Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Julian Assange: Inteligjenca Artificiale, kërcënim ekzistencial për njerëzimin

Julian Assange: Inteligjenca Artificiale, kërcënim ekzistencial për njerëzimin

Postuar: 17/01/2018 - 19:11

Themeluesi i ‘WikiLeaks’, Julian Assange u është bashkuar sot që paralajmërojnë rrezikun ekzistencial që i vjen njerëzimit nga Inteligjenca Artificiale. Përmes një statusi në rrjetin social ‘Twitter’, Assange akuzon kompanitë e mëdha si përçuese dhe prodhuese të këtij rreziku që duket se po hyn me forcë në axhendën publike të elitave shtetërore.
 
“E ardhmja e njeriut është beteja mes njerëzve që kontrollojnë makinat dhe makinat që kontrollojnë njerëzit.
 
Ndërsa interneti ka sjellë një revolucion në aftësinë tonë për edukuar njëri-tjetrin, shpërthimi demokratik që pasoi ka tronditur stabilimentin aktual në zemër të tij. Super-shtetet dixhitale që janë në ngritje si ‘Google’, ‘Facebook’ dhe ekuivalentët e tyre kinezë, që janë integruar në rendin e tanishëm, po lëvizin për të marrë në kontroll diskursin. Ky nuk është një aksion thjesht korrigjues. Ndikim i pakuptueshëm masiv social, i fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale është kërcënim ekzistencial për njerëzimin.
 
Ndonëse ende në hapat e parë, natyra gjeometrike e kësaj prirjeje është e qartë. Fenomeni në fjalë ndryshon nga përpjekjet tradicionale për formësimin e kulturës dhe politikës, duke vepruar në një shkallë, shpejtësi dhe një stërhollim në rritje që me shumë gjasë do të eklipsojë kundërmasat e njeriut.
 
Lufta bërthamore, ndryshimet klimaterike apo pandemitë globale janë kërcënime ekzistenciale për të cilat ne mund të punojmë së bashku me bashkëbisedim dhe mendim. Diskutimi i lirë është si sistemi imunitar i njerëzimit për kërcënimet ekzistenciale. Sëmundjet që infektojnë sistemin imunitar janë zakonisht fatale, prandaj në këtë rast kërcënimi është në një shkallë planetare”, shkruan Assange,
Vitin e kaluar pati gjithashtu nisma për sensibilizim ndaj kërcënimit që vjen nga Inteligjenca Artificiale. Fizikanti i njohur Stephen Hawking dhe miliarderi dhe novatori Elon Musk janë emrat e njohur që morën pjesë në këtë drejtim. Ditë më parë Assange, i cili qysh prej vitit 2012 është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ka arritur të marrë shtetësinë ekuadoriane.
(Perkthimi: Telegraf)

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 43

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/02/2018 - 22:24

Robotët në të ardhmen mund të kërcënojnë seriozisht jetën dhe sigurinë e njerëzve paralajmërojnë shkencëtaret.

Postuar: 24/02/2018 - 20:30

Një lëkurë mjaft e hollë elektronike, e cila vendoset në lëkurë, ka një monitor e cila do ndihmojë njerëzit të kuptojnë problemet e tyre shëndetësore dhe si mund ti kurojnë.

Postuar: 24/02/2018 - 20:20

Krerët e 6 agjencive më të mëdha të inteligjencës amerikane, mes tyre FBI dhe CIA, kanë paralajmëruar amerikanët që të mos përdorin produktet dhe shërbimet e gjigantëve kinezë t

Postuar: 24/02/2018 - 08:02

Ng ë r ç i i k r i j u a r n ë Gjykatën Kushtetuese po shkon drejt zgjidhjes.

Postuar: 23/02/2018 - 22:45

Në Milano janë shfaqur aplikacionet për kontrollin e pajisjeve elektronike dhe paraqitjen e tru-kompjuterit.

Postuar: 21/02/2018 - 14:03

Pak para prezantimit të modelit të ri të Samsung, detajet e mëtejshme janë zbuluar për pamjen e tij.