshjet që Bajerni zhvilloi në çerekfinale të Ligës së Kampioneve përballë Realit të Madridit, duke bërë pritje fenomenale. Nëse Bajerni arriti të rivalizonte Realin e madje ta rrezikonte edhe me eliminim (do të ndodhte nëse një gjyqtar si Viktor Kasai nuk do ta bastërdonte ndeshjen me vendimet e tij skandaloze) ishte edhe për meritën e veçantë të Nojerit. Portieri u dëmtua në atë takim dhe ishte e qartë se ai luajti minutat e fundit të ndeshjes i sforcuar dhe me dhimbje, por e bëri këtë sakrificë për shokët e skuadrës dhe dëshirën e madhe që Bajerni të dilte triumfator nga ndeshja me “Los Blancois”, pavarësisht se të gjitha përpjekjet shkuan dëm.

Tekniku/ Venger: Do ta eliminojmë Sitin dhe fitojmë kupën

Trajneri i Arsenalit, francezi Arsen Venger, e ka bërë të qartë qëllimin e tij që të ndihmojë maksimalisht skuadrën e Arsenalit për të kaluar në finale të FA Cup në Angli dhe të tregojnë se janë të gatshëm për të luftuar në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Mançester Sitit. Pas një serie të humbjeve në Premier League, londinezët të dielën do të përballen me “Qytetarët” në gjysmëfinalen që zhvillohet në “Wembley”. “Pres që të kalojmë gjysmëfinalen dhe të shkojmë në finale”, ka thënë Venger për BBC-në. “Wembley është përvojë e veçantë. Jemi të përqendruar dhe shumë të motivuar. Nuk jemi në nivelin maksimal të besimit. Është mundësi e mirë që të tregojmë se jemi gati të luftojmë dhe të shkojmë në finale. Ky është rasti jonë që të fitojmë një trofe”, tha Venger. Arsenali rrezikon shumë në kampionat nëse nuk arrin të sigurojë disa fitore vendimtare në Premier League. Nëse nuk siguron pikë të plota në sfidat e ardhshme, atëherë skuadra e Venger do të mbetet jashtë zonës së Champions League, pra poshtë katërshes së parë dhe frika është e madhe që tani, sepse Junajtid është në pozita më të mira aktualisht. Rivaliteti është me Junajtid, Liverpul, Siti dhe Totenhem, ndërsa Çelsi është shkëputur në krye dhe ndihet i parrezikuar.

Deklarata/ Bonuçi: Kundërshtarët e dinë tani kush është Juventusi

Mbrojtësi i Juventusit Leonardo Bonuçi nuk e ka fshehur lumturinë për suksesin e juventinëve në Ligën e Kampioneve, pasi eliminuan në çerekfinale të këtij kompeticioni njërën prej favoriteve, Barcelonën, me rezultat të përgjithshëm 3-0. “Kemi mbetur në garë edhe katër skuadra, të cilat nuk duhen marrë lehtësisht. Natyrisht, do të presim shortin për të mësuar rivalin në gjysmëfinale, por unë mendoj se të katër këto ekipe e meritojnë të jenë këtu. Ajo që mua më gëzon ka të bëjë me lojën që bëri Juventusi në të dy ndeshjet ndaj Barcelonës. Kaluam me një qetësi mbresëlënëse përballë një kundërshtari që e ka treguar edhe në të shkuarën se ka cilësi të lartë. Më vjen mirë që rivalët e dinë tashmë kush është Juventusi, skuadra që nxori jashtë Champions Barcelonën e madhe. Ne do të vijojmë në këtë rrugë, me shpresën për të marrë maksimumin, që do të thotë ndryshe trofeun. Kemi kaluar një pengesë të fortë, dy të tjera na presin. Të gjithë kundërshtarët janë të frikshëm, jo vetëm Reali, por edhe Atletiko e Monako kanë lojtarë që të vënë në vështirësi. Por “Zonja e Vjetër” e dha një përgjigje për rivalët me eliminimin që i bëri Barçës”, tha Bonuçi. Duket qartë se euforia e juventinëve është e madhe, por është e përligjur, sepse Juventusi, sidomos mbrojtja e tij, shkëlqeu ndaj Barçës, duke bërë një ndeshje të pagabueshme e të shkëlqyer, me një kualifikim të merituar.

Qëndrimi/ Dani Alvesh: Nejmar në lot, ja si e ngushëllova

Mbrojtësi brazilian i Juventusit ka rrëfyer pas ndeshjes Barcelona-Juventus disa momente prekëse në lidhje me gjendjen e futbollistëve të të dy kampeve. Ndërsa lojtarët e Juves ishin hedhur në festë për të gëzuar kualifikimin, në kampin tjetër derdhej lot. Sulmuesi brazilian Nejmar është partë duke qarë dhe për ta ngushëlluar është afruar bashkëpatrioti i tij Dani Alvesh, i cili i ka hedhur dorën në qafë dhe i ka folur për këtë disfatë, duke e quajtur normale në një ndeshje futbolli. “Ishte bërë keq dhe po qante. Nuk u besonte syve që Barça ishte eliminuar. I thashë se ishte thjesht një ndeshje futbolli, asgjë më shumë, por ishte e vështirë të qetësohej”, tha Alvesh.

Sulmuesi/ Gareth Bejl është gati për “El Clasico”

“Real Madridi ka marrë një lajm pozitiv në prag të përballjes me Barcelonën”, shkruan sajti i njohur ndërkombëtar “Goal.com”. Në stërvitje është rikthyer Gareth Bejl, tre ditë para “El Clasicos”. Bejl mungoi në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Bajernit, si dhe fitoren 2-3 ndaj Sporting Gijonit në La Liga. Një fitore e mundshme të dielën ndaj Barcelonës, Reali do të krijonte epërsi prej gjashtë pikëve në tabelë, me një lojë më pak të zhvilluar. Kjo do të thoshte ndryshe se Reali shkon një hap pranë titullit kampion në Spanjë. Prandaj ndeshja me Barcelonën ka rëndësi të veçantë për madrilenët. Tekniku Zinedin Zidane ka kërkuar tri pikët nga “El Clasico”.

Mbrojtësi/ Pike: S’kemi ç’themi, Juve e meritoi

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pike, thotë se Juventusi meritoi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Juve u kualifikua më tej duke eliminuar Barçën në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-0, me takimin e dytë të mbyllur pa gola. “Juventusi e di si të mbrohet mirë dhe në këtë ndeshje e dëshmoi këtë. Ata luajtën një stil që iu përshtatet dhe e bënë shumë mirë. Në dy takimet, Juve luajti më mirë se ne dhe e meritoi të kalonte në gjysmëfinale. U uroj më të mirën dhe mendoj se mund ta fitojnë Champions këtë sezon”, u shpreh Pike pas takimit. Duhet thënë se edhe specialistët europianë vlerësuan lart “Zonjën”, e cila në stilin e saj është e padepërtueshme.

Adriatik BALLA