Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zyrtare/ Superkupa e Italisë do të luhet më 16 janar në Arabinë Saudite

Postuar: 06/12/2018 - 07:18

Federata italiane ka nisur të bashkëpunojë me vende të fuqishme financiare jashtë Europës, për të tërhequr sponsorë dhe investime, më së pari duke përmirësuar imazhin e futbollit të saj dhe duke lidhur kontrata me miliarderët e ndryshëm në Azi. Tashmë, ajo që përflitej prej ditësh në median sportive italiane ndodhi edhe zyrtarisht. Superkupa e Italisë, një duel që zhvillohet midis skuadrës që ka fituar titullin kampion dhe skuadrës që ka fituar Kupën e Italisë, do të luajnë një finale të madhe së bashku për trofeun e rëndësishëm të superkupës, një duel që duhej si rregull të luhej në një nga stadiumet italiane e me shumë gjasë në “Olimpiko” të Romës. Por jo, është zgjedhur një vend i pasur i Lindjes së Mesme, Arabia Saudite, ku sheikët e pasur tani kanë aq fuqi sa të blejnë të drejtën e organizimit edhe të ligave më të forta europiane. Në fakt, kjo është një marrëveshje kiu fitojnë të gjitha palët. Siç dihet, superkupa më parë është luajtur në Kinë, për shkak të shikueshmërisë më të madhe. Tashmë është zyrtare, Superkupa e Italisë do të luhet në qytetin Jedah të Arabisë Saudite më 16 janar 2019.

Në fushë do të zbresë skuadra kampione e Italisë, Juventus, dhe Milani, finalist i sezonit të kaluar në Kupën e Italisë. Ndeshja do të zhvillohet në “King Abdullah Sports City Stadium”, duke nisur në orën lokale 20:30, që korrespondon me orën 18:30 italiane (edhe shqiptare). Është konfirmuar gjithashtu edhe përdorimi i teknologjisë (VAR – Video Asisstant Referee). Nëse 90 minutat përfundojnë pa fitues, do të zhvillohet dy pjesët shtesë me nga 15 minuta secila, më pas do të goditen 11-metërshat (nëse rezultati nuk ndryshon). Liga e Futbollit Italian ka konfirmuar gjithashtu se në rast të kohës shtesë, skuadrat do të kenë të drejtë të kryejnë edhe zëvendësimin e katërt. Sa u takon skuadrave, Milani nuk është ende në lartësinë e kërkuar, pavarësisht emrit të madh që mban në futbollin italian dhe atë botëror. nën epokën Berluskoni skuadra kuqezi fitoi shumë trofe të Ligës së Kampioneve dhe të Serisë A italiane, por vitet e fundit dominimi i futbollit italian është nga Juventusi, një skuadër që nuk u ka lënë asnjë shans rivalëve të saj të Milanos, ndërsa është dhe një kandidate e fortë për të fituar Champions këtë edicion. Përplasja e Juventusit me Milanin vjen në një moment mjaft interesant, sepse kampionati do të jetë i ndërprerë përkohësisht nga merkato e dimrit, por në të njëjtën kohë vihet në diskutim një trofe i rëndësishëm që do të thotë shumë për emrin dhe imazhin e skuadrave. Trajnerët Masimiliano Alegri dhe Rino Gatuzo do të kenë mundësinë jo vetëm të shtojnë në karrierën e tyre teknike një trofe të rëndësishëm, por edhe të kuptojnë forcën e skuadrave respektive për sezonin në vazhdim. Në fakt, edhe pse Juventus shihet favorite, është skuadra e Milanit që do të kërkojë me ngulm fitimin e një trofe, përderisa nuk ka aspak shanse (deri tani) të fitojë titullin në Itali.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 20:08

Tifozët që kanë qenë duke ndjekur në stadium ndeshjen midis Flamurtarit dhe Skënderbeut në Vlorë kanë kaluar momente ankthi pasi njëri nga prej tyre ka humbur ndjenjat.
 

Postuar: 17/02/2019 - 17:52

Trajneri Ernest Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të Kamzës pas humbjes në shtëpi p

Postuar: 17/02/2019 - 10:29

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e futbollistit Emiliano Sala shokoi mbarë botën.

Postuar: 17/02/2019 - 07:39

UEFA futi në proces disiplinor dy lojtarë të Realit të Madridit, mbrojtësin Serxhio Ramos për mar

Postuar: 17/02/2019 - 07:37

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gazetarëve ku foli në prag të ndeshjes së sotm

Postuar: 17/02/2019 - 07:35

Basketbolli në Shqipëri shfaq dy pamje të ndryshme.

Postuar: 16/02/2019 - 07:21

Bajerni i Mynihut është skuadra që ka dominuar e vetme gjatë vite të fundit kampionatin gjerman d