BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Sport

Zyrtare/ Partizani dhe AIK suedez zgjasin marrëveshjen e huazimit të Jasir Asanit, shpresë për sulmuesin

Zyrtare/ Partizani dhe AIK suedez zgjasin marrëveshjen e huazimit të

Një nga lojtarët më të talentuar që ka luajtur dy vitet e fundit në kampionatin tonë është sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Jasir Asani, për të cilin mësohet se do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të AIK Stokolm edhe për të paktën dy muajt e ardhshëm. Sulmuesi u transferua në Suedi në muajin janar me anë të formulës së huazimit nga skuadra e Partizanit. Kontrata e Asanit me AIK ishte e vlefshme deri më datë 30 qershor, por kur në mes u fut pandemia, atëherë planet e klubit ndryshuan pasi futbolli stopoi. Por, tashmë, suedezët dhe Partizani kanë gjetur marrëveshjen për të zgjatur marrëveshjen e huazimit deri më datë 30 gusht. Në këtë formë, AIK do të ketë kohën e nevojshme në dispozicion për të vlerësuar aftësitë e futbollistit. Nëse Asani ia del të bindë drejtuesit e AIK Stokolm, atëherë këta të fundit do e bëjnë të tyrin duke i paguar 400 mijë euro Partizanit. Gjithçka duket e konfirmuar, për më tepër që vetë klubi e ka bërë njoftimin zyrtarisht. Një lëvizje e tillë do t’i japë përparësi lojtarit që të ketë mundësinë të tregojë veten në fushë,m por në të njëjtën kohë i jep shans dhe Partizanit të përfitojë paratë e planifikuara nga lëvizja. “Klubi njofton kohëzgjatjen e huazimit të Jasir Asanit te klubi AIK. FK Partizani dhe AIK, në marrëveshjen e re të nënshkruar mes palëve kanë vendosur të shtyjnë afatin e huazimit deri në 30 gusht 2020, me të drejtën e blerjes në fund të lojtarit nga gjigantët suedezë, AIK. Marrëveshja e re, e cila është konkretizuar me pëlqimin e dy klubeve dhe lojtarit Jasir Asani, ka ardhur si pasojë e ndërprerjes prej më shumë se 2 muaj të aktiviteteve zyrtare të futbollit për shkak të situatës së krijuar nga COVID -19. Jasir Asani, i cili u shpall kampion i Shqipërisë me të kuqtë, iu bashkua klubit të AIK në Janar të 2020, skuadër me të cilën debutoi me gol në ndeshjen zyrtare të kupës së Suedisë ndaj Kalmar”, thuhet në njoftimin e të kuqve.

Partizani në kërkim të një bomberi

Të kuqtë e nisën mirë kampionatin por me kalimin e javëve, sidomos në fazën e tretë, u pa qartë se nuk e ka potencialin për të përsëritur suksesin e një viti më parë. Partizanit i mungon efikasiteti në sulm dhe kjo është evidente. Por në anën tjetër edhe grupi nuk funksionon mirë përderisa arrin puna deri aty sa pëson dy gola për një minutë. E thënë ndryshe, Partizani ka nevojë urgjente për lojtar bomber, që bën diferencën, në të kundërt do të vuajë edhe sezonin tjetër. Në fakt, në analizën e përgjithshme, duhet pranuar që Partizani nuk e nisi me “këmbën e mbarë” ndeshjen e parë në kampionat pas ndërprerjes. Të kuqtë u mposhtën në “Selman Stermasi” ndaj Skënderbeut duke vështirësuar pozitat në klasifikim. Megjithatë, tashmë ai takim ka përfunduar dhe mendja shkon te përballja e radhës ditën e diel ndaj Kukësit. Një ndeshje e vështirë, teksa verilindorët kërkojnë të ruajnë hapin e Tiranës për të shpresuar te titulli kampion. Por, në këtë sfidë trajneri Adolfo Sormani do të ketë një opsion më shumë për repartin ofensiv. Bëhet fjalë për Uilliam Kordeiro, i cili në ndeshjen ndaj Skënderbeut mungoi për arsye se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Kështu, Melo tashmë ka lënë pas pezullimit dhe do jetë i gatshëm për t’i dhënë një shtysë më shumë skuadrës që të rikthehet te rezultatet pozitive.

Kritika e specialistit

Tekniku Mirel Josa, i cili ka një eksperiencë të gjatë mbi shpatulla dhe ka drejtuar shumë ekipe në karrierën e tij si trajner, duke qenë ndër më të spikaturit në futbollin tonë, duke folur për emisionin “Pressing”, tha se Partizani është formuar keq që në fillim dhe se trajneri Sormani nuk duhet të justifikohet. “Kur formohet një skuadër si Partizani, është gabuar që në fillim. Nuk mendoj se mund t’ia hedhim fajin se iku Neri dhe erdhi italiani, këtu është një problem shumë kyç. E filloi mirë, por nuk jam dakord me trajnerin që thotë luajmë mirë. Kujt i thua mirë, që pëson 2 gola për dy minuta?”, theksoi ndër të tjera Josa, që duket se në rivalitetin mes Partizanit dhe Tiranës, mban, natyrisht anën e kësaj të fundit, jo vetëm pse është ish-ekipi, por edhe se Tirana është shumë pranë titullit kampion.