Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dronët mund të shpëtojnë njerëzit e bllokuar në ndërtesa të larta

Postuar: 04/12/2018 - 19:59

Në të ardhmen dronët do të mund të përdoren për t’i shpëtuar njerëzit e ngujuar nga zjarret që ndodhin në ndërtesa të larta dhe duke hapur një rrjetë në ajër njerëzit e rrezikuar nga zjarri mund të kërcejnë. Kompania “Net Guard Drones” thotë se vendndodhja e zjarrit mund të përcaktohet përmes sistemit GPS.
 
Kur droni të afrohet tek vatra e zjarrit, një rrjetë e gjerë disa metra do të shpaloset dhe një person mund të kërcejë në të nga një lartësi relativisht e vogël, pa u lënduar fare. Rrjeta ndërtohet nga materiali i quajtur “poluretan”, që është mjaftueshëm i fortë për ta bartur trupin e një personi të rritur. 
 
Ky projekt është krijuar nga gjashtë studentë të Universitetit Politeknik të Guangdong në Kinë dhe së fundi e ka fituar një çmim për dizajnin dhe konceptin më të mirë. “Ne jemi duke bërë vazhdimisht kërkime për koncepte të dronëve. Ne jemi më tepër të interesuar që të zhvillojmë dronë nga të cilët përfiton e tërë shoqëria”, thanë krijuesit e këtij koncepti të dronëve, shkruan “Daily Mail”
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 19:17

NASA po përshpejton planet për të rikthyer amerikanët në hënë, pro kësaj here agjencia hapësinore thotë se do të rrinë aty.
 

Postuar: 16/02/2019 - 15:28

Kompania amerikane “Google” ka zbuluar në hartat e saj vendin ku ndodhet sistemet r

Postuar: 11/02/2019 - 19:15

Kompania ‘Mars One Ventures’ e cila pretendonte se do të dërgonte qindra njerëz për

Postuar: 07/02/2019 - 15:48

Zyra Federale e Konkurrencës në Gjermani njoftoi këtë të enjte se do të imponohen kufizime të r

Postuar: 06/02/2019 - 17:56

Përtej reklamave të kompanive për avantazhet që do tw sjelle rrjeti super i shpejtë ‘5g&r

Postuar: 05/02/2019 - 18:19

 Më në fund edhe Messenger, aplikacioni i Facebook sjell mundësinë për të fshirë një mesazh

Postuar: 04/02/2019 - 13:29

 WhatsApp në iOS, së shpejti, do të mbrohet me siguri biometrike.