Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Astronomët shohin për herë të parë yllin që kthehet në vrimë të zezë

Postuar: 11/01/2019 - 22:08

Vitine kaluar astronomët dëshmuan një shpërthim të pazakontë galaktik dhe tashmë po debatojnë nëse ishte momenti kur një yll u kthye në një vrimë të zezë.
 
Ajo që ata vërejtën në 16 qershor 2018 ishte një shpërthim madhor drite kozmike  çka nuk ishte dëshmuar kurrë më parë nga shkenca pasi ishte rreth dhjetë herë më i shndritshëm se një ‘supernova’ tipike. 
 
Fleshi i dritës u pa për tre ditë dhe zbehja e plotë e tij zgjati për disa muaj, që tregon se ishte një event madhor galaktik.
 
Më tej dy grupe vëzhguesish u mblodhën për të diskutuar se përse drita e shpërthimit kishte zgjatur aq shumë deri në fikje, dhe sugjerimet kryesore ishin se  një ‘motor qendror’ vazhdonte të shtynte eventin, i cili mund të ketë shkaktuar lindjen e një ‘vrime të zezë’ që thith lëndën.
 
Një nga grupet e studiuesve tha se kjo ishte vepër e një ylli neutron që rrotullohet me shpejtësi rreth vetes. 
 
Normalisht gazi dhe mbetjet e prodhuara gjatë një shpërthimi supernova bllokojnë llogaritjet e astronomëve për të parë objektin në qendër të tij, por në këtë rast shpërthim ishte aq i fuqishëm sa emetimet e rrezeve X i dha atyre një dritare për të parë në qendër të plasjes.
 
 “Ne po shikonim lindjen e një objekti kompakt për herë të parë, që nëse është kështu do të ishte një kapitull i ri në kuptimin e evolucionit stelar,” tha shkencëtari i NASA , Brian Grefenstette.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 10:16

Të gjitha videot më të gjata se 60 sekonda, prej një viti tashmë, postohen kryesisht në IGTV.
 

Postuar: 23/05/2019 - 20:41

Rrjeti më i madh i komunikimit social Facebook ka njoftuar sot se ka fshirë mbi 3 miliardë llogar

Postuar: 21/05/2019 - 22:48

Whatsapp është i mbushur me mashtrime të fshehta, përfshirë njërin që ju lejon të lexoni mesazhet

Postuar: 20/05/2019 - 13:48

Pas vendimit që mori motori i kërkimit Google për ndërprerjen e lidhjeve me Huawei-in vijnë të tj

Postuar: 20/05/2019 - 12:54

Pas kufizimeve të imponuara nga qeveria amerikane: Prodhuesi kinez do të jetë në gjendje të përdo

Postuar: 15/05/2019 - 16:19

Nga sot Facebook do të kufizojë transmetimet live për ata që dhunojnë disa rregulla sociale, përf