Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

BE në luftë kundër “lajmit të rremë”

Postuar: 05/12/2018 - 19:36

Zyrtarët e BE kanë kërkuar nga kompanitë e internetit Google, Facebook dhe Twitter të dorëzojnë raporte mujore mbi ecurinë e fushatës së “lajmit të rremë” nga platformat e tyre përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian vitin e ardhshëm.
 
Përfaqësuesit e komitetit ekzekutiv të BE-së sot paraqitën masa që janë pjesë e një plani veprimi për të luftuar dezinformata, derisa Parlamenti Evropian voton pranverën e ardhshme, raporton AP.
 
Kompanitë e listuara pritet të dorëzojnë raporte nga janari deri në maj, kur do të zhvillohen zgjedhjet për PE, përkatësisht kur do të zgjidhen 705 deputetë të këtij institucioni.
 
Në takimin e sotëm, Komisioni përvijoi Rusinë, të cilën e përshkroi si “burim i përhapjes së lajmeve të rreme” në Evropë.
Thuhet se shumë shtete anëtare të BE-së tashmë kanë ndërmarrë masa për të luftuar dezinformatën, por, siç tha nënkryetari i Komisionit Andrus Ansip, nevojitet një punë e koordinim i përbashkët.
 
Disa nga masat e parashikuara përfshijnë një “sistem alarmi të shpejtë”, një buxhet më të madh, mjete të reja të analizës së të dhënave dhe angazhim të një numri më të madh ekspertësh.
 
Kompanitë Google, Facebook, Twitter dhe Mozilla kanë nënshkruar një marrëveshje me BE për të luftuar dezinfomatat, dhe sipas kërkesës së fundit të komisionit, ata duhet të informohen se zbatojnë detyrimet e përcaktuara me kod.
 
Deri tani, Google ka shtrënguar kontrollin mbi kërkesën për publikimin e reklamave politike, në bazë të të cilave mund të kërkojë informacione që i paguan ato, dhe e njëjta gjë është bërë edhe nga Facebook në Britani të Madhe. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 12:38

Të gjithë përdoruesit e “Instagram” mund të mërziten disi nga ndryshimi i fundit që po testohet nga kompania.

Postuar: 20/04/2019 - 10:11

Me afrimin e shpejtë të ditës së Tokës, Apple ka treguar planet për evenimentin, ka lëshuar rapor

Postuar: 19/04/2019 - 16:23

Telefoni i ri Samsung Galaxy Fold është i fundit i nxjerrë në treg nga kompania e Samsung dhe mes

Postuar: 19/04/2019 - 15:10

Facebook ka bllokuar shumë individë dhe organizata të së djathtës ekstreme në Britaninë e Madhe,

Postuar: 19/04/2019 - 13:50

Miliona fjalëkalime të përdoruesve të Instagram kanë qenë të ekspozuara në serverat e saj.

Postuar: 18/04/2019 - 16:49

Një asteroid i madh sa një pallat 7-katësh do kalojë sot në orët e vona të natës në hemisferën l

Postuar: 17/04/2019 - 09:31

 Ata që merren me parashikimet e “prurjeve” të Samsung thonë që kompania koreno-