BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

tech-bota

E ardhmja e Luftës: Kërcënimi i armëve autonome dhe robotët vrasës

E ardhmja e Luftës: Kërcënimi i armëve autonome dhe
Deri tani përdorimi i armëve të avancuara kundër një armiku është bërë me konfirmimin e një njeriu, por ndryshime të frikshme po duken në horizont.
 
Avancimet në inteligjencën artificiale si robotika androide dhe teknologjia e njohjes së imazheve bazuar në silikon, po bëjnë që idea më parë fantastike, e robotëve vrasës dhe makinerive autonome të luftës, të zbresin shpejt në fushëbetejat, deri në momentin që njerëzimi të vrasë mendjen nëse kanë apo jo një “buton të fikjes”.
 
Kina dhe SHBA kanë avancuar tashmë në inteligjencën artificiale, njohjen e imazheve dhe robotikën gjysmë autonome, të cilat mund të përdoren në koordinim me sensorë dhe kompjuterë shënjestrues, sipas një publikimi të New York Post.
 
Britania dhe Izrael kanë krijuar raketa dhe dronë me tipare gjysmë-autonome, të cilat mund të njohin dhe të godasin në mënyrë të pavarur radarët armikë, anijet ose mjetet tjera, pa ndihmën e komandës njerëzore.
 
Teknologjia e sistemeve autonome të armatimeve ka ekzistuar prej disa dekadave. Në vitet 1980-të e 90-të raketat Harpoon e Tomahawk mund të identifikonin objektivat në mënyrë autonome. Në 2003 ushtria e SHBA krijoi sistemin kundër-raketë C-RAM që mund të identifikonte raketat në ardhje, predhat e mortajës e artilerisë ende në ajër, dhe sinjalizonte operatorin njerëzor. Ky i fundit me shtypjen e një butoni shkatërron kërcënimin ajror me municion që shpërthen në ajër, për të minimizuar plagosjet e civilëve në tokë.
 
Gjatë Luftës së Ftohtë 1947-1991 mes Bashkimit Sovjetik dhe SHBA, marina e SHBA ka përdorur sistemin Phalanx kundër raketave ndaj anijeve e mjeteve që nuk kishte operatorë njerëzorë.
 
Robert Work, studiues i agjencisë së sigurisë Newë American në Washington, tha për New York Post se një robot i vërtetë vrasës do të jetë arma autonome që sipas programit të saj vendos vetë kë dhe çfarë të shkatërrojë.
"Kemi tipe armatimesh që qëllojnë pa diskriminim dhe të tjera kur arma vendos ‘Unë shoh këtë gjë që po ndodh në fushëbetejë dhe do të eliminoj këtë tank të caktuar sepse besoj se ky është tanku komandues,'" shkruan Work për vizionn e tij të një platforme të vërtetë armatimi autonom.
Aktualisht programi kërkimor i ushtrisë amerikane DARPA po punon në zhvillimin e grupeve të dronëve pa pilot që operojnë si skuadër aviacioni.
Në faqen e internetit të  DARPA thuhet: "Programi ynë CODE kërkon të tejkalojë kufizimet me anë të algoritmeve dhe programeve ekzistuese për avionët pa pilot, duke përmirësuar aftësitë e forcave ajrore për të vepruar në hapësira ajrore të ndaluara ose të kontestuara. Studiuesit e CODE po krijojnë një program modular që i reziston kufizimeve valore dhe prishjes së komunikimeve."
SHBA ka zhvilluar gjithashtu armatime autonome të njohura si “bredharake” që janë kryesisht dronë që vihen në kërkim, e më pas identifikojnë dhe shkatërrojnë sistemet armike të radarëve.
 Sipas specialistit Tony Cerri, armët e pavarura janë të nevojshme.
 
"Imagjinoni sikur po luftojmë në një qytet dhe kemi zbuluar një armik që përdor jetën njerëzore si mburojë. Situata të tilla nuk mund të parashikohen nga njeriu i cli herët e vonë do të bëjë një gabim. Ndërsa një robot, i cili vepron dhe analizon të dhënat në milisekonda, mudn të vendosë në kohë rekord se kur është momenti i duhur për të përdorur armën, duke reduktuar në maksimum dëmet kolaterale,"tha Cerri për Neë York Post. 
 
Shumë aktivistë të robotikës kanë bërë apel sensibilizimi kundër armëve autonome, duke thënë se janë moralisht të gabuara. Sekretari i përgjithshëm i OKB, bëri kohët e fundit një apel të ngjashëm.
 
"Ne po mundohemi të sensibilizojmë për ruajtjen një aspekti të kontrollit njerëzor në armatimet e së ardhmes. Identifikimi, përzgjedhja e objektivit he më pas përdorii i forcës ndaj tyre duhet të kenë një censurë njerëzore”, tha aktivistja e Stop Killer Robots, Mary Wareham, për New York Post, duke argumentuar se vetëm përfshirja e elementit njerëzor mund të mbajë përgjegjësi apo të mbrojë konventat e luftës.
 
Përgatiti: Andi Lamko
(Sputnik)

Më të lexuarat