Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çmenduri sociale/ Një sfidë e lëshuar “online” po rrezikon jetë njerëzish, policia merr një hap të pazakontë

Postuar: 12/01/2019 - 15:11

Policia në shtetin amerikan Utah ka marrë një hap të pazakontë, duke iu kërkuar banorëve të mos ngasin makinat me sytë e lidhur për të ndjekur një sfidë të lëshuar “online”, të frymëzuar nga një film horror që ka çuar tashmë në disa aksidente.

Një adoleshente, që kishte mbyllur sytë me kapuçin e saj, hyri në trafik teksa ngiste makinën në qytetin Layton, ndërsa merrte pjesë në të ashtuquajturën “Bird Box Challenge”.

Çmenduria është frymëzuar nga filmi i “Netflix”-it, “Bird Box”, ku luan Sandra Bullock. Javën e shkuar, “Netflix” paralajmëroi fansat të mos përpiqen të provojnë sfidën. Ndërsa këtë javë, e njëjta këshillë vjen nga Departamenti i Policisë së Laytonit.

17-vjeçarja nga Laytoni, pasagjerja e saj 16-vjeçare dhe të tjerë persona dolën nga aksidenti me lëndime jo serioze. Sidoqoftë, policia ka kërkuar që shoferja të akuzohet për drejtim të pakujdesshëm makine.

Në filmin e “Netflix”-it, Bullock luan rolin e nënës së dy fëmijëve të mitur, e shpesh lidh një shall mbi sy për të mos parë forcat misterioze, që i detyrojnë njerëzit të kryejnë vetëvrasje. Ajo përpiqet t’i çojë fëmijët në një vend të sigurtë, përmes një lumi të rrëmbyer dhe një pylli të dendur, pa mundur që të shohë.

Filmi ka frymëzuar disa fansa të krijojnë “#BirdBoxChallenge”, çfarë ka bërë që të regjistrohen raste të përplasjes së njerëzve me mure apo t’i afrohen në mënyrë të rrezikshme trafikut.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2019 - 13:07

 Louis Vuitton ka paralajmëruar se do të sjellë markën e saj luksoze në tregun e kufjeve.

Postuar: 18/01/2019 - 07:21

Kohëve të fundit njerëzit e internetit janë angazhuar, duke gërmuar nëpër “arkiva” pë

Postuar: 17/01/2019 - 18:47

Një planet i ngrirë, vetëm gjashtë vite dritë nga toka mund të ketë potencialin për të bartur j

Postuar: 17/01/2019 - 17:40

Mediat ruse shfaqnin sot pamjet  e avionëve të fundit gjuajtës  MiG-31 që kryenin ndj

Postuar: 17/01/2019 - 11:59

Peisazhi i profesioneve teknologjike për 2019-ën duket i përafërt me 2018-ën, ku rolet në zhvilli

Postuar: 16/01/2019 - 22:40

Po të kthehemi në momentin e parë të  universit, çdo gjë besohet se ka qenë e nxehtë dhe e

Postuar: 16/01/2019 - 22:23

Bima e pambukut që duket se kishte lindur një gjethe dje në hënë në bordin e sondës hapësinore