Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Astronautët shpëtojnë nga raketa defektoze Sojuz

Astronautët shpëtojnë nga raketa defektoze Sojuz

Postuar: 11/10/2018 - 18:10

Një astronaut amerikan dhe një rus u detyruan dje të bënin ulje të detyruar pasi raketa e tyre Sojuz pësoi defekt gjatë nisjes për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
 
Pak pas nisjes nga kozmodromi Baikonur Kazakistan, Nick Hague dhe Alexey Ovchinin raportuan një problem me sistemet e shtytjes motorike.
 
Më tej ata u detyruan të bëjnë një "zbritje balistike" me kapsulën e lëshimit, e cila ra disa qindra milje në veri të pikës së nisjes, ku u gjetën nga grupet e shpëtimit.
 
"Grupet e kërkimit e shpëtimit gjetën mjetin e uljes dhe raportojnë se dy anëtarët e ekuipazhit janë në gjendje të mirë", njoftoi agjencia amerikane hapësinore Nasa.
 
Rusia tha se po pezullonte lëshimet me njerëz derisa të zbulohej shkaku i aksidentit.
Raketa raportohet se kishte nisur lëshimin në mënyrë perfekte, por rreth 90 sekonda më vonë nisën raportimet për një problem me motorët e shtytjes pas para nisjes së fazave të ndarjes së elementëve.
 
Pak më vonë Nasa tha se dy astronautët po kryenin "zbritjen balistike" që do të thotë se kapsula e tyre po zbriste me një kënd shumë më të mprehtë se zakonisht, pra me forcë graviteti më të madhe dhe rritje të lartë të nxitimit.
Pas ndarjes nga raketa defektoze kapsula më vonë aplikoi parashutat për ngadalësimin e zbritjes.
 
Map: Kazakhstan launch siteGraphic: How the aborted launch unfolded

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/02/2019 - 19:15

Kompania ‘Mars One Ventures’ e cila pretendonte se do të dërgonte qindra njerëz për të jetuar (e rrjedhimisht dhe për të vdekur) në Planetin e Kuq, rezulton tashmë e falimentuar sipas të dhënave zyrtare

Postuar: 07/02/2019 - 15:48

Zyra Federale e Konkurrencës në Gjermani njoftoi këtë të enjte se do të imponohen kufizime të r

Postuar: 06/02/2019 - 17:56

Përtej reklamave të kompanive për avantazhet që do tw sjelle rrjeti super i shpejtë ‘5g&r

Postuar: 05/02/2019 - 18:19

 Më në fund edhe Messenger, aplikacioni i Facebook sjell mundësinë për të fshirë një mesazh

Postuar: 04/02/2019 - 13:29

 WhatsApp në iOS, së shpejti, do të mbrohet me siguri biometrike.

Postuar: 03/02/2019 - 16:14

Aplikacione me qëllime dëmtuese vazhdojnë të shfaqen, pavarësisht përmirësimeve në teknologjinë

Postuar: 02/02/2019 - 22:12

Pak javë para se Samsung të prezantojë brezin e ri të telefonëve Galaxi, një faqe gjermane postoi