Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Britani, kompanitë duan t’i vendosin punëtorëve mikroçipa, reagojnë sindikalistët

Postuar: 13/11/2018 - 15:41

Ideja e kompanive në Mbretërinë e Bashkuar pë të implantuar punonjësve mikroçipë në mënyrë që të përmirësojnë sigurinë dhe efikasitetin, ka ngritur shqetësime në mesin e sindikalistëve.
 
Disa kompani ligjore dhe financiare në Mbretërinë e Bashkuar, raportohet se janë në bisedime me një kompani që kanë nisur montimin e mijëra çipëve tek punëtorët e tyre në Skandinavi
 
Çipët me madhësi sa të kokrrës së orizit, zakonisht futen nën lëkurë mes gishtit të madh dhe atij tregues dhe përdor teknologjinë e identifikimit me radio frekuencën (RFID), që u ndihmon personave t’i zëvendësojnë çelësat, ID-të dhe madje biletat e transportit publik.
 
Ky trend tashmë është bërë i popullarizuar në Suedi, ku më shumë se 4 mijë persona kanë pasur të implantuar nën lëkurë çipët gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa operacionin e implantimit e ka kryer kompania e quajtur “Biohax”.
Një partnerit me sistemin kombëtar hekurudhor suedez ka bërë që njerëzit të jenë në gjendje to përdorin çipët e Biohas si zëvendësim për biletat e letrës dhe biletat tjera të udhëtimit të plastikës.
 
Gjatë një interviste dhënë “Sunday Telegraph” nga kjo kompani, kanë zbuluar se janë duke zhvilluar bisedime me kompanitë britanike rreth zbatimit të teknologjisë për punëtorët e tyre.
 
“Këto kompani kanë dokumentet të ndjeshme me të cilat punojnë”, ka thënë themeluesi i kompanisë “Biohax”, Jowan Österlund, duke pretenduar se këta mikroçipë do t’ju lejojë atyre të vendosin kufizime kudo.
 
Por Konfederata e Industrisë britanike (CBI) dhe Kongresi i Bashkimit të Tregtisë (TUC) janë alarmuar për pasojat e kësaj teknologjie ne privatësinë e njerëzve.
“Ndërsa teknologjia po ndryshon mënyrën se si ne punojmë, kjo e bën leximin të jetë shumë i pakëndshëm. Firmat do të duhej të përqendroheshin më shumë në angazhimin e punonjësve të tyre sesa në përparësitë e menjëhershme që i sjell kjo teknologji”, ka deklaruar zëdhënësi i CBI-së për “Guardian”.
“Në e dimë se punëtorët tashmë kanë filluar të shqetësohen se disa punëdhënës janë duke përdorur teknologjinë për të kontrolluar dhe mikromenaxhuar, duke thyer kështu të drejtën e stafit të tyre për privatësi”, ka shtuare zëdhënësi i TUC.
 
Österlund ka thënë se çdo partneritet me kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar do t’ju lejonte punonjësve të zgjedhin skemën, duke shtuar se: “Nëse keni 15 për qind, ky vazhdon të jetë ende një numër i madh njerëzit që nuk do të kenë nevojë për pasaportë fizike”.
 
Avokatët e kësaj kompanie të teknologjisë informative pretendojnë se çipët përmirësojnë efikasitetin në shumë aspekte të jetës, pasi u lejojnë punëtorëve transaksione pa kontakt fizik në pikat e kontrollit të sigurisë dhe terminalet e udhëtimit.
 
Një nga adoptuesit më të hershëm Zoltan Istvan, ka deklaruar për “Independent” se si e kishte përdorur çipin për të hyrë në shtëpinë e tij, duke mos anashkaluar edhe kufizimet e kësaj teknologjie.
 
“Tre vite më parë kam pasur të implantuar në dorë çipin RFID që më mundësonte të futem dhe dalë nga shtëpia ime, dhe është një gjë fantastike për faktin se nuk kam nevojë më të barti çelësat e shtëpisë”, ka shtuar Istvan. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 18:35

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një rrugë revolucionare për fuqizimin dhe shpejtimin e kompjuterëve,e cila nuk ka të bëjë fare me teknologjinë.
 

Postuar: 10/12/2018 - 17:35

Kompania amerikane prodhuese e mikroçipave Qualcomm tha sot se kishte fituar urdhrin paraprak n

Postuar: 09/12/2018 - 23:22

Reagimi me shpejtësi i kompjuterit pas dhënies së komandave është ideale për një punë pa nerva.

Postuar: 09/12/2018 - 19:13

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të o

Postuar: 07/12/2018 - 22:36

Shpesh ndodh që kur na thonë të mos e bëjmë diçka, na shtyn më shumë ta bëjmë.

Postuar: 07/12/2018 - 22:30

Rrjeti social Facebook është gjobitur sot me 10 milionë euro nga autoritetet italiane për keqin

Postuar: 07/12/2018 - 22:21

Kompania gjigante ‘AT&T’ pritet që së shpejti të lansoj aplikacionin “Sma